Lajmet

​U ndalua për katër orë nga policia serbe, lirohet Stojkoviq

Lidhur me këtë ka shkruar drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu.

Published

on

Policia e Serbisë ka ndaluar sot avokatin Cedomir Stojkoviq, i cili qëndroi në Kosovë për të bërë homazhe te varri i shtatëvjeçares Blerina Jashari, në Prekaz. I njëjti është liruar pas katër orë ndalimi. Lidhur me këtë ka shkruar drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu.

Ky veprim i Stojkoviqit erdhi pas torturave që BIA serbe ia bëri politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq, pasi i njëjti kishte bërë homazhe në Prekaz.

Stojkoviq sot kishte shkruar lidhur me kthimin e tij në Serbi, ku kishte thënë mes tjerash se Policia e Serbisë do ta ketë mundësinë që ta arrestojë.

Lajmet

Profesori Alfred Marleku dhe studenti Valon Ismaili publikojnë studim shkencor mbi rivalitetin narrativ në raportet Kosovë–Serbi

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Prof. Dr. Alfred Marleku dhe studenti Valon Ismaili kanë publikuar artikullin më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare New Perspectives, e cila botohet nga SAGE Journals nën mbikëqyrjen e Institute of International Relations në Pragë.

Duke u mbështetur në literaturën politikës së kujtesës dhe të rivalitetit mimetik, artikulli me titull “Contesting legitimacy through memory: Mimetic rivalry and Serbian elite discourse in the Kosovo–Serbia dispute” shqyrton dy zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet Kosovë–Serbi: tërheqjen e koordinuar të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës në vitin 2022 dhe sulmin në Banjskë në vitin 2023. Përmes një qasje metodologjike cilësore dhe analize të diskursit, artikulli shqyrton se në çfarë mënyre elitat politike serbe janë përfshirë në rivalitet mimetik që nga viti 2022 duke përvetësuar repertorin simbolik dhe narrativ të lidhura historikisht me rezistencën e shqiptarëve të Kosovës.

Artikulli argumenton se këto dy kriza nuk duhet të kuptohen si episode të izoluara, por si momente të ndërlidhura brenda një strategjie më të gjerë të elitave politike serbe për përvetësimin e narrativave historikisht të lidhura me rezistencën shqiptare të Kosovës. Në këtë kuptim, artikulli tregon se elitat serbe kanë riprodhuar në mënyrë selektive elemente të narrativës së luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, me qëllim që serbët e Kosovës të paraqiten si komunitet i kërcënuar, rezistenca e të cilit konsiderohet moralisht e justifikuar.

Ky artikull përbën një kontribut të rëndësishëm në literaturën mbi politikën e kujtesës, rivalitetin mimetik, ndërtimin e legjitimitetit politik dhe proceset e paqes në kontekstin e raporteve Kosovë–Serbi. Studimi thekson se konkurrenca simbolike dhe përvetësimi i narrativave historike mund të thellojnë antagonizmat, të dobësojnë procesin e normalizimit dhe të pengojnë përpjekjet për ndërtimin e paqes.

Artikulli mund të lexohet në: https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/2336825X261456645

Continue Reading

Lajmet

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, theksohen sfidat globale dhe organizohet aktivitet në Prishtinë

Published

on

Sot shënohet 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar promovimit të të drejtave, mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në mbarë botën.

Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për garantimin e të drejtave të fëmijëve, të cilat u forcuan me Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve të vitit 1959 dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës të miratuar nga OKB në vitin 1989.

Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë ende nuk kanë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Në shumë vende të botës, vazhdojnë të raportohen edhe raste të martesave të hershme të vajzave, një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shkeljen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Në kuadër të kësaj dite, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën ETEA ka organizuar aktivitetin publik me titull “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, i cili synon të hapë diskutim mbi sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve në institucionet arsimore.

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Published

on

Në Vushtrri, më 31 maj 2026 rreth orës 18:50, është raportuar një rast i sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa njësiti policor ishte duke rregulluar dhe drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturë nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor. Ai fillimisht ka ofenduar policin dhe më pas ka goditur me automjet zyrtarin policor mashkull kosovar.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe hetimet janë në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut për veshje të paautorizuar të uniformës së Policisë së Kosovës

Published

on

By

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se kishte veshur pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës pa qenë pjesëtar i këtij institucioni.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar tri veshje që i përkisnin Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Continue Reading

Të kërkuara