Inovacione

UBT-ja vlerësohet si institucioni që po bën revolucion në edukimin virtual

Published

on

Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, “EON Reality”, e ka vlerësuar lartë faktin se si një institucion nga Kosova, i vetmi në botë, përgjatë kohës së pandemisë ka bërë revolucion në sistemin e edukimit përmes platformave Virtual Reality, si dhe krijimin e 54 mijë mësimeve.

Në lidhje me këtë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se angazhimi i tyre është përkthyer në sukses. Ai thotë, se qasja proaktive gjatë pandemisë në arsim, ka bërë që të dallohen në botë për një rezultat që kanë marrë gjatë kohës së pandemisë me studentë dhe stafin e tyre.

“Është e vërtetë që kompania jonë ka vlerësuar shumë punën tonë angazhimin tonë që e kemi bërë gjatë këtij viti sidomos në kohën e pandemisë. Qasja proaktive gjatë pandemisë ka qenë mjaft e lartë dhe involvimi i teknologjive të fundit sidomos të bazuar në teknologjinë të realiteti virtual ka bërë që ne të dallohemi në botë për një rezultat që kemi marrë gjatë kohës së pandemisë me studentë dhe stafin tonë”, tha ai.

“UBT-ja është universiteti i parë në botë që ka bërë një qasje sistemore ne te gjitha fakultetet dhe gjithë programeve në teknologji. Kur e kemi bërë implementimin kanë dalur rezultatet mahnitëse dhe studentët tanë bashkë me stafin kanë gjeneruar 150 mijë njësi të reja mësimore të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në formë digjitalë dhe kanë krijuar edhe ide të reja të cilat përveç që i kanë përdorur për veti mund t’i përdorin edhe të tjerët në botë. Dhe kjo ka krijuar një efekt shumë të madh dhe një vlerësim të madh në botë për UBT dhe Kosovën”.

Teksa ka folur për këtë sukses, Hajrizi thotë se ka arritur që ta sjellë kompaninë globale për teknologjinë virtuale “Yon realit” për të investuar në Kosovë. Investimi i tyre kap shifrën e 28 milionë dollarë, ndërsa 2 milionë të tjera janë investuar nga UBT-ja.

“Ne bashkë me kompaninë globale për teknologjinë virtuale ‘Yon realit’ kemi bërë një bashkë investim vitin e kaluar dhe kemi hapur qendrën e tyre në Kosovë për Ballkanin perëndimor diku rreth 30 milionë dollarë investime. Dhe ky bashkëinvestim në kohën e pandemisë ka bërë që të kemi një fezibiltet shumë të madh në botë. Tash kanë filluar që të na ftojnë edhe universitete të tjera që përvojën tonë ta bartim edhe në institucione tjera. Jemi të vetmin në Ballkan dhe institucioni më i madh në botë ‘Klasrum three point zero’. Ne kemi kaluar në 3.0. Kjo na ka bërë që e kemi implementuar në tërësinë zhvillimore dhe pronari i ‘Yon realit’ e ka promovuar UBT-në vendi më i ri ne botë. Ky vlerësim për neve është shumë motivues dhe mendoj që Kosova duhet ta shfrytëzojmë këtë digjitalizim që të bëjmë transformime edhe më të mëdha inovative në gjenerimin e vendeve të punës”.

Hajrizi thotë se do të mundohen që këtë implementim që e kanë bërë në UBT ta bëjnë edhe në institucione tjera në shkollat e mesme edhe te shkollat e ulëta, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Sipas tij, qasja e institucioneve karshi këtyre investimeve, nuk është i duhuri, duke dhënë kritika ndaj institucioneve përgjegjëse.

“Tash qendra është hapur dhe është implementuar në nivel institucional të UBT, por ne kemi pretendime që të shpërndahet edhe në institucione të tjera dhe te vendet tjera dhe nivelet e edukimit. Ne kemi pasur një përgjegjësi sociale ndaj Kosovës në kohë pandemie dhe kemi bërë një ofertë që këtë implementim që e kemi bërë në UBT ta bëjmë në institucione tjera në shkollat e mesme edhe te shkollat e ulëta sepse mungesa e literaturës atje krijon mungesë të një cilësie të arsimit kur i shtohet edhe pjesa në distancë dhe kjo formë e mbulon atë gep sepse krijohen laborator virtuale dhe mësimdhënësit dhe nxënësit edhe nëse  nuk vijnë në shkollë edhe nëse nuk kanë laborator mund të kenë qasje në shtëpitë e tyre apo në vendin e tyre të mësimit. Është një diçka shumë e mirë dhe kemi dashur t’ia ofrojë falas për vitin e parë akademik. Kjo nënkupton investim 2 milionë dollarë”, tha ai.

“Në kemi bërë investimin ata kanë investuar 28 milionë dhe jemi duke punuar në këtë fushë. Unë mendoj që meqë po vlerësohemi në botë si institucion që kemi bërë revolucion në edukim dhe digjitalizim jemi të gatshëm të iu ndihmojmë institucioneve të Kosovës që t’ua ofrojmë edhe atyre. Mendoj që derisa vlerësohemi botërisht mendoj që është mirë t’ia dalim në krahë nevojave që ka shoqëria jonë në kohë pandemie dhe ende ka mungesë të plotë të digjitalizimit të mirëfilltë të edukimit në Kosovë. Ne jemi të interesuar që të bëjmë një veprim të tillë. Mali i Zi ka bërë vetfinancim. Kishte me qenë mirë që t’iu ndihmojmë edhe në formë të donacioneve. Kemi bërë prezantime por s’kemi marrë përgjigje për të bërë edhe një prezantim”, tha Hajrizi.

Kosova ka arritur ta mposht një konkurrencë me vendet e rajonit duke e fituar këtë investim, e që në garë ishin Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Shqipëria. Thotë se ky investim prej 30 milionë dollarë është njëri prej investimeve më të mëdha direkte që ka ndodhur në  Kosovë deri më tani.

“Ne e kemi motivuar investitorin të jetë prezent në Kosovë përkundër që kemi pasur konkurrencë të madhe nga Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Shqipëria, që kjo qendër të shkon në këto vende. Ne përmes UBT-së dhe bashkinvestimit kemi bindur që të vendoset selia e tyre për Ballkanin perëndimor në Kosovë dhe vendosja e selisë në vendin tonë ka krijuar një fezibilitet më të madh që mund ta përdorë Kosova për investime të huaja”.

“Sepse 30 milionë dollarë është njëri prej investimeve më të mëdha direkte që ka ndodhur në Kosovë deri më tani. Mendoj që është një storie që duhet të shtyhet dhe storia nuk mbaron me kaq. UBT ka dalë si institucion shumë i mirë në botë dhe ne dëshirojmë që jo vetëm UBT por edhe Kosova ta përdor këtë potencial për një nivel të ngritjes së cilësisë”, tha ai.

Rektori i UBT-së thotë se “Teknologjia virtuale mund të përdoret në të gjitha fushat në mjekësi energji edhe në bujqësi dhe pjesën e sigurisë. Faktikisht aplikohe tme sukses në shuëm fusha të jetës dhe në kuadër të kësaj teknologjie janë të inkuadruar kompanitë më të mëdha në botë që quhet virtualizim”.

Rektori Hajrizi shtoi se brezi i ardhshëm do të jetë i gatshëm të përvetësojë këtë teknologji të re, e cila do të përmirësojë cilësinë e mësimit në distancë./Ekonomiaonline

Inovacione

Togeri kryesor i ‘Crypto King’ u dënua me shtatë vjet burg

Published

on

Togeri kryesor i ‘Crypto King’, Ryan Salame, u dënua me shtatë vjet burg për rolin e tij në shpërthimin e gjigantit të kriptomonedhës në fund të vitit 2022. Salame, i cili ishte bashkë-CEO i filialit Bahamian të FTX, u dënua me 90 muaj burg, pasi u deklarua fajtor për shkeljen e ligjeve të financimit të fushatës politike dhe operimin e një biznesi të paligjshëm të transmetimit të parave.

Bashkëdrejtuesi i tij, Sam Bankman-Fried, u dënua më herët me 25 vjet burg për vjedhjen e 8 miliardë dollarëve nga klientët e FTX. Prokurori i SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, tha se përfshirja e Salame në dy krime të rënda federale minoi besimin e publikut në zgjedhjet amerikane dhe integritetin e sistemit financiar.

Dënimi i Salames u përshkrua si më i gjati përballë kërkesës së prokurorëve dhe përfshinte dënime të tjera si liri të mbikëqyrur dhe konfiskim të më shumë se 6 milion dollarëve. Një juri e Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për mashtrim dhe konspiracion në nëntor të vitit të kaluar, duke e quajtur një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë e SHBA./UBTNews/

 

Continue Reading

Inovacione

Pse Galileo Galilei njihet si “revolucionari i shkencës”?

Published

on

Galileo Galilei (1564-1642) ishte një astronom, fizikan, inxhinier dhe polimatist italian që luajti një rol vendimtar në Revolucionin Shkencor të shekullit të 17-të. Galileo shpesh përmendet si “babai i astronomisë moderne vëzhguese”, “babai i fizikës moderne” dhe “babai i shkencës”.

Kontributet dhe arritjet e tij kryesore përfshijnë:

Përdorimin e Teleskopit:

Galileo ishte shkencëtari i parë që përdori një teleskop për observime astronomike. Duke shfrytëzuar këtë instrument, ai zbuloi sipërfaqen e Hënës, zbuloi katër hënët më të mëdha të Jupiterit (tani të njohura si hënët galileane), vuri re fazat e Venusit dhe zbuloi njollat e diellit.

Ligji i Rënies së Lirë:

Ligji i Rënies së Lirë u përcaktua nga Galileo nëpërmjet një sërë eksperimentesh të thjeshta që përfshinin lëvizjen e trupave nën ndikimin e gravitetit. Thelbi i ligjit të Galileos për trupat në rënie mund të përmblidhet si më poshtë:

Objektet me masa të ndryshme bien me të njëjtën shpejtësi kur i nënshtrohen gravitetit në mungesë të rezistencës së ajrit.

Kjo sfidoi pikëpamjen Aristoteliane se objektet më të rënda bien më shpejt se ato më të lehta. Nëpërmjet eksperimenteve, Galileo demonstroi se, në mungesë të rezistencës së konsiderueshme të ajrit, të gjitha objektet bien me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga masa e tyre. Ky koncept hodhi themelet për ligjet e lëvizjes të Isaac Njutonit dhe ligjin e gravitetit universal.

Mbështetës i Heliocentrizmit:

Galileo mbështeti modelin heliocentrik të sistemit diellor, i propozuar nga Nikolla Koperniku, që vendoste Diellin në qendër me planetët, përfshirë Tokën, që rrotulloheshin rreth tij. Kjo e çoi në konflikt me pikëpamjet gjeocentrike të mbajtura nga Kisha Katolike në atë kohë.

Konflikti me Kishën Katolike:

Mbështetja e Galileos për modelin heliocentrik e çoi në konflikt me Kishën Katolike, e cila mbështeste një pamje gjeocentrike. Në vitin 1633, ai u gjykua nga Inkvizita Katolike Romake dhe u detyrua të mohonte mbështetjen e tij për heliocentrizmin. Pasi u dënua me burgim shtëpie, ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në arrest shtëpie.

Continue Reading

Inovacione

Raport: Kina para Perëndimit në garën për teknologjitë kritike

Kina mund të bëhet superfuqi e teknologjisë në botë.

Published

on

Kina kryeson botën në 37 nga 44 teknologjitë kritike, dhe demokracitë perëndimore kanë mbetur prapa në garën për përparime shkencore dhe kërkimore, thuhet në një raport nga një institut australian.

Kina mund të bëhet superfuqi e teknologjisë në botë dhe dominon tashmë në mbrojtje, hapësirë, robotikë, energji, mjedis, bioteknologji, inteligjencë artificiale (AI), materiale të avancuara dhe teknologjinë kryesore kuantike, sipas raportit të Institutit australian të Politikave Strategjike (ASPI).

Zonat kryesore që dominohen nga Kina janë dronët, mësimi i makinerive, bateritë elektrike, energjia bërthamore, fotovoltaikët, sensorët kuantikë dhe nxjerrja e mineraleve kritike, sipas Critical Technology Tracker, që u publikua të enjten.

Krahasuar me Kinën, sipas raportit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë vetëm në shtatë teknologjike kritike, sikurse sistemet e lëshimit në hapësirë dhe llogaritja kuantike, sipas ASPI, e cila merr fonde nga qeveritë australiane, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, si dhe burime të sektorit privat sikurse industria e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Britania e Madhe dhe India janë ndër pesë vendet e para në 29 nga 44 teknologjitë, Koreja e Jugut dhe Gjermania në pesë vendet e para në 20 dhe 17 teknologji, respektivisht, thuhet në raport./UBTNews/

Continue Reading

Inovacione

Google do të lansojë disa telefona të mençur, një orë dhe tablet

Google vjen me shumë produkte të reja.

Published

on

Të mërkurën Google zbuloi një linjë të zgjeruar të produkteve harduerike, një dëshmi se kompania dëshiron të shkojë përtej reklamimimit dhe të garojë me kompanitë sikurse Apple.

Në një konferencë që u mbajt fizikisht pas tri viteve, Google njoftoi rreth lansimit të tre telefonave të mençur, orës së mençur si dhe rreth planeve për lansimin e një tableti vitin e ardhshëm. Google po ashtu njoftoi rreth përditësimeve në disa prej mjeteve më të njohrua sikurse Maps, Google Translate dhe në makinën e kërkimit.

Tre telefona të mençur Pixel

Google befasoi fansat të mërkurën duke zbuluar dy pajisje të reja kryesore – Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro. Ndonëse kompania nuk ka dhënë shumë detaje, dy telefonat e mençur pritet të dalin në treg këtë vjeshtë.

Google njoftoi gjithashtu edhe rreth planeve për lansimin e telefonit inteligjent Pixel 6a, një version më i përballueshëm i linjës së tij Pixel 6 të lëshuar në fillim të këtij viti. Pixel 6a mundësohet nga çipi i brendshëm Tensor i Google dhe do të dalë në treg në tri ngjyra – jeshile, e bardhë dhe e zezë. Telefoni do të kushtojë 449 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm nga 21 korriku.

Pixel Watch

Në treg nuk mungojnë orët inteligjente Android, por Google po planifikon të prodhojë për herë të parë një orë inteligjente. Kompania ndau detaje rreth orës së mençur Pixel Watch, që do të përdorë sistemin operativ të Google, WearOS dhe do të jetë në pajtueshmëri me shërbime të tilla sikurse Google Assistant, Google Maps dhe Google Wallet. Ora do të dalë në treg në vjeshtë. Google po ashtu njoftoi rreth planeve për lansimin e Pixel Tablet, që sipas kompanisë do të lansohet në vitin 2023./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara