Lajmet
Turqia vendos avionë luftarakë në Rumani për misionin e NATO-s
Misioni do të zgjasë deri më 31 mars 2024.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiKatër avionë luftarakë turq F-16 mbërritën në Rumani për të marrë pjesë në misionin e zgjeruar të sigurisë ajrore të NATO-s, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.
Një total prej 71 personash u dërguan gjithashtu në bazën ajrore të 86-të Borçea të Rumanisë, tha ministria në një deklaratë të mërkurën. Misioni do të zgjasë deri më 31 mars 2024.
“Falënderojmë popullin e Rumanisë për pritjen dhe i urojmë stafit tonë heroik sukses në detyrat e tyre”, shtoi ministria.
Siguria ajrore është një detyrë kolektive dhe përfshin praninë e vazhdueshme të avionëve luftarakë dhe ekuipazheve, të cilët janë të gatshëm të reagojnë shpejt ndaj shkeljeve të mundshme të hapësirës ajrore, sipas NATO-s.
Si pjesë e grupit të gjerë të masave të sigurimit të prezantuara pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në 2014, aleatët po ofrojnë mjete shtesë për të rritur sigurinë ajrore përgjatë kufijve lindorë të NATO-s./AA
Lajmet
LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
Published
1 minute agoon
December 26, 2024By
UBTNewsAnëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku aprovohet ankesa e Listës Serbe dhe hidhet poshtë vendimi i KQZ-së e cila kishte vendosur që këtë subjekt të mos e certifikojë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi thotë se nuk do të ankohen në Gjykatë Supreme, pasi mendojnë se do të jetë vendimi i njëjtë sikurse i PZAP-së.
Sipas tij, vendimi i PZAP-së të mërkurën, ishte “shumë formal pasi ai merr për bazë vetëm parimin se me letra është gjithçka në rregull” për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ne, dy kolegët që përfaqësojmë Lëvizjen Vetëvendosje në KQZ, kemi vendosur që mos të ankohemi si persona me interes juridik në këtë rast, pasi kemi votuar kundër. Ne mendojmë se edhe një vendim i Gjykatës Supreme do të jetë po kaq formal sikur ky i PZAP-së. Ne kemi parë vendimin e kemi lexuar dhe ai ka marrë parasysh vetëm disa aspekte formale, në kuptimin që njihet në Kosovë që me letra jemi gjithçka jemi në rregull”, thekson Kurteshi.
Ai vazhdon të insistojë se ka dëshmi dhe fakte të bollshme se Lista Serbe është” strofull e terrorizmit serb në Kosovë”, andaj, thotë ai, nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Bindja dhe qëndrimi jonë mbështetet në shumë dëshmi dhe fakte. Argumenti jonë është se ky subjekt politik nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai përbën strofull të terrorizmit serb në Kosovë”, shton ai.
Përkitazi me këtë, Kurteshi deklaron se sërish kur KQZ-ja të shqyrtojë certifikimin e Listës Serbe, do të votojnë kundër.
“Ne nuk kemi asnjë arsye të vetme që të ndryshojmë qëndrimin tonë në raport me certifikimin e këtij subjekti politik. Ne jemi kundër certifikimit të këtij subjekti politik për të gjitha faktet që i kemi përmendur…Ne do të votojmë kundër, se si votojnë anëtarët e tjerë të KQZ-së është çështje e tyre dhe qëndrim i tyre dhe ne nuk përzihemi aty”, thekson Kurteshi.
Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.
Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti në mbledhjen e 23 dhjetorit.
Pas ankesës së këtij subjekti politik në PZAP, kjo e fundit të mërkurën aprovoi ankesën e saj dhe urdhëroi KQZ-në të certifikojë Listën Serbe.
Sipas arsyetimit të PZAP-së, Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.
Sipas afateve ligjore, pas përfundimit të afatit për ankesa prej 48 orëve dhe nëse s’ka të tilla, vendimi i PZAP-së bëhet i plotfuqishëm dhe vendimmarrja i kthehet sërish KQZ-së.
Moscertifikimi i Listës Serbe ishte kritikuar edhe nga vendet e QUINT-it.
Lajmet
Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: “Shihemi të hënën”
Published
18 minutes agoon
December 26, 2024By
UBTNewsStudentët e Novi Sadit kanë vazhduar edhe sot protestën, edhe pse seanca e Kuvendit komunal, në të cilën donin të merrnin pjesë, u shty për herë të dytë.
Studentët u mblodhën në orën 10:00 dhe bllokuan kryqëzimin e bulevardit Car Lazar dhe Bulevardin e Çlirimit nga ora 10:20 deri 11:52.
Më pas, në orën 11:52 u mbajtën 15-minuta heshtjeje për viktimat nga rrëzimi i çatisë së hekurudhës më 1 nëntor. Ata njoftuan se të hënën do të jenë para ndërtesës së Kuvendit të Novi Sadit dhe do të kërkojnë të marrin pjesë në seancën komunale. Siç thonë ata, kërkesa e tyre për këtë tashmë është refuzuar dy herë.
Edhe në qytetet tjera të Serbisë, si çdo ditë, është mbajtur aksioni përkujtimor “15 minuta heshtjeje për 15 viktimat e aksidentit në Novi Sad”.
Studentët e Fakultetit Juridik në Beograd, një ditë më parë mbajtën një shëtitje proteste drejt Prokurorisë së Lartë Publike, ku në mënyrë simbolike i dorëzuan 1000 letra identike prokurores publike Zagorka Dolovac me mesazhin “të fillojë të bëjë punën e saj”. Në shëtitjen e protestës iu bashkuan studentë të fakulteteve të tjera.
Lajmet
Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi i Kushtetueses
Published
2 hours agoon
December 26, 2024By
UBTNewsGjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial, Agron Bekës, nuk është në kundërshtim me kompetencat e parlamentit.
Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi sqaron që Beka ishte shkarkuar nga Kuvendi bazuar në rekomandimin e Komisionit për Legjislacion, në të cilin ishin listuar arsyet për ushtrimin e funksionit të tij.
Në vendim duhet se “Vendimi është në përputhje me kompetencat e Kuvendit dhe në bazë të Ligjit të Këshillit Prokurorial”.
“Në rrethana të tilla, në të cilat, Kuvendi ka ushtruar rolin e tij ndërlidhur me anëtarët jo-prokurorë të Këshillit Prokurorial, dhe ka shkarkuar një anëtarë jo-prokuror bazuar në procedurën dhe bazat e shkarkimit sipas përcaktimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial, përfshirë mbi bazën e një arsyetimi që nuk rezulton të jetë dukshëm arbitrar, Aktgjykimi konstaton se Kuvendi përmes Vendimit të kontestuar, nuk ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ligjore në kontekst të paragrafit 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafit 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesën në Kushtetuese për rastin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës e pati dërguar për vlerësim të kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmet
Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit
Published
3 hours agoon
December 26, 2024By
UBTNewsKa dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.
Radoniqi ka bërë të ditur se mos prezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit te PZAP-së për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“3 anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP”, ka thënë Radoniqi
LVV-ja nuk do të ankohet për vendimin e PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe
Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: “Shihemi të hënën”
Mbi 10.000 imigrantë u mbytën këtë vit në tentim për të shkuar në Spanjë
Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi i Kushtetueses
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Taylor Swift lë pas muzikën? Do të ndjek ëndrrën e saj në Hollivud!
Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit
Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund
Hovenier i nderuar që Osmani me familje kaloi Krishtlindjen në Bondsteel
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman