Sport

U mposht nga Spanja, Mancini: Gabime të tilla nuk bëhen në këto nivele

“Bonucci duhet të bënte kujdes pas të verdhit të parë, s’duhet të protestonte”.

Published

on

“I tillë është futbolli. Shpesh episode të caktuara të kushtojnë. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar 1-1”.

Kështu e analizoi trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini, humbjen e Italisë në gjysmëfinale kundër Spanjës. “Të vjen keq sepse nuk mund të bëhen gabime të tilla në këto nivele. Bonucci duhet të bënte kujdes pas të verdhit të parë, s’duhet të protestonte. Ndërsa për vërshëllimat ndaj Donnarummas, më vjen akoma edhe më shumë keq. Po luante me Italinë, jo me klubet. Tifozët duhet t’i kursenin ato për një herë tjetër, ndoshta kur PSG të vij në Milano”.

Trajneri i Spanjë, ndërkohë Luis Enrique, duke i gëzuar suksesit, e cilësoi ndeshjen shumë të bukur, mes dy rivalësh të mëdhenj që shfaqën më të mirën në fushë. “Edhe njëherë krijuam shumë raste dhe bëmë presing të lartë. Fakti që morëm edhe rezultat na bën të lumtur. Italia herët ose vonë do të humbte. Këtë i bëri të ditur skuadrës edhe psikologu i përfaqësueses. Gavi është e tashmja dhe e ardhmja e kombëtares. Cilëndo skuadër që do të gjejmë në finale, Francën apo Belgjikën, do përpiqemi ta vëmë në vështirësi për të fituar trofeun”.

Continue Reading

Sport

Tri superndeshje në Botëror, sot në aksion Anglia, Belgjika dhe SHBA-ja

Published

on

By

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës vazhdon edhe sot me tri ndeshje që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Programi hapet në orën 18:00, kur Anglia do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në kërkim të një vendi në fazën tjetër të garës.

Në mbrëmje, nga ora 22:00, Belgjika do të luajë ndaj Senegalit në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar.

Ndeshja e fundit e ditës zhvillohet pas mesnate, me orën e Kosovës. Në orën 02:00, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Bosnje dhe Hercegovinën për biletën e radhës në fazën tjetër të Botërorit.

Të tria sfidat pritet të ofrojnë spektakël, pasi ekipet synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut më të madh të futbollit botëror.

D.L

Continue Reading

Sport

Meksika mposht Ekuadorin dhe i jep fund pritjes 40-vjeçare në fazën eliminatore të Botërorit

Published

on

By

Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Ekuadorin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Julian Quiñones zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, ndërsa Raúl Jiménez dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të, duke i siguruar Meksikës një fitore historike.

Ky është suksesi i parë i meksikanëve në fazën eliminatore të një Botërori pas plot 40 vjetësh. Fitorja e fundit në raundet nokaut datonte nga Botërori i vitit 1986, kur Meksika kishte mposhtur Bullgarinë në 1/8 e finales.

Nga viti 1994 deri në vitin 2018, Meksika u eliminua shtatë herë radhazi pikërisht në fazën e 1/8 së finales, ndërsa në Botërorin e Katarit më 2022 nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, gjë që ndodhi për herë të parë që nga viti 1978.

Me fitoren ndaj Ekuadorit, Meksika vazhdon formën mbresëlënëse, duke regjistruar suksesin e 12-të radhazi në të gjitha garat.

Ndeshja nisi një orë më vonë se ishte paraparë për shkak të një stuhie, duke u bërë vetëm sfida e dytë e këtij Botërori që u ndikua nga kushtet atmosferike.

D.L

Continue Reading

Sport

Haaland: Kjo është histori, Norvegjia realizoi ëndrrën e Botërorit

Published

on

By

Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, nuk e fshehu emocionin pas fitores 2:1 ndaj Bregut të Fildishtë, sukses që i siguroi përfaqësueses norvegjeze kualifikimin historik në 1/8 e finales të Kupës së Botës.

Haaland ishte vendimtar, duke shënuar golin e fitores në minutën e 86-të dhe duke e dërguar Norvegjinë për herë të parë në histori në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

“Kjo është e pabesueshme, kjo është histori”, deklaroi Haaland pas ndeshjes.

Edhe Antonio Nusa, autor i golit të parë të Norvegjisë dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, e cilësoi arritjen si një moment të veçantë.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë mirënjohës që jam këtu dhe që e kam ndihmuar Norvegjinë të shkruajë historinë”, u shpreh Nusa.

Përzgjedhësi i Norvegjisë, Ståle Solbakken, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, por njëkohësisht pranoi se përballja ishte shumë e vështirë.

“Në përgjithësi ishte një fitore e merituar. Megjithatë, kam keqardhje për trajnerin e tyre, sepse dallimi ishte shumë i vogël. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë kjo arritje”, tha Solbakken.

Ai pati fjalë vlerësimi edhe për Bregun e Fildishtë, duke theksuar se përfaqësuesja afrikane dominoi në disa duele fizike dhe e vështirësoi maksimalisht ndeshjen.

Antonio Nusa kishte kaluar Norvegjinë në epërsi me një supergol në minutën e 39-të, ndërsa Amad Diallo barazoi shifrat në minutën e 74-të. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Haaland realizoi golin vendimtar në minutën e 86-të, duke i dhënë Norvegjisë një fitore historike.

Me këtë gol, sulmuesi i Manchester Cityt arriti në kuotën e pesë golave në këtë Botëror, vetëm një më pak se Lionel Messi, që kryeson listën e golashënuesve me gjashtë.

Në minutat shtesë, Bregu i Fildishtë ishte pranë barazimit, por portieri Ørjan Nyland bëri një pritje vendimtare ndaj goditjes së Diallos, duke ruajtur avantazhin e norvegjezëve.

Në 1/8 e finales të Kupës së Botës, Norvegjia do të përballet me Brazilin më 5 korrik, në një tjetër sfidë historike për skandinavët.

D.L

Continue Reading

Sport

Mbappe në superformë, Franca e mposht Suedinë 3:0 në Botëror

Published

on

By

Franca ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës pasi mposhti bindshëm Suedinë me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në natën mes të martës dhe të mërkurës.

Ylli francez Kylian Mbappe ishte sërish vendimtar, duke realizuar dy gola, ndërsa Bradley Barcola vulosi fitoren me golin e tretë. Ousmane Dembele asistoi në golin e parë të Mbappes, ndërsa Michael Olise kontribuoi me asistime në dy golat e tjerë.

Me këtë paraqitje, Mbappe ka arritur në kuotën e gjashtë golave në këtë edicion të Botërorit, duke ndarë vendin e parë në listën e golashënuesve me Lionel Messin. Në total, sulmuesi francez ka shënuar 18 gola në Kampionatet Botërore, vetëm një më pak se rekordi prej 19 golash i Messit.

Franca konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për triumfin në Kupën e Botës dhe në fazën e 1/8 së finales do të përballet me Paraguain.

D,L

Continue Reading

Të kërkuara