Lajmet nga UBT

UBT dhe Sam Houston State University nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, nderohet Major Gjeneral David P. Glaser

Published

on

Në një ceremoni solemne të mbajtur në UBT, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe Sam Houston State University, duke hapur horizonte të reja për shkëmbime akademike, projekte kërkimore dhe zhvillime inovative. Marrëveshja përfaqëson një angazhim të përbashkët për të promovuar cilësinë në arsim, lidershipin dhe ndërtimin e ekosistemeve të qëndrueshme në fushën e arsimit të lartë.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, UBT nderoi me çmimin më të lartë institucional Major Gjeneral David P. Glaser, një figurë emblematike në lidershipin ushtarak dhe mbrojtjen e vlerave të paqes dhe sigurisë. Gjeneral Glaser ka një karrierë të jashtëzakonshme, duke shërbyer në pozita kyçe si Provost Marshal General of the Army dhe Komandant i U.S. Army Criminal Investigation Command, ku ai ka dëshmuar përkushtim dhe integritet të pashoq në misionet ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare për fuqizimin e edukimit dhe ndërtimin e urave të reja mes institucioneve prestigjioze si UBT dhe Sam Houston State University. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Gjeneral Glaser në promovimin e vlerave universale të drejtësisë, sigurisë dhe bashkëpunimit global.

Sot, ndërsa nderojmë me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”, një vlerësim që i jepet personaliteteve të shquara për arritje të jashtëzakonshme dhe kontribut të spikatur, sikurse është Gjeneral Major David P. Glaser, ne japim respekt dhe mirënjohje për rolin e tij të pashoq në shërbim të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky çmim simbolizon njohjen e përkushtimit të tij të palodhur dhe frymëzimit që ai ka dhënë për breza të tërë liderësh dhe profesionistësh, duke ndikuar jo vetëm në përmirësimin e standardeve të lidershipit, por edhe në avancimin e vlerave humane që forcojnë lidhjet mes kombeve dhe institucioneve globale”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Gjeneral Glaser, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e Kosovës gjatë periudhave të vështira, u shpreh mirënjohës për këtë vlerësim, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të drejtë.

Major General David P. Glaser, një figurë e njohur për angazhimin e tij ndërkombëtar, pranoi me nder çmimin “Honor Degree Leadership Excellence Award” të dhënë nga UBT. Në një fjalim pas marrjes së çmimit, Glaser shprehu mirënjohjen e tij për këtë nder dhe theksoi rëndësinë e angazhimit për paqe dhe stabilitet global.

Jam shumë i nderuar për këtë njohje dhe është një kënaqësi e vërtetë të jem përsëri në Kosovë. Herën e fundit që kam qenë këtu ishte në vitin 2002, dhe është jashtëzakonisht emocionuese të shoh se si ky vend ka arritur të transformohet dhe të bëhet diçka speciale dhe unike,” u shpreh Glaser.

Ai theksoi se gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të mbështesë shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Gjermaninë për katër vjet, si dhe të angazhohet në misione paqeje në Ballkan. “Të ndihmosh njerëzit është ajo që ka rëndësi. Ky angazhim ndryshon jetët tona dhe është thelbësor për të siguruar paqe dhe stabilitet,” shtoi ai.

Në fund, Glaser falënderoi UBT për këtë nder dhe e pranoi çmimin me shumë mirënjohje, duke theksuar se ky moment përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në lidhjen e tij me Kosovën dhe me përpjekjet globale për një botë më të drejtë e të sigurt.

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, Dekanja e Fakultetit të Sam Houston University shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësimin për bashkëpunimin ndërinstitucional. Ajo tha:

Faleminderit shumë për pritjen e ngrohtë. Është një nder i madh të takoj Rektorin Edmond Hajrizi. Ai është një vizionar, më shumë vizionar sesa e kisha kuptuar thjesht duke parë faqen tuaj të internetit. Pra, faleminderit për mirëseardhjen dhe urime, David.

Dekanja gjithashtu theksoi rëndësinë e njohjes së punës së David Glazier: “Faleminderit për njohjen e gjithë punës që ka bërë David Glazier. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përpjekjet për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.

Marrëveshja e nënshkruar dhe ceremonia e nderimit shënojnë një moment historik për UBT-në, duke forcuar rolin e saj si një lider në arsimin e lartë në rajon dhe përtej tij. Me këtë bashkëpunim, UBT dhe Sam Houston State University synojnë të krijojnë mundësi të reja për studentët, profesorët dhe komunitetet që përfaqësojnë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e shoqërisë./UBTNEWS/

Vendi

Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria

Published

on

By

Në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit Urban, studentët e vitit të dytë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë zhvilluar një vizitë studimore në lagjen Kalabria në Prishtinë, së bashku me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska.

Vizita në terren kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë të hapësirës urbane, si hap fillestar drejt analizës së gjendjes ekzistuese. Kjo analizë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e detyrave semestrale të studentëve në këtë lëndë.

Përmes kësaj përvoje praktike, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre duke lidhur aspektet teorike me realitetin urban, si dhe të zhvillojnë një qasje kritike ndaj organizimit dhe funksionimit të hapësirës në qytet.

Vizita u realizua në bashkëpunim me profesoreshën Elvida Sahatqiu Pallaska dhe asistentët Gazmend Uka dhe Agnesa Thaqi, të cilët udhëhoqën studentët gjatë procesit të vëzhgimit dhe analizës në terren.

Continue Reading

Lajmet

Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së

Published

on

By

Misioni i Fakultetit të TurizmitUBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.

Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.

UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.

Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.

Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.

Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.

Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.

Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.

Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.

Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e Mekatronikës në UBT përfitojnë përvojë praktike në teknologjitë më të avancuara në ITP Prizren

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës në UBT vazhdon të dëshmojë qasjen e tij moderne dhe të orientuar drejt praktikës, duke organizuar aktivitete që i lidhin studentët drejtpërdrejt me industrinë dhe teknologjitë më të avancuara.

Në këtë kuadër, studentët e vitit të tretë realizuan një vizitë studimore në qendrën ITP në Prizren, të udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Betim Shabani dhe Ass. Ylli Rexhaj, MSc Cand., ku patën mundësinë të njihen nga afër me proceset më të reja të prodhimit dhe inovacionit teknologjik.

Gjatë vizitës, studentët u njohën në mënyrë të detajuar me teknologjinë e printimit 3D, duke ndjekur të gjithë ciklin e zhvillimit, nga skanimi dhe modelimi digjital i objekteve, deri te realizimi i tyre fizik dhe procesi i post-procesimit si fazë përfundimtare.

Kjo eksperiencë praktike përfaqëson një nga elementet kyçe të programit të Mekatronikës në UBT, i cili është i ndërtuar mbi ndërthurjen e teorisë me praktikën, duke përgatitur studentët për sfidat reale të industrisë moderne.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT synon të zhvillojë te studentët aftësi konkrete profesionale, mendim inovativ dhe gatishmëri për tregun e punës, duke e bërë programin e Mekatronikës një nga drejtimet më atraktive dhe të kërkuara për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në teknologji, automatizim dhe industri të avancuara.

Vizita në ITP Prizren është vetëm një nga shumë aktivitetet praktike që organizohen në kuadër të këtij programi, duke e pozicionuar UBT-në si një institucion lider në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes në fushën e mekatronikës dhe teknologjisë.

Continue Reading

Lajmet

Studentet e masterit në Psikologji në UBT, Shqipe Shala dhe Drenusha Krasniqi mbajnë ligjëratë mbi autizmin

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ndërgjegjësuese, studentet e programit master në psikologji, Shqipe Shala dhe Drenusha Krasniqi, mbajtën një ligjëratë tematike mbi çrregullimin e spektrit të autizmit.

Ligjërata u fokusua në prezantimin e koncepteve bazë mbi autizmin, duke përfshirë karakteristikat kryesore, shenjat e hershme të identifikimit dhe sfidat që shoqërojnë këtë çrregullim në aspektin e zhvillimit dhe ndërveprimit social. Një rëndësi e veçantë iu kushtua ndërhyrjes së hershme dhe rolit të saj në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat në spektrin e autizmit.

Gjatë prezantimit u trajtuan gjithashtu aspektet praktike të mbështetjes, duke përfshirë qasjet bashkëkohore në punën me fëmijët me autizëm, si dhe roli i familjes, institucioneve arsimore dhe profesionistëve në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës.

Ky aktivitet synoi të kontribuojë në rritjen e vetëdijes dhe njohurive profesionale mbi autizmin, si dhe të nxisë një qasje më të ndjeshme dhe mbështetëse ndaj personave me këtë çrregullim në shoqëri.

Ligjërata u vlerësua pozitivisht nga pjesëmarrësit, duke reflektuar interesin dhe rëndësinë e trajtimit të temave të tilla në kuadër të formimit akademik dhe profesional.

Continue Reading

Të kërkuara