Lajmet

Turqia dhe Armenia zhvillojnë bisedime për normalizim të raporteve pas dekadash armiqësie

“Sfida më e madhe do të vijë nga çështja e pajtimit historik” tha Emre Peker.

Published

on

Dy vendet fqinje janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, por kryesisht për vrasjet masive të vitit 1915 të rreth 1.5 milionë armenëve në Perandorinë Osmane, përcjell UBT News.

Të dërguarit nga Turqia dhe Armenia në Moskë do të zhvillojnë raundin e parë të bisedimeve të cilat synojnë normalizimin e lidhjeve të premten. Me këtë lëvizje, Armenia pret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e kufijve pas dekadash armiqësie.

Turqia dhe Armenia nuk kanë pasur lidhje diplomatike apo tregtare për 30 vjet dhe bisedimet janë përpjekja e parë për të rivendosur lidhjet që nga një marrëveshje e paqes e vitit 2009. Kjo marrëveshje nuk u ratifikua kurrë dhe lidhjet kanë mbetur të tensionuara.

Armenia thotë se vrasjet e vitit 1915 përbëjnë një gjenocid. Turqia pranon se shumë armenë që jetonin në Perandorinë Osmane u vranë në përleshjet me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por kundërshton shifrat dhe mohon se vrasjet ishin orkestruar sistematikisht ose përbëjnë një gjenocid.

Gjatë konfliktit të Nagorno-Karabakut të vitit 2020, Ankaraja mbështeti Azerbajxhanin dhe akuzoi forcat etnike armene për pushtimin e territorit azerbajxhanas.

Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi ministrinë e jashtme të Armenisë të thoshte të enjten se Jerevani priste që bisedimet e fundit të çonin në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e kufijve të mbyllur që nga viti 1993.

Pavarësisht mbështetjes së fortë nga SHBA-të për normalizimin e raporteve, e cila ka një diasporë të madhe armene dhe zemëroi autoritetet turke vitin e kaluar duke iu referuar vrasjeve të vitit 1915 si “gjenocid”, analistët thonë se bisedimet do të jenë të ndërlikuara.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Armenia duhet të krijojë lidhje të mira me Azerbajxhanin, në mënyrë që përpjekjet e normalizimit të japin rezultate.

Emre Peker, një drejtor me qendër në Londër në Eurasia Group, tha se një qasje e kujdesshme e fokusuar në arritjet e shpejta pritej nga të dyja palët për shkak të ndjeshmërisë së vjetër, duke shtuar rolin e Rusisë, e cila ndërmjetësoi armëpushimin e Nagorno-Karabakut dhe është aktori dominues në rajoni, do të ishte kyç.

“Bisedimet ka të ngjarë të hapin rrugën për më shumë diskutime në muajt e ardhshëm. Por ofrimi i një pakti gjithëpërfshirës dhe afatgjatë do të jetë i vështirë për shkak të natyrës së shumëanshme të bisedimeve dhe kufizimeve të brendshme politike në të dy vendet”, tha ai.

“Sfida më e madhe do të vijë nga çështja e pajtimit historik” tha Emre Peker, drejtor me qendër në Londër në Eurasia Group./UBTNews/

Botë

Katër të vdekur pasi treni godet autobusin e shkollës në Belgjikë

Published

on

By

Katër njerëz, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën të martën pasi treni e goditi një autobus shkolle në veri të Belgjikës, tha zëvendëskryeministri i vendit, Maxime Prevot.

“Një përplasje tragjike midis një treni dhe një autobusi shkolle ndodhi këtë mëngjes në Bugenhout. Katër persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë”, shkroi Prevot në X.

Kryeministri Bart De Wever ka se është “thellësisht i prekur nga aksidenti i tmerrshëm… Në këto çaste bashkëndiejmë me familjet e prekura”.

Pamjet nga vendngjarja në rajonin e Flandrës shfaqin autobusin e rrokullisur dhe dëmtuar në skaj të një rrugë pranë vijës hekurudhore. Treni i udhëtarëve mbeti i ndalur mbi shina.

Zëdhënësja e Policisë, An Berger, u tha mediave belge se në autobus ndodheshin shtatë fëmijë, një mbikëqyrës dhe shoferi, duke shtuar se askush në tren nuk ishte lënduar.

“Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme”, tha për AFP Frederic Sacre, zëdhënës i agjencisë hekurudhore belge, Infrabel, duke shtuar se treni po udhëtonte rreth 120 kilometra në orë kur ndodhi aksidenti.

“Autobusi u hodh rreth 15 metra drejt një shtylle metalike”, tha ai.

Sacre tha se pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin se barrierat në kalimin hekurudhor kishin qenë të mbyllura dhe se semafori i kuq ishte ndezur në momentin e aksidentit.

Mediat belge raportuan se nxënësit vinin nga një shkollë për fëmijë me vështirësi në të nxënë.

Ministri i Brendshëm, Bernard Quintin, shprehu trishtimin e tij të thellë për “aksidentin tragjik”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu bashkua reagimeve ngushëlluese të politikanëve, duke thënë se ka mbetur “me zemër të thyer” nga përplasja.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjet e viktimave dhe të dashurit e tyre”, shkroi ajo në internet.

“Sot, Evropa vajton me Belgjikën”. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dhe BE nisin fazën e mbylljes së negociatave në Bruksel

Published

on

By

Në Bruksel këtë të martë zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, një hap i rëndësishëm që shënon kalimin në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni qeveritar pritet të mbërrijnë në Këshillin e Evropës në orën 18:50, ku fillimisht do të zhvillohet fotografia familjare, ndërsa më pas në orën 19:00 nis zyrtarisht konferenca ndërqeveritare.

Ky takim vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili ka konfirmuar përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme dhe ka përcaktuar hapat për mbylljen e kapitujve kyç të negociatave, përfshirë drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Në përfundim të konferencës, rreth orës 20:15, pritet të mbahet një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë mbi vendimet dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Continue Reading

Lajmet

Zhvillo talentin tënd artistik me programin e Arteve Dramatike në UBT

Published

on

By

Programi Bachelor në Arte DramatikeUBT është krijuar për të formuar gjenerata të reja artistësh dhe profesionistësh kreativë në fushën e aktrimit, regjisë dhe dramaturgjisë. Përmes një kombinimi të teorisë dhe praktikës moderne, studentët përgatiten për sfidat e teatrit, filmit dhe medias digjitale, duke zhvilluar njëkohësisht kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë profesionale.

Misioni i programit është të kultivojë profesionistë që kontribuojnë në zhvillimin kulturor në Kosovë dhe më gjerë, duke nxitur krijimtarinë origjinale dhe përgjegjësinë artistike. Studentët pajisen me njohuri të avancuara në artet dramatike dhe aftësi ndërdisiplinare që i bëjnë të gatshëm për tregun modern të industrisë kreative.

Programi zgjat 3 vite studimi me kohë të plotë dhe përfshin 180 ECTS, ndërsa ligjëratat zhvillohen në Kampusin Kryesor të UBT-së në Prishtinë. Studimet ofrohen kryesisht në gjuhën shqipe, me disa module profesionale në anglisht, duke u mundësuar studentëve një përgatitje bashkëkohore dhe konkurruese.

Programi është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe ofron një ambient modern studimi për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë karrierë në botën e artit dhe skenës.

Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.

Continue Reading

Vendi

Ekzekutohet ndihma prej 100 euro për pensionistët 

Published

on

By

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është ekzekutuar mbështetja e njëhershme në vlerë prej 100 euro për pensionistët.

Ky vendim lidhet me masën e miratuar nga Qeveria në detyrë më 22.05.2026, në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punonjësit e sektorit privat me paga të ulëta.

Sipas Qeverisë, pagesat për përfituesit do të realizohen në faza, ndërsa në të njëjtën pako parashihet edhe rritje e shtesave për lehonat dhe mbështetje për familjet në nevojë përmes kuponëve ushqimorë

Continue Reading

Të kërkuara