Lajmet nga UBT

UBT mblodhi ekspertët në Konferencën Ndërkombëtare mbi Edukimin, Zhvillimin, Gjuhën dhe Kulturën

Published

on

UBT organizoi Konferencën Ndërkombëtare mbi Edukimin, Zhvillimin, Gjuhën dhe Kulturën, e cila mblodhi akademikë dhe studiues nga fusha të ndryshme për të prezantuar dhe diskutuar prirjet më të fundit në edukim dhe teknologji.

Sesioni hapës i konferencës u drejtua nga Alma Lama dhe bashkë-drejtuar nga Eglantina Bilalli. Ky sesion përfshiu prezantime inovative si: “Classroom 4.0 – The Integrating AI and XR Based Technology for Education at UBT Smart City” nga Edmond Hajrizi, i cili trajtoi integrimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë XR në edukim; “The Impact of Artificial Intelligence on Academic Assessment: Challenges and Opportunities for Educators” nga Abdurrahman Pllana, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë që sjell inteligjenca artificiale në vlerësimin akademik; dhe “How A.I. Will Change the Entire Structure of Civilisation: The Need for a New Design of Education” nga Roy Andersen, i cili shpalosi domosdoshmërinë e një qasjeje të re për edukimin për shkak të ndikimit të teknologjisë.

Sesioni hapës:

Chair: Alma Lama

Co-Chair: Eglantina Bilalli

“Classroom 4.0 – The integrating AI and XR based technology for education at UBT Smart City” – Edmond Hajrizi;

“The impact of artificial intelligence on academic assessment: Challenges and opportunities for educators” – Abdurrahman Pllana;

“The doctor, the doll and the devil: Phantasmagoria in Offenbach’s Les Contes d’Hoffmann” – Lothar Tchapka;

“How A.I. will change the entire structure of civilisation: The need for a new design of education” – Roy Andersen;

“Incorporating hybrid learning strategies to improve teaching methods in higher education environments” – Zohaib Hassan Sain.

Në sesionin 1A, drejtuar nga Alma Lama dhe Adea Haxhiavdyli, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë tema të rëndësishme si ndikimi i peshës së vëmendjes dhe përqendrimit tek studentët, prezantuar nga Luiza Zeqiri, dhe roli i podcasteve në stimulimin e ndërgjegjësimit kulturor tek nxënësit e shkollave të mesme, nga Rita Syla.

Sesioni 1 A:

Chair: Alma Lama

Co-Chair: Adea Haxhiavdyli

“Attention span and concentration: A review of undergraduate students’ responses and practices” – Luiza Zeqiri;

“Advantages and disadvantages of teaching medical English” – Esmeralda Sherko, Elsa Zela;

“Utilizing content language integrated learning in business English courses; A review” – Elsa Zela, Esmeralda Sherko;

“A corpus study of modern neologisms (with an emphasis on extra-linguistic sources)” – Senad Arifi;

“The power of podcasts in stimulating secondary students’ cultural awareness and vocabulary” – Rita Syla;

“ChatGPT for positive impact; Examining the opportunities and challenges of large language models in education” – Zohaib Hassan Sain;

“Creative approaches to teaching foreign languages: Case study – Students of English faculty” – Abdurrahman Pllana, Alma Lama, Asra Ramaxhiku, Era Deva.

Sesioni 1B, i udhëhequr nga Donjete Latifaj dhe Trendeline Haliti, solli në fokus ndikimin e inteligjencës artificiale në përmirësimin e mësimdhënies së gjuhës angleze për qëllime specifike dhe ndikimin e debateve të strukturuara në zhvillimin e aftësive të të folurit tek nxënësit, duke përfshirë prezantimin e Trendeline Haliti mbi përvojën e studentëve në kurset e anglishtes si gjuhë e dytë.

Sesioni 1 B

Chair: Donjete Latifaj

Co-Chair: Trendeline Haliti

“The role of artificial intelligence in enhancing English for specific purposes (ESP) teaching” – Enkeleda Jata, Irena Shehu, Erion Shehu;

“Enhancing EFL students’ listening comprehension skills through authentic video materials (an Albanian case study)” – Irena Shehu, Enkeleda Jata;

“A corpus-based analysis of the verbs ‘rise’ and ‘raise’” – Donjete Latifaj, Nazlije Latifaj;

“From page to screen: A comparative analysis of John Steinbeck’s The Grapes of Wrath and its film adaptation” – Halil Bashota;

“The impact of art and creative expression on the development of students with autism in the pre-university education system: A qualitative study with a linguistic focus” – Ina Duhanxhiu;

“The impact of structured debates on developing speaking proficiency in English language learners; A case study with 2nd-year students in the course of ESL4” – Trendeline Haliti.

Në sesionin 1C, Eglantina Bilalli dhe Rina Sefiu drejtuan diskutime për përvojat e studentëve në përdorimin e ChatGPT për detyra të shkrimit dhe rolin e vetëvlerësimit në përmirësimin e aftësive të shkrimit. Diskutimet u përqendruan në përdorimin e teknologjisë në edukim dhe rëndësinë e metodave të mësimdhënies që përfshijnë ndërgjegjësimin social dhe emocional.

Sesioni 1 C:

Sesioni 1 C:

Chair: Eglantina Bilalli

Co-Chair: Rina Sefiu

“Students’ perceptions and experiences with the use of ChatGPT for their writing assignments” – Era Baliu;

“The role of self-assessment and peer-assessment in enhancing English writing skill” – Merita Hyseni;

“The impact of student engagement on performance: Pathways to quality education” – Mirsad Suhodolli;

“Implementing project-based learning in English for specific purposes: Enhancing language proficiency and field-specific vocabulary in dentistry” – Rina Sefiu, Lisjeta Thaqi;

“Enhancing university-level EFL instruction through differentiated approaches, a comprehensive review” – Lisjeta Thaqi, Rina Sefiu;

“Insights from students on ChatGPT’s impact and use in English academic writing courses; Case study of UBT English Language Program students” – Alma Lama;

“Mindfulness & socio-emotional teaching in our EFL classrooms” – Eglantina Bilalli.

Konferenca nxiti bashkëpunim ndërdisiplinor dhe ofroi një platformë për ndarjen e njohurive, duke përforcuar përkushtimin e UBT-së ndaj zhvillimeve inovative në fushën e arsimit dhe teknologjisë.

 

Continue Reading

Vendi

Automobilistika, zhvillimi i dronëve, robotika dhe space engineering, profesione të reja që mund t’i studiosh në UBT

Published

on

By

Automobilistika, automjetet elektrike, robotika, dronët, inteligjenca artificiale, prodhimi i mençur dhe teknologjitë hapësinore nuk janë më vetëm tema të së ardhmes. Në UBT, këto fusha po bëhen pjesë e një programi bashkëkohor të Inxhinierisë Mekanike, duke u ofruar të rinjve në Kosovë mundësinë të përgatiten për profesionet dhe industritë që po ndryshojnë botën.

Këtë perspektivë synon të sjellë programi Bachelor i Shkencave në Inxhinieri e Mekanike në UBT – një program që ndërthur bazat e forta të inxhinierisë me teknologjitë moderne dhe mundësitë e specializimit në fusha që po transformojnë industrinë globale.

Për herë të parë, automobilistika si një nga drejtimet e specializimit

Një nga elementet më tërheqëse për gjeneratën e re të studentëve është Inxhinieria e Automjeteve.

Në vend që automobilistika të shihet vetëm si mekanikë tradicionale, studentët njihen me zhvillimet e reja të industrisë së automjeteve dhe me teknologjitë që po ndryshojnë mënyrën se si projektohen, prodhohen dhe përdoren automjetet.

Përmes këtij koncentrimi, studentët mund të orientohen drejt fushave si:

  • Dinamika e Automjeteve;
  • Sistemet e Automjeteve;
  • Automjetet Hibride dhe Elektrike;
  • Mirëmbajtja dhe Diagnostifikimi i Automjeteve;
  • Siguria dhe Standardet e Transportit.

Kjo e bën automobilistikën një nga mundësitë më interesante për të rinjtë që e shohin veten në industrinë e automjeteve të gjeneratës së re – nga automjetet elektrike deri te sistemet inteligjente të transportit.

Nga ideja e një droni te Inxhinieria Aeronautike

Një tjetër drejtim që mund të tërheqë veçanërisht të rinjtë është Inxhinieria Aeronautike.

Studentët mund të eksplorojnë fusha si aerodinamika, dinamika e fluturimit, strukturat dhe materialet e avionëve, sistemet shtytëse dhe të fuqisë, mekanika e lodhjes dhe thyerjes, si dhe mjetet ajrore pa pilot – dronët.

Kjo do të thotë se një student me pasion për teknologjinë ajrore nuk duhet ta shohë më këtë fushë si diçka që i përket vetëm industrive të huaja.

Nga projektimi i një strukture fluturuese deri te zhvillimi i sistemeve për mjete ajrore pa pilot, aeronautika mund të bëhet pjesë e rrugëtimit të tij akademik në Kosovë.

Hapi tjetër: teknologjitë hapësinore dhe Space Engineering

Njohuritë në aerodinamikë, materiale, sisteme shtytëse, mekanikë, automatizim dhe mjete ajrore krijojnë bazë për t’u orientuar edhe drejt fushave të avancuara të Space Engineering dhe teknologjive të lidhura me eksplorimin dhe sistemet hapësinore.

Për një gjeneratë që është rritur me satelitët, misionet hapësinore, raketat e ripërdorshme dhe teknologjitë autonome, kjo përfaqëson një mundësi për ta parë inxhinierinë nga një këndvështrim krejt tjetër.

Nga projektimi i një komponenti mekanik deri te sistemet që duhet të funksionojnë në kushte ekstreme – inxhinieria hapësinore fillon me bazat e forta inxhinierike.

Robotë, inteligjencë artificiale dhe fabrika të mençura

Koncentrimi Prodhimi i Mençur i orienton studentët drejt teknologjive si:

  • Robotët industrialë;
  • Fabrikat e mençura dhe IoT në industri;
  • Inteligjenca Artificiale në sistemet e prodhimit;
  • Teknologjitë e prodhimit aditiv;
  • Mirëmbajtja parashikuese dhe monitorimi i gjendjes.

Studenti nuk përgatitet vetëm për të kuptuar se si funksionon një makinë, por edhe për të kuptuar se si makinat mund të komunikojnë, automatizohen dhe funksionojnë në sisteme të integruara.

Një nga komponentët më të rëndësishëm të programit është orientimi praktik.

Laboratorët ofrojnë mundësi për punë me sisteme të avancuara të prodhimit dhe automatizimit, duke përfshirë sisteme fleksibile të prodhimit, PLC, pneumatikë dhe elektropneumatikë, sensorë, sisteme matëse, motorë AC, robotikë dhe teknologji të tjera të përdorura në industri.

Studentët mund të mësojnë përmes projekteve, eksperimenteve, simulimeve, punës laboratorike dhe praktikës profesionale, duke e lidhur teorinë e fituar në auditor me problemet reale të industrisë.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si mund të përjetohet studimi i inxhinierisë:

  • më pak teori të shkëputur nga realiteti dhe më shumë mundësi për të projektuar, ndërtuar, testuar dhe përmirësuar.

Pesë rrugë, një profesion i së ardhmes

Programi u jep studentëve mundësinë që gjatë studimeve të orientohen në fusha të ndryshme të Inxhinierisë Mekanike:

Inxhinieri e Dizajnit dhe Prodhimit

Për ata që duan të projektojnë produkte, të punojnë me CAD/CAM, CNC, metoda të elementeve të fundme dhe teknologji moderne të prodhimit.

Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme

Për studentët që duan të merren me energjinë e së ardhmes, sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit, efiçiencën energjetike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Prodhimi i Mençur

Për ata që duan robotë, AI, IoT, automatizim dhe fabrika inteligjente.

Inxhinieria e Automjeteve

Për të apasionuarit pas automobilistikës, automjeteve elektrike dhe hibride, sistemeve të automjeteve dhe teknologjive të transportit.

Inxhinieria Aeronautike

Për ata që ëndërrojnë avionët, dronët, aerodinamikën dhe teknologjitë ajrore.

Programi Bachelor i Shkencave në Inxhinieri e Mekanike zhvillohet në nivelin NQF 6 dhe përfshin 180 ECTS, me një strukturë studimore që kombinon lëndët fundamentale të inxhinierisë me specializime të orientuara drejt industrisë.

Gjatë studimeve, studentët përballen me matematikë, fizikë, mekanikë, shkencën e materialeve, CAD/CAM, termodinamikë, inxhinieri elektrike dhe elektronike, prodhim, sisteme mekatronike, automatizim dhe menaxhim të projekteve – përpara se të thellohen në fushën e tyre të preferuar.

Kjo krijon një profil të gjerë profesional: inxhinier që kupton mekanikën, teknologjinë, prodhimin dhe sistemet moderne.

Industria po kërkon profesionistë që dinë të mendojnë përtej një disipline të vetme.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Vendi

Kimi Aplikative në UBT – Një program që hap rrugën drejt karrierës në shkencë, industri dhe inovacion

Published

on

By

UBT vazhdon të zgjerojë mundësitë për studentët që synojnë të ndërtojnë një të ardhme profesionale në shkencë, teknologji dhe industri, duke ofruar Programin Kimi Aplikative, program ky i dizajnuar për t’i pajisur studentët me njohuri të avancuara shkencore dhe aftësi praktike të kërkuara në tregun bashkëkohor të punës.

Programi Kimi Aplikative në UBT ka për qëllim të formojë profesionistë të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të ndryshme industriale, mjedisore dhe shkencore përmes aplikimit të njohurive kimike dhe qasjeve inovative. Përmes kombinimit të bazës teorike me punën praktike laboratorike, studentët krijojnë një kuptim të thellë të proceseve kimike dhe mësojnë se si këto njohuri mund të aplikohen në situata konkrete dhe në zgjidhjen e problemeve reale.

Gjatë studimeve, studentët kanë mundësi të thellojnë njohuritë në fusha të rëndësishme të kimisë, përfshirë kiminë organike, inorganike, fizike dhe analitike, ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet aplikimit të kimisë në shkencën e materialeve, industrinë farmaceutike, mbrojtjen e mjedisit dhe proceset industriale. Kjo qasje u mundëson studentëve të ndërthurin njohuritë teorike me praktikën, duke zhvilluar aftësi për të analizuar, eksperimentuar dhe gjetur zgjidhje për probleme konkrete.

Një nga veçoritë e rëndësishme të programit është orientimi drejt kërkimit shkencor dhe nevojave të industrisë. Studentët inkurajohen të zhvillojnë të menduarit kritik, aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe përgjegjësinë profesionale e etike, duke u përgatitur për një treg pune që kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë me kompetenca të avancuara shkencore dhe praktike.

Këto njohuri dhe kompetenca krijojnë mundësi të shumta për zhvillim profesional pas përfundimit të studimeve. Të diplomuarit në drejtimin Kimi Aplikative mund të ndërtojnë karrierë në një gamë të gjerë sektorësh, duke përfshirë industrinë farmaceutike, energjinë, mbrojtjen e mjedisit, laboratorët, industrinë prodhuese, shkencën e materialeve, si dhe fushën e kërkimit dhe zhvillimit. Për më tepër, përgatitja e tyre u krijon mundësi për angazhim në projekte shkencore dhe profesionale, si në Kosovë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Një tjetër avantazh i rëndësishëm i programit Kimi AplikativeUBT është licensimi ndërkombëtar, i cili u krijon të diplomuarve mundësi më të gjera për angazhim profesional përtej tregut vendor. Ky orientim ndërkombëtar u mundëson profesionistëve të fushës, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e vendeve përkatëse, të zgjerojnë mundësitë e tyre për zhvillim të karrierës dhe të jenë më të përgatitur për konkurrencën në tregun global. Kështu, studentët e UBT-së përgatiten jo vetëm për nevojat e tregut të punës në Kosovë, por edhe për mundësi profesionale në laboratorë, industri, institucione kërkimore dhe kompani ndërkombëtare.

Në kuadër të misionit të tij akademik, UBT synon të krijojë një mjedis inovativ dhe dinamik, ku studentët mund të zhvillohen profesionalisht, të angazhohen në kërkime dhe të bashkëpunojnë në projekte që kontribuojnë në zhvillimin shkencor, ekonomik dhe shoqëror. Përmes një arsimi të orientuar drejt standardeve globale dhe kërkesave të shekullit XXI, UBT synon të përgatisë profesionistë të aftë për të sjellë ide të reja dhe për të kontribuar në zgjidhjen e sfidave të së ardhmes.

Në një kohë kur shkenca dhe teknologjia po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e shoqërisë, programi Kimi Aplikative përfaqëson një mundësi të veçantë për të rinjtë që duan ta shndërrojnë pasionin për kiminë në një profesion me perspektivë. Për studentët që kërkojnë një program që ndërthur shkencën, praktikën, inovacionin dhe mundësitë e karrierës, Kimi Aplikative në UBT është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhmeje profesionale, si në Kosovë, ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.

Apliko në UBT dhe bëhu pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që do të krijojnë zgjidhjet shkencore dhe teknologjike të së ardhmes.

 

Continue Reading

Aktualitet

Publikohet studimi shumëvjeçar në stomatologji me kontributin e Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri Kubati në International Journal of Dental Hygiene

Published

on

By

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencave dentare vjen nga Prof. Asoc. Jeta Kiseri Kubati, nga Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, e cila është bashkëautore e një studimi shkencor të realizuar në bashkëpunim me studiues të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Universitetit të Rijekës, Kroaci.

Studimi, i cili është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare dhe i një bashkëpunimi akademik ndërinstitucional, është publikuar në International Journal of Dental Hygiene, revistë shkencore ndërkombëtare e botuar nga Wiley dhe revista zyrtare e International Federation of Dental Hygienists. Revista është e indeksuar në Web of Science – Science Citation Index Expanded (SCIE), Scopus dhe MEDLINE/PubMed, duke i dhënë publikimit një shtrirje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor.

Punimi, me autorë Milan Kos, Marija Kolceg Batinic, Jeta Kiseri Kubati, Daniela Kovacevic Pavicic dhe Stjepan Spalj, trajton perceptimin e pacientëve dhe efektet psikososiale të ndryshimit të ngjyrës së dhëmbëve pas zbardhimit dentar, duke ndjekur ndryshimet jo vetëm në periudhën e menjëhershme pas ndërhyrjes, por edhe gjatë një periudhe njëvjeçare.

Rezultatet sjellin një perspektivë interesante mbi lidhjen ndërmjet estetikës dentare, perceptimit të pacientit dhe mirëqenies psikososiale. Ndryshimi i ngjyrës së dhëmbëve ishte dukshëm më i madh në grupin aktiv pas një jave, ndërsa diferenca u zvogëlua gjatë një viti për shkak të rikthimit gradual të ngjyrës. Në të njëjtën kohë, të dy grupet raportuan rritje të kënaqësisë me estetikën orofaciale në periudhën afatshkurtër.

Ky publikim përbën një dëshmi të rëndësishme të vlerës së bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Kroaci, duke krijuar mundësi për realizimin e projekteve kërkimore klinike me standarde ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

30 për qind bursë për ish-studentët e UBT-së në programet më inovative Master – regjistrohu sot!

Published

on

By

UBT po u ofron të gjithë të diplomuarve të tij një mundësi të veçantë për të vazhduar rrugëtimin akademik dhe profesional, duke përfituar 30% bursë për studimet Master në UBT.

Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, avancimi i vazhdueshëm profesional po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Për këtë arsye, ish-studentët e UBT-së kanë mundësinë të rikthehen në universitet për të thelluar njohuritë, fituar specializime të reja dhe zhvilluar kompetenca të avancuara, tashmë me një përfitim të veçantë prej 30% bursë.

Kjo mundësi vlen për programet Master të UBT-së, të cilat përfshijnë disa nga fushat më të kërkuara dhe inovative të tregut bashkëkohor, duke u dhënë të diplomuarve mundësinë të zgjedhin një program që përputhet me profesionin, interesat dhe objektivat e tyre të karrierës.

Programet Master në UBT përfshijnë:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
  • FinTech dhe Menaxhimi i Inovacionit
  • Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
  • Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
  • Inxhinieri e Mekatronikës
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Trafikut dhe Transportit
  • Inxhinieri e Energjisë dhe Mjedisi
  • Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • E Drejta Penale
  • E Drejta Civile dhe Pronës
  • E Drejta Komerciale
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim
  • Politika Publike dhe Menaxhim
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Psikologji
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shëndet Publik dhe Menaxhim
  • Biokimi
  • Shkencat Paramjekësore
  • Agrikulturë dhe Mjedis
  • Shëndet dhe Aktivitet Fizik

Përmes programeve të orientuara drejt inovacionit dhe nevojave të tregut, UBT synon që studentët Master të fitojnë jo vetëm njohuri të avancuara akademike, por edhe kompetenca profesionale të aplikueshme në praktikë.

Për ish-studentët e UBT-së, kjo është mundësia për ta vazhduar aty ku e nisën – duke e kthyer përvojën universitare në një nivel të ri profesional.

Regjistrohu sot dhe përfito 30% bursë!

Continue Reading

Të kërkuara