Lajmet

UBT bashkëpunim me YTÜ Technopark, qendrën më të madhe teknologjike në Stamboll

Rektori Hajrizi dhe Prof. Dr Bahri Şahin ranë dakord për bashkëpunim.

Published

on

Në kuadër të vizitës në Turqi, Rektori i UBT-së, Prof.Dr.Edmond Hajrizi, vizitoi edhe parkun e zhvillimit teknologjik – YTÜ Technopark, ku u prit nga Kryetari i Bordit Drejtues, Prof. Dr Bahri Şahin.

Në rrugën e modelit universitar sipërmarrës të shekullit të 21-të, Universiteti Teknik Yildiz, në vitin 2003, themeloi Teknoparkun me vizionin për t’u bërë një qendër ndërkombëtare e bashkëpunimi ku idetë e reja shndërrohen në rezultate inovative.

Rektori Hajrizi dhe Prof. Dr Bahri Şahin ranë dakord për bashkëpunim ndërmjet YTÜ Technopark në Stamboll dhe Parkut Shkencor dhe Teknologjik të UBT-së në fushën e Start Ups, bashkëpunimit të përbashkët me industrinë si dhe sjelljen e investimeve te huaja në parqet respektive.

YTÜ Technopark ka një hapësirë prej 148.000 m2, brenda të cilit janë akomoduara 330 kompani kërkimi dhe zhvillimi, 111 inkubatorë biznesi me më shumë se 8,000 punonjës të kualifikuar në fushën e kërkimit dhe zhvillimit si; softuer, teknologji informacioni dhe komunikimi, telekomunikacion, elektronikë, farmaceutikë, makineri dhe pajisje, hapësirë ajrore, energji, mbrojtje, ndërtim, ushqim etj.

Parku Shkencor dhe Tekologjik i UBT-së, po ashtu, është i pajisur me teknologjinë e së ardhmes, Qendren e Teknologjisë 5G, Qendrën e Realitetit Virtual “EON Reality, Augmented and Virtual Center”, mbi 150 laboratorë të ndryshëm shkencor e kërkimor, inkubatorin e biznesit, qendren e Star Up-ve, atë të inovacionit, transferit teknologjik si dhe qendrat tjera për një mbështetje moderne të ndërmarrësisë, shkencës, teknologjisë dhe inivacionit.

Në parkun e UBT-së, gjithashtu, janë të vendosura rreth 100 Spin-offs të fushave të ndryshme të jetës. Parku i UBT-së është i vetmi i këtij lloji në rajonin tonë.

Të dyja këto parqe teknologjike janë anëtare të asosacionit ndërkombëtare për parqe shkencore dhe teknologjike – IASP.

Vendi

Shiroka Pula me mesazh për NATO-n: Synimi ynë, ushtarët e Kosovës krah për krah me aleatët

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga synimet kryesore strategjike të vendit. Gjatë ceremonisë së shënimit të 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), ajo deklaroi se ambicia e Kosovës është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në mënyrë që ushtarët kosovarë të shërbejnë një ditë krah për krah me ata të vendeve aleate.

Duke rikujtuar rolin vendimtar të Aleancës në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye, presidentja theksoi se NATO zë një vend të veçantë në historinë e Kosovës dhe mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së saj.

Shiroka Pula vlerësoi lart mbështetjen që NALT-i ka ofruar gjatë kësaj dekade për Ministrinë e Mbrojtjes, FSK-në dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Sipas saj, kjo ndihmë ka ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e strukturave institucionale, mbikëqyrjen demokratike dhe avancimin e menaxhimit të emergjencave.

Në përmbyllje të ceremonisë, presidentja falënderoi gjeneralin Thomas Schulte-Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të Kosovës, duke i uruar me rastin e 10-vjetorit të themelimit. /E.A/

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama reagon për anulimin e takimit për “Prishtina 2030”

Published

on

By

Anulimi i takimit të planifikuar në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka nxitur reagime në Kosovë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është anuluar për shkak të mungesës së përgjigjeve, obligimeve të papërmbushura dhe moskonfirmimit të delegacionit brenda afatit të caktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin për rrezikun që kjo situatë paraqet për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë më 2030, duke e cilësuar anulimin si një skandal dhe duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

D.L

Continue Reading

Vendi

Vdes një 26-vjeçare në Prizren, gjendja iu përkeqësua papritur gjatë intervistimit në Polici

Published

on

By

Një 26-vjeçare me inicialet B. H. ka humbur jetën në orët e para të së hënës në Prizren, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar papritur gjatë intervistimit nga hetuesit policorë.

Sipas të dhënave fillestare, e reja po intervistohej nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kur i është keqësuar gjendja. Pas kërkimit të ndihmës, ekipi i urgjencës i ka dhënë trajtimin e parë mjekësor dhe e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Megjithatë, ajo ka ndërruar jetë pak minuta pas pranimit në spital, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 01:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë rajonale të hetimeve dhe kriminalistika për të dokumentuar rastin. Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Heshtja”: Goditet grupi kriminal i kokainës në Prishtinë, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen mbi 300 mijë euro drogë e asete

Published

on

By

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori Qendror, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka goditur një grup të organizuar kriminal që dyshohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës. Operacioni i gjerë policor, i koduar “Heshtja”, është realizuar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, pas një hetimi të gjatë të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore.

Sipas Policisë, hetimet kanë zbardhur funksionimin e këtij grupi me strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike, duke nisur nga personat e dyshuar në nivel drejtues e deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë. Gjatë aksionit antidrogë – të asistuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, patrullat policore të kryeqytetit, Njësia e Forenzikës dhe Njësia K9 – janë bastisur disa lokacione, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Në cilësi të provave materiale, gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar: Rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi të tjera të dyshuara të marihuanës, një substancë e panjohur dhe tableta të dyshuara të ekstazisë; Rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme (euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptarë); Gjashtë vetura të markave luksoze dhe të ndryshme, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan; Ora luksoze të markave Rolex dhe Franck Muller, si dhe stoli të çmuara; Një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e narkotikëve; Telefona mobilë, pajisje elektronike, të komunikimit dhe të vëzhgimit, si dhe dokumente e shënime të ndryshme.

Bazuar në çmimin e tregut të rrugës, vetëm sasia e kokainës së sekuestruar vlerësohet rreth 111 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Policia e Kosovës ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe goditjen e grupeve kriminale në të gjitha nivelet, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara