UBT është institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë që ka bërë investime në industrinë e aeronautikës dhe hapësirës ajrore përmes Fakultetit të Mekatronikës, program që mesin e specializimet unike e ka edhe Inxhinierinë e Aeronautikës.
Përveç ofrimit të studimeve në një fushë tashmë të re në Ballkan, në UBT në kuadër të këtij fakulteti po punohet edhe në implemntimin e teknologjive tejet inovative në industri, sikurse është edhe teknologjia e dronit.
Përveç edukimit dhe zhvillimit të kësaj teknologjie, UBT ka zhvilluar programin për “SMART CITY” dhe “SMART MOBILITY”, program në të cilin po përdoren dronët në transportin e shërbimeve të ndryshme në komunikim ndërmjet objekteve dhe kampuseve inovative të UBT-së.
Tashmë dronët janë vënë në funksion dhe është bërë lansimi i parë i përdorimit të tyre, teknologji në të cilën përfshihen edhe elementet e inteligjencës artificiale, teknologjia aurodinamike e hapësirës, teknologjia e shmangies së objekteve dhe të tjerët, sigurisë kibernetike, si dhe teknologji të tjera të ndërlidhura me këtë projekt.
Ky program ka për qëllim ngritjen mobilitetit të qëndrueshëm duke zvogëluar ndotjen e ambientit, rritjen e efikasiteti dhe efiçiencës në punë.
UBT përpos kësaj teknologji e dini se ka impletuar edhe teknologjitë tjera të së ardhmes, siç janë: Robotika, 3D Printerët., Teknologjia 5G, Siguria Kibernetike, etj.
Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen për zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtutjeshëm të këtij subjekti politik.
Kjo mbledhje ka nisur rreth orës 15:00, raporton KP.
Ndërkohë, për të mërkurën, Avni Dehari në cilësinë e kryesuesit të seancës konstitutive, ka thirrur vazhdimin e seancën konstituive, ku pritet zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë do të mbahet në orën 11:00, më 9 shtator.
Ndërkaq, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot vendosi të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kështu tha shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, pas mbledhjes së sotme./A.K/
Nepali është sot në ditë zie kombëtare, në kujtim të qindra viktimave të përmbytjeve vdekjeprurëse të 26 gushtit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mijëra persona të zhdukur.
Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike në vend, në nderim të viktimave të përmbytjeve që autoritetet i kanë cilësuar si të pashembullta.
Sipas të dhënave të përkohshme, të paktën 1 mijë e 398 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 5 mijë e 500 persona rezultojnë të zhdukur në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës.
Mes të zhdukurve dyshohet se ka turistë, pelegrinë të huaj dhe qindra punëtorë që janë rrëmbyer nga ujërat.
Për të 13-tën ditë radhazi, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në sipërfaqe, nga ajri dhe në tunele, me shpresën për të gjetur të mbijetuar. Autoritetet thonë se operacionet po zhvillohen me të njëjtin intensitet si në ditën e parë./A.K/
Një grua ka humbur jetën pasi u sulmua nga vëllai i saj në fshatin Poterq të Klinës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 6 shtator, kur i dyshuari, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, fillimisht i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij dhe më pas ka sulmuar nënën e tij me një mjet të fortë.
Të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të rënda. Ato fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas janë transferuar në QKUK në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se më 7 shtator motra e të dyshuarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikike, ai është vendosur në repartin e psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës, nën përkujdesjen e personelit mjekësor dhe mbikëqyrjen e Policisë./A.K/
Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:
1.Pemët Akacia në Afrikë komunikojnë me njëra-tjetrën. Kur sulmohen nga kafshët barngrënëse, ato lëshojnë gazra në ajër për të paralajmëruar pemët e tjera që të prodhojnë substanca mbrojtëse.
2.Armadilot njihen për mburojën e tyre shumë të fortë natyrore. Në disa raste është raportuar se predhat kanë devijuar nga lëkura e tyre e fortë, prandaj shpesh thuhet se janë “rezistente ndaj plumbave”.
3.Ujëvarat e Niagarës nuk ngrijnë kurrë plotësisht. Edhe gjatë dimrave ekstremë, sasia e madhe e ujit që rrjedh vazhdimisht e pengon ngrirjen totale.
4.Piramida e Madhe e Gizës është ndërtuar nga rreth 2.3 milionë blloqe guri. Secili prej tyre peshon mesatarisht rreth 2.5 ton, një arritje inxhinierike që vazhdon të mahnisë botën edhe sot.
5.Telefonata e parë nga një telefon mobil u realizua më 3 prill 1973 në New York. Në atë kohë askush nuk e imagjinonte se celularët do të bëheshin pjesë e përditshmërisë sonë.