Teknologji
UBT-ja vlerësohet si institucioni që po bën revolucion në edukimin virtual
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, “EON Reality”, e ka vlerësuar lartë faktin se si një institucion nga Kosova, i vetmi në botë, përgjatë kohës së pandemisë ka bërë revolucion në sistemin e edukimit përmes platformave Virtual Reality, si dhe krijimin e 54 mijë mësimeve.
Në lidhje me këtë, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se angazhimi i tyre është përkthyer në sukses. Ai thotë, se qasja proaktive gjatë pandemisë në arsim, ka bërë që të dallohen në botë për një rezultat që kanë marrë gjatë kohës së pandemisë me studentë dhe stafin e tyre.
“Është e vërtetë që kompania jonë ka vlerësuar shumë punën tonë angazhimin tonë që e kemi bërë gjatë këtij viti sidomos në kohën e pandemisë. Qasja proaktive gjatë pandemisë ka qenë mjaft e lartë dhe involvimi i teknologjive të fundit sidomos të bazuar në teknologjinë të realiteti virtual ka bërë që ne të dallohemi në botë për një rezultat që kemi marrë gjatë kohës së pandemisë me studentë dhe stafin tonë”, tha ai.
“UBT-ja është universiteti i parë në botë që ka bërë një qasje sistemore ne te gjitha fakultetet dhe gjithë programeve në teknologji. Kur e kemi bërë implementimin kanë dalur rezultatet mahnitëse dhe studentët tanë bashkë me stafin kanë gjeneruar 150 mijë njësi të reja mësimore të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në formë digjitalë dhe kanë krijuar edhe ide të reja të cilat përveç që i kanë përdorur për veti mund t’i përdorin edhe të tjerët në botë. Dhe kjo ka krijuar një efekt shumë të madh dhe një vlerësim të madh në botë për UBT dhe Kosovën”.
Teksa ka folur për këtë sukses, Hajrizi thotë se ka arritur që ta sjellë kompaninë globale për teknologjinë virtuale “Yon realit” për të investuar në Kosovë. Investimi i tyre kap shifrën e 28 milionë dollarë, ndërsa 2 milionë të tjera janë investuar nga UBT-ja.
“Ne bashkë me kompaninë globale për teknologjinë virtuale ‘Yon realit’ kemi bërë një bashkë investim vitin e kaluar dhe kemi hapur qendrën e tyre në Kosovë për Ballkanin perëndimor diku rreth 30 milionë dollarë investime. Dhe ky bashkëinvestim në kohën e pandemisë ka bërë që të kemi një fezibiltet shumë të madh në botë. Tash kanë filluar që të na ftojnë edhe universitete të tjera që përvojën tonë ta bartim edhe në institucione tjera. Jemi të vetmin në Ballkan dhe institucioni më i madh në botë ‘Klasrum three point zero’. Ne kemi kaluar në 3.0. Kjo na ka bërë që e kemi implementuar në tërësinë zhvillimore dhe pronari i ‘Yon realit’ e ka promovuar UBT-në vendi më i ri ne botë. Ky vlerësim për neve është shumë motivues dhe mendoj që Kosova duhet ta shfrytëzojmë këtë digjitalizim që të bëjmë transformime edhe më të mëdha inovative në gjenerimin e vendeve të punës”.
Hajrizi thotë se do të mundohen që këtë implementim që e kanë bërë në UBT ta bëjnë edhe në institucione tjera në shkollat e mesme edhe te shkollat e ulëta, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Sipas tij, qasja e institucioneve karshi këtyre investimeve, nuk është i duhuri, duke dhënë kritika ndaj institucioneve përgjegjëse.
“Tash qendra është hapur dhe është implementuar në nivel institucional të UBT, por ne kemi pretendime që të shpërndahet edhe në institucione të tjera dhe te vendet tjera dhe nivelet e edukimit. Ne kemi pasur një përgjegjësi sociale ndaj Kosovës në kohë pandemie dhe kemi bërë një ofertë që këtë implementim që e kemi bërë në UBT ta bëjmë në institucione tjera në shkollat e mesme edhe te shkollat e ulëta sepse mungesa e literaturës atje krijon mungesë të një cilësie të arsimit kur i shtohet edhe pjesa në distancë dhe kjo formë e mbulon atë gep sepse krijohen laborator virtuale dhe mësimdhënësit dhe nxënësit edhe nëse nuk vijnë në shkollë edhe nëse nuk kanë laborator mund të kenë qasje në shtëpitë e tyre apo në vendin e tyre të mësimit. Është një diçka shumë e mirë dhe kemi dashur t’ia ofrojë falas për vitin e parë akademik. Kjo nënkupton investim 2 milionë dollarë”, tha ai.
“Në kemi bërë investimin ata kanë investuar 28 milionë dhe jemi duke punuar në këtë fushë. Unë mendoj që meqë po vlerësohemi në botë si institucion që kemi bërë revolucion në edukim dhe digjitalizim jemi të gatshëm të iu ndihmojmë institucioneve të Kosovës që t’ua ofrojmë edhe atyre. Mendoj që derisa vlerësohemi botërisht mendoj që është mirë t’ia dalim në krahë nevojave që ka shoqëria jonë në kohë pandemie dhe ende ka mungesë të plotë të digjitalizimit të mirëfilltë të edukimit në Kosovë. Ne jemi të interesuar që të bëjmë një veprim të tillë. Mali i Zi ka bërë vetfinancim. Kishte me qenë mirë që t’iu ndihmojmë edhe në formë të donacioneve. Kemi bërë prezantime por s’kemi marrë përgjigje për të bërë edhe një prezantim”, tha Hajrizi.
Kosova ka arritur ta mposht një konkurrencë me vendet e rajonit duke e fituar këtë investim, e që në garë ishin Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Shqipëria. Thotë se ky investim prej 30 milionë dollarë është njëri prej investimeve më të mëdha direkte që ka ndodhur në Kosovë deri më tani.
“Ne e kemi motivuar investitorin të jetë prezent në Kosovë përkundër që kemi pasur konkurrencë të madhe nga Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut e Shqipëria, që kjo qendër të shkon në këto vende. Ne përmes UBT-së dhe bashkinvestimit kemi bindur që të vendoset selia e tyre për Ballkanin perëndimor në Kosovë dhe vendosja e selisë në vendin tonë ka krijuar një fezibilitet më të madh që mund ta përdorë Kosova për investime të huaja”.
“Sepse 30 milionë dollarë është njëri prej investimeve më të mëdha direkte që ka ndodhur në Kosovë deri më tani. Mendoj që është një storie që duhet të shtyhet dhe storia nuk mbaron me kaq. UBT ka dalë si institucion shumë i mirë në botë dhe ne dëshirojmë që jo vetëm UBT por edhe Kosova ta përdor këtë potencial për një nivel të ngritjes së cilësisë”, tha ai.
Rektori i UBT-së thotë se “Teknologjia virtuale mund të përdoret në të gjitha fushat në mjekësi energji edhe në bujqësi dhe pjesën e sigurisë. Faktikisht aplikohe tme sukses në shuëm fusha të jetës dhe në kuadër të kësaj teknologjie janë të inkuadruar kompanitë më të mëdha në botë që quhet virtualizim”.
Rektori Hajrizi shtoi se brezi i ardhshëm do të jetë i gatshëm të përvetësojë këtë teknologji të re, e cila do të përmirësojë cilësinë e mësimit në distancë./Ekonomiaonline
Teknologji
OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike
Published
2 weeks agoon
March 4, 2026By
UBTNews
OpenAI ka njoftuar ndryshime në marrëveshjen që kishte lidhur me qeverinë amerikane për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione të klasifikuara ushtarake, pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit dhe publikimi i marrëveshjes fillestare.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se marrëveshja do të përfshijë gjuhë që ndalon shprehimisht përdorimin e sistemeve të kompanisë për mbikëqyrje të brendshme ndaj shtetasve amerikanë. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë që agjencitë e inteligjencës, si NSA, nuk do të mund të përdorin sistemet e OpenAI pa modifikime të mëtejshme të kontratës.
Marrëveshja fillestare kishte nxitur debate pasi rivalja e OpenAI, Anthropic, u përplas me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e modelit të saj Claude për mbikëqyrje masive dhe armë autonome. OpenAI pranoi se nxituan me njoftimin e së premtes, duke e cilësuar atë “opportunist dhe të nxituar”.
Reagimet e përdoruesve ishin të menjëhershme: sipas Sensor Tower, numri i çinstalimeve të ChatGPT u rrit 200% nga norma e zakonshme që nga momenti i njoftimit. Ndërkohë, modeli Claude i Anthropics u radhit në vendin e parë në App Store të Apple.
AI përdoret nga ushtria për të thjeshtuar logjistikën dhe përpunuar shpejt informacion të madh. Shtetet si SHBA, Ukraina dhe NATO përdorin teknologji të Palantir për inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione ushtarake, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore mbi vendimet e AI-së.
Profesoresha Mariarosaria Taddeo nga Universiteti i Oksfordit paralajmëroi se largimi i Anthropics nga Pentagoni do të lërë një “mungesë të aktorit më të kujdesshëm për sigurinë” në përdorimin e AI-së për qëllime ushtarake, duke e konsideruar këtë një problem serioz.
Ky lajm tregon tensionin dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake dhe kontrollin e saj nga qeveritë dhe kompanitë private. /BBC/
Teknologji
Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion
Published
1 month agoon
February 10, 2026By
UBTNEWS
Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.
Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.
Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.
Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild
Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.
Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.
Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.
Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/
Teknologji
TikTok nënshkruan marrëveshje për ndarjen e aseteve në ShBA
Published
3 months agoon
December 19, 2025By
UBTnews
TikTok ka nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të ndarë asetet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të krijuar një entitet të ri të përbashkët, të kontrolluar kryesisht nga investitorë amerikanë.
Lajmi u konfirmua nga CEO i TikTok, Shou Chew, në një memo drejtuar punonjësve të enjten, e siguruar nga CNN. Edhe pse transaksioni nuk është finalizuar ende, marrëveshja e çon platformën një hap më afër sigurimit të së ardhmes së saj afatgjatë në tregun amerikan.

Ky zhvillim vjen pas një ligji të miratuar vitin e kaluar, i cili kërkonte që TikTok në ShBA të shkëputej nga kompania mëmë kineze ByteDance, ose përndryshe të përballej me ndalim. Presidenti Trump e ka shtyrë zbatimin e ligjit disa herë, duke favorizuar një marrëveshje që do ta kalonte kontrollin e aplikacionit në duar amerikane.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshje me investitorët për krijimin e një sipërmarrjeje të re të përbashkët TikTok në ShBA, duke u mundësuar mbi 170 milionë amerikanëve të vazhdojnë të zbulojnë një botë me mundësi të pafundme,” shkroi Chew në memo.
Sipas marrëveshjes, 50% e entitetit të ri do të jetë në pronësi të një konsorciumi investitorësh që përfshin Oracle, Silver Lake dhe MGX, një firmë investimesh e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 30% do të zotërohet nga bashkëpunëtorë të investitorëve ekzistues të ByteDance, ndërsa 19.9% do të mbetet në pronësi të vetë ByteDance.
Chew theksoi se ka ende hapa për t’u përfunduar, por palët synojnë finalizimin e marrëveshjes deri më 22 janar 2026. ByteDance dhe TikTok tashmë kanë rënë dakord për kushtet kryesore të transaksionit.
Administrata Trump njoftoi në shtator se kishte arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e kontrollit të operacioneve amerikane të TikTok te investitorë kryesisht amerikanë. Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e cilëson marrëveshjen si një “shitje të kualifikuar” dhe shtyu zbatimin e ndalimit për 120 ditë.
Sipas ligjit amerikan, i cili teknikisht hyri në fuqi në janar, TikTok do të ndalohej nëse ByteDance nuk shiste rreth 80% të aseteve të saj në ShBA investitorëve jo-kinezë.
Entiteti i ri amerikan do të ritrajojë algoritmin e TikTok mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë, ndërsa Oracle do të mbikëqyrë ruajtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike. Gjithashtu, ndërmarrja e re do të jetë përgjegjëse për moderimin e përmbajtjes për përdoruesit në ShBA. Megjithatë, ByteDance pritet të vazhdojë të menaxhojë tregtinë elektronike, reklamimin dhe marketingun global të platformës.
Marrëveshja do të kërkojë gjithashtu miratimin e qeverisë kineze, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa Trump ka deklaruar se Presidenti kinez Xi Jinping është dakord me marrëveshjen, Pekini ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke theksuar se pozicioni i Kinës për çështjen e TikTok mbetet “i qartë dhe konsistent”./CNN/UBTnews
Teknologji
OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh
Published
3 months agoon
December 17, 2025By
UBT News
Kompanitë e teknologjisë po avancojnë me shpejtësi në fushën e inteligjencës artificiale, dhe OpenAI sapo ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh të quajtur ChatGPT Images.
Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të imazheve me anë të inteligjencës artificiale, duke u mundësuar përdoruesve të shprehin kreativitetin e tyre në mënyra të reja dhe më të avancuara.
Sipas deklaratave, ky gjenerator është katër herë më i shpejtë se versionet e mëparshme, ndjek udhëzimet që përdoruesit japin dhe bën më pak gabime në detaje.
Ky përmirësim teknik e bën procesin e krijimit të imazheve më të saktë, më efikas dhe më të kënaqshëm për përdoruesit, duke lehtësuar punën kreative dhe duke reduktuar nevojën për redaktime të mëvonshme.
Sam Altman, CEO i OpenAI, kishte paralajmëruar prezantimin e këtij modeli më parë dhe e përshkroi atë si një “model argëtues”, duke lënë të kuptohet se përdoruesit mund të presin një përvojë interaktive dhe kreative.
Krijimi i imazheve me cilësi të lartë bëhet i thjeshtë: mjafton të japësh komandat e duhura, dhe inteligjenca artificiale punon për të gjeneruar rezultatin në mënyrë të shpejtë dhe të saktë. ChatGPT Images synon të thjeshtojë procesin e krijimit të imazheve e të ofrojë një eksperiencë më të shpejtë, më të saktë dhe më argëtuese për përdoruesit.
Përveç përdorimit personal, ky mjet ka ndikim edhe në fusha të ndryshme profesionale, si dizajni grafik, marketingu, arsimi dhe krijimi i përmbajtjes digjitale, duke e bërë AI një partner të dobishëm për inovacion dhe krijimtari. /A.Z/UBT News/
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 15 mars, nga viti 1993-1999
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 14 mars, nga viti 1993-1999
Musa Sabedini: Gazetaria hulumtuese mbetet një nga shtyllat kryesore të profesionit të gazetarit
Trump: Putini ‘mund’ të jetë duke e ndihmuar Iranin
PDK i përgjigjet Kurtit: Së pari vendimi i Kushtetueses
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe trajneret femra
Kombëtarja U17 vazhdon përgatitjet për kualifikimet e Evropianit 2027
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Takohemi “një orë pas” verdiktit të Kushtetueses
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
