Bota

U arratis pasi abuzoi seksualisht me të mitur, arrestohet pastori

Published

on

Një pastor me ndikim filipinas, Apollo Quiboloy, është arrestuar pas një kërkimi dy-javor nga autoritetet në Filipine dhe SHBA për akuzat e rëndë të abuzimit seksual dhe trafikimit të fëmijëve. Quiboloy, i njohur për pretendimet e tij si “Biri i emëruar i Zotit” dhe lider i Mbretërisë së Jezu Krishtit (KOJC), u arrestua gjatë një bastisjeje në kompleksin e tij të madh të kishës, ku përpjekjet e policisë për arrestimin e tij rezultuan në vdekjen e një anëtari të kishës nga një atak në zemër.

Në vitin 2021, Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DD) akuzoi Quiboloy për trafikim seksual të fëmijëve, mashtrim, detyrim dhe kontrabandë me shuma të mëdha. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) raportoi se ai trafikonte vajza dhe gra nga Filipinet në SHBA, ku ato ishin të detyruara të kërkonin para për një bamirësi të rreme. Po ashtu, Quiboloy kishte kërkuar që asistentet e tij personale femra, të quajtura “baritore”, të angazhoheshin në marrëdhënie seksuale me të.

Quiboloy kishte pasur një pozicion të rëndësishëm në Filipine si këshilltar shpirtëror i ish-presidentit Rodrigo Duterte. Megjithatë, pas dorëheqjes së Duterte në qershor 2022, autoritetet filipinase e akuzuan atë për abuzim me fëmijë, abuzim seksual dhe trafikim njerëzor, duke lëshuar një urdhër arresti për të./UBTNews/

Bota

Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme, caktohet data

Published

on

By

Gjermania pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, pas arritjes së një marrëveshjeje të martën në mëngjes midis fraksioneve parlamentare të socialdemokratëve dhe konservatorëve të opozitës.

Data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet zyrtarisht nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, por kjo pritet të jetë një formalitet.

Qeveria gjermane ra pasi kancelari Olaf Scholz i socialdemokratëve shkarkoi ministrin e tij të financave, Christian Lindner, nga FDP, një parti pro-biznes.

Shkarkimi ishte rrjedhojë e një grindjeje të gjatë disa mujore lidhur me mënyrën e menaxhimit të deficitit buxhetor shumë miliardësh.

Scholz do t’i drejtohet parlamentit të mërkurën dhe pritet të shpallë së shpejti datën e votëbesimit të qeverisë, të cilën koalicioni i tij pritet ta humbasë, duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Votëbesimi në parlament mund të bëhet më 18 dhjetor.

Continue Reading

Bota

Trump zgjedh Elise Stefanik për ambasadore në OKB

Published

on

By

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur Elise Stefanik, për të shërbyer si ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Elise është një luftëtare e fortë dhe e mençur e Amerika e Para”, tha Trump përmes një deklarate më 11 nëntor.

Stefanik, 40-vjeçare, është një nga aleatët më besnikë të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishte një nga emrat që ishte diskutuar për kandidate për nënpresidente.

E lindur dhe e rritur në Nju Jork, Stefanik ka diplomuar në Harvard dhe ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte republikani, George W. Bush. Në administratën e Bushit ajo kishte punuar në këshillin për politika të brendshme dhe ishte shefe e stafit.

Më 2014, si 30-vjeçare ajo u bë gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres, duke përfaqësuar Nju Jorkun. Më vonë, ajo u bë gruaja më e re në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve.

Më herët, Stefanik njihej si një konservatore më e moderuar. Por, më pas ajo u afrua me Trumpin.

Për vite të tëra, ajo e ka pozicionuar veten si një prej aleatëve më besnikë të Trumpit në Kongres. Ajo e përkrahu atë për garën presidenciale të vitit 2024, edhe para se Trump të niste fushatën.

Ajo e ka mbrojtur presidentin e zgjedhur gjatë gjykimeve për shkarkim, po ashtu ka kundërshtuar paditë penale kundër tij./REL/

Continue Reading

Bota

​Rusia vazhdojnë të eksportojnë qymyr të vjedhur pavarësisht sanksioneve

Published

on

By

Pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, qymyri i vjedhur në rajonin e pushtuar përkohësisht të Luhanskut vazhdon të eksportohet në disa vende.

Këtë e ka bërë të ditur Grupi Lindor i të Drejtave të Njeriut në Facebook.

“Ndërmarrjet nga rajoni i pushtuar i Luhanskut, megjithë kufizimet e vendosura të eksportit, eksportojnë qymyr të minuar në Turqi, Indonezi, Egjipt, Algjeri dhe Uzbekistan. Kështu thuhet në raportet e shërbimit doganor të pushtimit rus”, thuhet në postim.

Gjithashtu, sipas raportimeve të pushtuesve, Kina, India, Letonia dhe Turqia janë importues të pajisjeve, mjeteve të transportit tokësor dhe pjesëve të tyre.

“Vlen të përmendet se qymyri dërgohet në vende të tjera sipas dokumenteve të tjera, kështu që vendet marrëse mund të mos e dinë se ku është nxjerrë”, tha Grupi Lindor i të Drejtave të Njeriut.

Raportet e mëparshme thanë se rusët planifikonin të eksportonin më shumë se 300 ton fara luledielli nga rajoni i pushtuar përkohësisht i Luhanskut.

Continue Reading

Bota

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kalifornia detyron të pastrehët të largohen

Published

on

By

Një vendim i muajit qershor i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara u hapi udhë autoriteteve në mbarë vendin të gjobisin dhe arrestojnë njerëzit që flenë në rrugë. Sipas Zërit të Amerikës, kjo masë po çon në një pastrim masiv të tendave të të pastrehëve në shumë qytete të Kalifornisë, përfshirë Los Anxhelosin.

Me burg, përpara se të përfundonte në një tendë në qendër të qytetit të Los Anxhelesit. Ai thotë se është tronditëse që Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po i lejon qytetet të ndalojnë njerëzit të flenë në hapësira publike.

E them tërë kohës, ata duan të na e bëjnë jetën edhe më të vështirë. Nëse s’kemi ku të shkojmë, s’kemi dhe kaq. Çfarë do të bëjnë? Nuk më intereson se çfarë thotë Gjykata e Lartë”, thotë General Dogon, i cili është i pastrehë.

Rreth një muaj pas vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë që autorizonte shtetet të arrestonin të pastrehët, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi institucionet shtetërore të pastrojnë rrugët. Kjo është mizore, thotë Pete White, drejtor i Rrjetit të Veprimit të Komunitetit në Los Anxhelesit, një organizatë në ndihmë të të varfërve.

Në një farë mënyre ata po thonë se nuk ka vend për të pastrehët. Pra po thonë se janë të gatshëm të investojnë më shumë para për policinë se sa për strehim. Ata po përpiqen të heqin përgjegjësinë nga kjo krizë sociale”, shprehet ai.

Organizata “Misioni për të Shpëtuar” u ka shërbyer personave të pastrehë në zonë për 130 vjet. Presidenti i përkohshëm i orgnanizatës, Jeff Hudson mbështet vendimin e Gjykatës së Lartë.

Continue Reading

Të kërkuara