Lajmet

Trump uron Vuçiqin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt – dhe ka thënë që pret se dy vendet do të forcojnë partneritetin dhe sigurinë për njerëzit e të dyja shteteve.

Vuçiq e ka publikuar letrën e dërguar nga Trumpi, në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Vlerësojmë jashtëzakonisht shumë kontributin e rëndësishëm të Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, qoftë në mbështetjen për popullin e Ukrainës në mbrojtje nga agresioni rus, apo në kontributin e Serbisë në misione të shumta paqeruajtëse anembanë botës“, është thënë mes tjerash në letrën e Trumpit për Vuçiqin.

Serbia, deri më tani, pavarësisht të gjitha thirrjeve të vendeve perëndimore, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, edhe pse me votimin për rezolutat në Kombet e Bashkuara (OKB) e ka konfirmuar se e dënon pushtimin.

Trump ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht vazhdimin e integrimeve të Serbisë në rrugën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për promovimin e marrëdhënieve paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët në rajon.

Mezi pres të forcojmë më tej partneritetin tonë, duke u mbështetur në lidhjet gjithnjë e më të fuqishme mes vendeve tona, për të kontribuar së bashku në rritjen e sigurisë dhe përparimit të qytetarëve të Serbisë dhe SHBA-së“, është thënë mes tjerash në urimin e Trumpit.

Presidenti amerikan, ka theksuar, gjithashtu, se është i kënaqur me “bashkëpunimin gjithnjë e më intensiv dhe mundësitë e reja” për investime të ndërsjella në sektorë të rëndësishëm si teknologjia dhe energjia.

Së voni, Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) në listën e sanksioneve, për shkak se një pjesë e saj zotërohet nga kompania ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Vuçiq ka qenë njëri prej liderëve botërorë që kanë zhvilluar bisedë telefonike me Trumpin, disa ditë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Atëbotë, presidenti serb pati thënë se ndihet “mirënjohës” ndaj Trumpit, që ai “menjëherë dinte shumë gjëra për Serbinë”.

Serbia, po ashtu, ka nënshkruar një kontratë me firmën e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit, në maj të vitit 2024 për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili është shkatërruar pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999./REL/

Lajmet

Gjini: Infiltrimi i shërbimeve sekrete në institucionet e Kosovës po ndikon në shtet dhe demokraci

Published

on

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për, siç ka thënë, infiltrimin e shërbimeve sekrete të huaja në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në vend.

Në një reagim në Facebook, Gjini është shprehur se kjo dukuri është bërë tashmë evidente, duke iu referuar edhe rasteve të personave të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Sipas tij, persona të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja kanë pasur qasje në nivele të larta të institucioneve të Kosovës dhe kanë ndikuar në dobësimin e shtetit dhe demokracisë.

Gjini ka thënë se ndikimi i këtyre rrjeteve shtrihet edhe përmes propagandës dhe rrjeteve sociale. Ai ka përmendur si qëllime të mundshme fragmentimin e shoqërisë, dëmtimin e figurave dhe historisë kombëtare, pengimin e zhvillimit ekonomik dhe dëmtimin e marrëdhënieve me vendet mike.

Në fund, kryetari i Aleancës ka ngritur pyetjen se sa persona të tjerë mund të jenë të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja dhe të kenë mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.

Reagimi i tij vjen pas arrestimit të Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh dhe për bashkëpunim me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të vrarë, mes tyre një grua shtatzënë, pas sulmit me armë në Spanjë

Published

on

Tre persona, përfshirë një grua shtatzënë, janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Isla Cristina të Spanjës.

Sipas autoriteteve, autori dyshohet se mbërriti me motor në një banesë në lagjen Rocío dhe hapi zjarr ndaj familjarëve, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në mesin e viktimave janë gruaja shtatzënë, njëri prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Personi i katërt është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të jetë i lidhur me një konflikt të mëhershëm mes dy familjeve dhe po hetohet si akt i mundshëm hakmarrjeje.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin, i cili vazhdon të jetë në arrati./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person

Published

on

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dhe më pas përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që ky i fundit po transportonte.

Në aksident lëndimet trupore ka marrë një person i cili po merr mjekim dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në këtë aks në kryeqytet. /Tch/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rodri mbërrin në Barcelonë: Transferimi prej 76 milionë eurosh drejt finalizimit

Published

on

By

Mesfushori spanjoll Rodri është shumë pranë përmbylljes së një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit kalimtar. Fituesi i “Topit të Artë” ka marrë lejen zyrtare nga Manchester City për të udhëtuar drejt Katalunjës, ku do t’i nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me klubin e Barcelonës.

Sipas detajeve të bëra të ditura nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubeve është arritur për një shifër bazë prej 60 milionë eurosh fikse. Paketës financiare i shtohen edhe 6 milionë euro në formë bonusesh të lehta për t’u arritur, si dhe 10 milionë euro të tjera që lidhen me performancat individuale dhe trofetë e mundshëm. Rodri pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.

Rikthimi i spanjollit në La Liga përfaqëson një goditje të fuqishme strategjike nga drejtuesit e Barcelonës. Pas viteve të suksesshme në Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës, me këtë transferim klubi katalanas synon të gjejë liderin e ri të mesfushës, i cili do t’i sjellë skuadrës përvojën, kontrollin e lojës dhe cilësinë e nevojshme për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara