Lajmet

Komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet aktualisht janë 1 mijë e 112 raste aktive me COVID-19.

Published

on

Prishtina është duke prirë dukshëm ndër komunat e tjera për numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet aktualisht janë 1 mijë e 112 raste aktive me COVID-19. Pas Prishtinës vjen Mitrovica me 200 raste aktive dhe Ferizaj dhe 172.

Më shumë raste aktive ka edhe Prizreni (171), Gjakova (112), Gjilani (103), Peja (102), Vushtrria (86), Podujeva (84), Fushë Kosova (78), Klina (65), Suhareka (62), Malisheva (60), Drenasi (48), Vitia (43), Kaçanik (42), Obiliqi (40) e kështu me radhë.

Vetëm dje, Prishtina regjistroi 160 raste të reja me COVID-19, Mitrovica 48 raste, Peja dhe Gjilani nga 21 raste, Gjakova 18 raste, Vushtrria 17 raste, Podujeva 14 raste, Ferizaj, Klina dhe Prizreni me nga 13 raste, Obiliqi dhe Deçani nga 11 raste e kështu me rashë. Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 811.

Lajmet

Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje të reja për bashkëpunim në drejtësi

Published

on

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit, këto marrëveshje pritet të forcojnë kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës në përballjen me format e ndryshme të kriminalitetit ndërkufitar dhe të sigurojnë që personat e kërkuar nga drejtësia të mos gjejnë strehë jashtë kufijve.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Kosova po zgjeron më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë edhe me Francën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri dyshohet se ka kërcënuar dhe marrë para nga një tjetër i mitur, arrestohet nga policia

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë dhe i ka kërkuar e marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Rahovec, trupi dërgohet në IML për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Podujevë, dy persona të plagosur – gjashtë të arrestuar

Published

on

Një rast i rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, dyshohet se njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik rreth orës 18:50, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri ndodhet ende në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara