Lajmet

“Tuneli i Fundit”, kujtohen gratë e vrara si pasojë e dhunës në familje

Në një tunel të improvizuar janë vendosur historitë e grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në Kosovë.

Published

on

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), ka kujtuar gratë vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, me anë të një aktivitetit të titulluar “Tuneli i Fundit”.

Në një tunel të improvizuar janë vendosur historitë e grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në Kosovë, ku kalimtarët do ta kenë rastin të lexojnë për dhunën që gratë e përjetojnë përgjatë viteve.

Liridona Berisha-Shabani, zyrtare për programe në SIT për Ekonomia Online tha se ky aktivitet për herë të për ka filluar në vitin 2019. Ajo ka bërë të ditur se në vitin 2020 janë vrarë katër gra nga familjarët e tyre, kurse gjatë vitit 2021 janë vrarë tri gra.

“Qëllimi ynë është që të rrisim vetëdijen e qytetarëve dhe të thërrasim institucionet që të ndërmarrin veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave”, deklaroi ajo.

Ajo tha se këto tregime të grave të vrara janë të shfaqura për arsye të vetëdijësimit të popullsisë për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe një deklaratë e “Zotimit Publik” ku të gjithë mund ta shohin e ta lexojnë e ta nënshkruajnë që më pas të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

Më 7 dhjetor këto tregime do të shfaqen në qytetin e Mitrovicës Jugore dhe me 8 dhjetor në Kamenicë.

Lajmet

Abazoviq dhe Adzhiq intervistohen për shtetësinë e biznesmenit Naser Ramaj

Published

on

By

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Filip Adzhiq, janë marrë në pyetje nga Departamenti Special i Policisë (SPO) në kuadër të hetimeve paraprake lidhur me dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit nga Kosova, Naser Ramaj.

Sipas gazetës “Vijesti”, Abazoviq dhe Adzhiq u morën në pyetje rreth dhjetë ditë më parë lidhur me dokumentacionin dhe bazën mbi të cilën i ishte miratuar shtetësia malazeze Ramajt, pak para përfundimit të mandatit të qeverisë së tyre në vitin 2023. Ish-kryeministri Abazoviq e ka konfirmuar dhënien e deklaratës në cilësinë e qytetarit, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Prokuroria Speciale e Shtetit dhe SPO-ja po hetjnë nëse ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë përdorimit të së drejtës diskrecionale për dhënien e kësaj shtetësie. Procedura kishte kaluar me propozim të kryeministrit të atëhershëm, pas mendimit pozitiv nga Ministria e Financave dhe verifikimit të sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB).

Shtetësia e nderit i ishte dhënë Ramajt me arsyetimin se ai ishte investitor në kompleksin “Porto Budva”, me vlerë prej 80 milionë eurosh. Megjithatë, Prokuroria tashmë e akuzon atë për evazion fiskal, nën dyshimin se si përgjegjës në kompaninë “Alart Centar Budva” nuk ka deklaruar të ardhurat nga shitja e hapësirave në këtë kompleks.

Për këtë arsye, kryeministri aktual i Malit të Zi, Millojko Spajiq, pati kërkuar më parë nisjen e procedurave urgjente për heqjen e shtetësisë së Ramajt.

Naser Ramaj njihet në Kosovë edhe si ish-pronar i klubit të futbollit Feronikeli. Klubi kishte grumbulluar borxhe mbi 700 mijë euro ndaj lojtarëve dhe trajnerëve nga viti 2019, gjë që e shtyu FIFA-n të obligojë pasardhësin e tij, Feronikeli 74, për shlyerjen e këtyre detyrimeve financiare.  /Vijesti/

 

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Arshi Pipa”.

Sipas Policisë, në orën 23:00 është pranuar informata se një person ka rënë nga një lartësi. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Burimi: KOHA.

D.L

Continue Reading

Lajmet

IHMK me paralajmërim për motin sot: Priten reshje shiu, rrufe e mundësi për breshër

Published

on

By

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë ditës së sotme, më 21 korrik, mbi territorin e vendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, të cila vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit.

“Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit. Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë,” sqaron IHMK.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 31°C dhe 33°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, e cila mund të fuqizohet përkohësisht në zonat me stuhi.

IHMK u rekomandon qytetarëve që të ndjekin përditësimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të stuhive apo erërave të forta.

Continue Reading

Lajmet

ESTOFEX vendos Kosovën në nivelin më të lartë të rrezikut për stuhi dhe breshër të madh

Published

on

By

Kosova është përfshirë në zonën me nivelin më të lartë të rrezikut (Niveli 3) sipas parashikimit të publikuar nga Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX). Ky alarm paralajmëron mundësinë e motit ekstrem gjatë të martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Sipas ESTOFEX-it, niveli 3 është shpallur për pjesë të Italisë, Kroacisë jugore, Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës, kryesisht për shkak të rrezikut nga breshëri i madh, erërat shkatërruese dhe, në raste të izoluara, tornadot. Meteorologët theksojnë se situata atmosferike mund të sjellë një nga episodet më të fuqishme të motit ekstrem këtë verë në rajon.

Në analizën e tyre thuhet se stuhitë e formuara mbi Detin Adriatik mund të lëvizin drejt Ballkanit dhe të ruajnë intensitetin e tyre edhe mbi territorin e Kosovës, ku aktiviteti mund të vazhdojë deri në orët e vona të natës.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se Niveli 3 nuk do të thotë se çdo zonë do të goditet nga fenomene të rënda, por se kushtet atmosferike janë shumë të favorshme për zhvillimin e stuhive të fuqishme. Qytetarëve u rekomandohet të ndjekin paralajmërimet zyrtare dhe të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara