Sport

Bonucci kërkon falje për kartonin e kuq ndaj Spanjës

Ai mori kartonin e parë të verdhë për kundërshtim dhe të dytin për goditje me bërryl ndaj Sergio Busquets.

Published

on

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci ka reaguar në mediat sociale për t’u kërkuar falje tifozëve pas kartonit të tij të kuq në ndeshjen e Azzurrëve me Spanjën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Veteranit të Juventusit iu dhanë dy kartonë të verdhë në pjesën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës.

Bonucci mori kartonin e parë të verdhë për kundërshtim dhe të dytin për goditje të lehtë me bërryl të ngritur ndaj Sergio Busquets.

Spanja shënoi dy herë në pjesën e parë dhe goli i Lorenzo Pellegrinit në minutat e fundit të pjesës së dytë nuk ishte i mjaftueshëm që Azzurrët të arrinin një vend në finale dhe të zgjasnin serinë e tyre të pamposhtur përtej 37 ndeshjeve.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten time. Më falni dhe kërkoj falje. Por, kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”, ka shkruar Bonucci në Instagram.

Sport

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës.

Shabazz shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

Me një indeks vlerësimi prej 31, basketbollisti i Yllit u dallua si një nga lojtarët më efikasë të kësaj xhiroje, duke merituar çmimin MVP të javës.

D.L

Continue Reading

Sport

Xhemal Ibishi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Sulmuesi i Malishevës, Xhemal Ibishi, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës, duke fituar çmimin “Ylli i Javës”, të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

25-vjeçari ishte vendimtar në fitoren 1:0 të Malishevës ndaj kampiones në fuqi, Dritës, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

FFK-ja ka vlerësuar paraqitjen e Ibishit, duke theksuar se përveç golit vendimtar, sulmuesi u dallua edhe për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë paraqitje, Ibishi ka merituar vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara