Kronikë e zezë

U shqiptuan 357 tiketa për qytetarët që s’i respektuan masat antiCOVID në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt gjatë vikendit ka shqiptuar 357 tiketa për qytetarët që s’i respektuan masat antiCOVID.

“Këto masa janë respektuar nga shumica qytetarëve, fale ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së./UBTNews

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për bixhoz në Malishevë

Published

on

By

Polica e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, njofton se janë arrestuar pesë persona në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz.

Gjatë aksionit të policisë të zhvilluar rreth orës 20:55, brenda një lokali janë gjetur dhe sekuestruar edhe disa aparate të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Në Prishtinë, Lipjan dhe Gjakovë gjatë ditës së djeshme janë raportuar tri raste për dhunë në familje, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Incidenti i parë u shënua në Prishtinë rreth mesditës, ku një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës dhe kanosjes nga një i dyshuar mashkull, rast ky që pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në Lipjan, ku pas një mosmarrëveshjeje mes një burri dhe një gruaje, policia ka iniciuar rastin në rrugë ligjore pa masa ndalimi.

Ndërkohë në Gjakovë gjatë orëve të vona të mbrëmjes, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra.

Viktimat në Gjakovë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen substanca narkotike në tri lokacione në Prishtinë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar tri operacione të ndara që kanë rezultuar me arrestimin e tre personave për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Rasti i parë u regjistrua në rrugën “Enver Maloku”, ku rreth orës 11:15 gjatë kontrollit rutinë një të dyshuari iu gjetën 6 gramë substancë narkotike, ndërsa pak më vonë, në rrugën “Taulantia”, u shoqërua një tjetër person pasi iu sekuestruan mbi 7 gramë të njëjtës substancë.

Aksionet policore në kryeqytet vazhduan edhe në orët e mbrëmjes në rrugën “Metush Krasniqi”, ku u ndalua një person i tretë me një sasi prej 0.9 gramësh narkotikë.

Për të tria rastet është njoftuar prokurori kompetent, me vendim të të cilit të dyshuarit janë liruar, ndërsa procedurat ndaj tyre do të vazhdojnë në rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim pas përleshjes me armë në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, është përleshur fizikisht dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku si pasojë e përleshjes, dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore.

I dyshuari, pas marrjes së tretmanit mjekësor, është liruar për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa viktima ka mbetur në spital për kurim të mëtejshëm.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar një pistoletë me gaz, një karikator dhe gjithsej 20 fishekë me gaz, dhjetë prej të cilëve u gjetën në çantën e të dyshuarit, si dhe tri gëzhoja.

Rasti po trajtohet si “Vrasje në tentativë” dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara