Gamës së gjerë të studimeve të kualitetit të lartë që ofron UBT i janë shtuar edhe tëtëmbdhjetë (18) programe të reja, deficitare e tejet të kërkuara për tregun e Kosovës.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë, në mbledhjen e tij të fundit, ka akredituar programet e reja dhe ka riakredituar trembëdhjetë (13) programe ekzistuese duke i dhënë kështu UBT-së vendin kryesor për studime të larta e të avancuara në Kosovë.
UBT, si institucion i themeluar njëzetë vite më parë nga Profesori Edmond Hajrizi, ka sjellë për herë të parë në Kosovë përvojën dhe cilësinë perendimore për studimet e larta në Kosovë duke nxitur mënyra të reja të të menduarit e duke qenë institucion frymëzuar për studentë e profesorë nga vendi dhe mbarë bota.
Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi
Gjatë këtyre dy dekadave të ekzistencës së vetë, UBT nuk ka qenë thjeshtë një institucion që ofon shkollim e dije për studentët. UBT ka shkuar përtej kësaj – – duke gjeneruar njohuri të reja me të cilat ka marrë çmime ndërkombëtare në kompeticione të ndryshme përballë institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.
Programet e reja të studimit:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor) Prizren
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor) Pejë
Juridik (LLB) Prizren
E Drejta Penale (LLM) Prishtinë
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji (Bachelor) Prizren
Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes (Bachelor) Prishtinë
Administrim Biznesi (Bachelor) Pejë
Studime të Sigurisë (Bachelor) Prishtinë
Teknik Dentar (Bachelor) Prishtinë
Shkenca Politike (Master) Prishtinë
Psikologji (Bachelor) Prishtinë
Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment (Master) Prishtinë
Dizajn i Integruar i Avancuar (Master) Prishtinë
a. Dizajn i Modës;
b. Dizajn i Produktit;
c. Dizajn Grafik;
d. Dizajn Interieri;
Gjuhë Angleze (Bachelor) Prishtinë
Shëndet Publik dhe Menaxhment (Master) Prishtinë
Zhvillim dhe Urbanizëm (Master) Prishtinë
Menaxhimi i pronave të paluajtshme dhe infrastrukturës ESLG (Bachelor) Prishtinë-ESLG
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor) Prishtinë
Programet e riakredituara:
1. Sistemet e Informacionit (Bachelor) Prishtinë
2. Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji (Bachelor) Prishtinë
3. Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Bachelor) Prishtinë
4. Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Master) Prishtinë
5. Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Bachelor) Ferizaj
6. Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Bachelor) Prizren
7. Shkenca Politike (Bachelor) Prishtinë
8. Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë (Bachelor) Prishtinë
9. Dizajn i Integruar (Bachelor) Prishtinë
10. Media dhe Komunikim (Bachelor) Prishtinë
11. Media dhe Komunikim (Master) Prishtinë
12. Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë (Master) Prishtinë
13. Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment (Master) Prishtinë
Studimet në fushat tjera, ku UBT mban vendin e parë:
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Menaxhim i Mekatronikës
Sistemet e Informacionit
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Shkenca Politike
Media dhe Komunikim
Juridik
Inxhinieri e Energjisë
Dizajn i Integruar
Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
Muzika Moderne,Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
Art dhe Media Digjitale
Teknik i Anesteziologjisë
Teknik i Radiologjisë
Infermieri
Farmaci
Stomatologji
Zgjedh UBT-në që të jesh pjesë e së ardhmes dhe zhvillimit. Bëhu edhe ti krijues e nxitës i inovacionit, reziliencës e zhvillimit të qëndrueshmë. Bëhu pjesë e zhvillimit, duke gërmuar më thellë e duke u bërë vetë krijues i arritjeve të mëdha .
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës se në Klinikën e Onkologjisë ka pasur mungesë të medikamentit “Palbociclib” gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, si dhe vonesa në furnizimin me disa barna të tjera esenciale.
Duke sqaruar situatën, Vitia bëri të ditur se “Palbociclib” ishte futur në Listën Esenciale në vitin 2025 me planifikim fillestar për 40 pacientë, por dyfishimi i kërkesave bëri që kontrata të shpenzohej në masën 130% brenda nëntë muajsh. Sipas tij, pamundësia për të hapur procedura të reja pa miratimin e buxhetit dhe dështimi i tenderit të parë për mungesë ofertuesish shtynë furnizimin deri më 18 gusht, pas lidhjes së kontratës së përshpejtuar më 30 korrik 2026.
Bilanci i mungesave dhe masat disiplinore
Ministri pranoi se furnizimi i sivjetshëm në Onkologji nuk ka qenë në nivelin e viteve 2024 dhe 2025, duke paraqitur të dhënat mbi shtrirjen e mungesave:
Palbociclib: Mungoi për gati 9 javë, duke prekur 70 pacientë (dy cikle trajtimi).
Bevacizumab (Avastin): Mungoi për rreth 13 javë, duke prekur 70 pacientë.
Bicalutamide: Mungoi për 12 javë, duke prekur rreth 70 pacientë.
Dabrafenib: Mungoi për 20 javë, duke prekur 12 pacientë.
Sorafenib: Mungesa preku 14 pacientë.
Si shkaqe kryesore ai përmendi mungesën e autorizimeve të marketingut dhe vonesat procedurale. Vitia njoftoi se pas një auditimi të brendshëm janë iniciuar procedura disiplinore ndaj zyrtarëve që nuk kanë reaguar me kohë, ndërsa shtoi se tashmë janë nënshkruar kontrata afatgjata për stabilizimin e furnizimit.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.
Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.
“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/
Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.
Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.
Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.
Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.
Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.
Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/