Lajmet

Trump thotë se nuk do të marrë pjesë në debatet e republikanëve

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, postoi Trump në Truth Social.

Published

on

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi të dielën se nuk do të marrë pjesë në debatin e parë televiziv presidencial republikan, i cili është planifikuar për të mërkurën.

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, postoi Trump në Truth Social, një platformë e mediave sociale që ai bashkëthemeloi.

“Prandaj nuk do t’i bëj debatet”, shtoi ai ndërsa përmendi epërsinë në sondazhet e opinionit si dëshmi e popullaritetit të tij midis votuesve republikanë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024./UBTNews/

Lajmet

Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar popullit të Letonisë Ditën e Pavarësisë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social X ka uruar edhe presidentin e këtij vendi Edgars Rinkēvičs.

“Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë dhe mezi presim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet në vijim”, shkruan Osmani.

Letonia e ka shpallur pavarësinë e saj më 18 nëntor 1918 në Riga, dhe feston 107 vjetorin e pavarësisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca për rastin e kërcënimeve ndaj kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar kundër dy personave të cilët kërcënuan gazetarin, njëherit kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha.

“Duhet me i var në litar kta tradhtar të Serbisë”, e ky është njëri nga disa kërcënimet që sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka marrë Rexha, në komente në rrjetin social “Facebook”, gjatë periudhës kohore maj-qershor 2025. Për këtë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Fitim Selmanit dhe Blerim Haradinajt, të cilët akuzohen për veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 17 tetor 2025, në pikën e parë akuzohet Fitim Selmani.

Aty thuhet se më 4 korrik 2025, i dëmtuari Xhemajl Rexha- gazetar dhe kryetar i AGK-së, ka lajmëruar në Polici se pas deklarimeve të tij publike lidhur me lirinë e mediave në Kosovë, në periudhën kohore maj- qershor 2025, në një publikim në “Gazeta Alfa” në rrjetin social Facebook, kishte pranuar komente kërcënuese me thirrje për vrasje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Qeta njerëz me pas kush mi vra ish ish qliru Kosova, ky eshte kurd qe ka msu shqipen kqyrja likuren zez si derrit magjup i kurdistanit”, kështu sipas aktakuzës ishte shprehur i pandehuri Fitim Selmani nga profili i tij, në komente në rrjetin social në Facebook, duke i shkaktuar frikë dhe ankth të dëmtuarit Rexha.

Me këtë, Selmani akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Blerim Haradinaj akuzohet se në të njëjtën periudhë kohore ka kanosur të dëmtuarin Rexha përmes profilit të tij në Facebook, ku i kishte shkruar koment me fjalët “duhet me i var në litar kta tardhtar të serbisë”.

Fjalët kërcënuese, Haradinaj, sipas aktakuzës i bëri kur i dëmtuari Rexha kishte dhënë një intervistë ‘online’ në rrejtin social Facebook, kështu me këto komente i ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Me këtë, Haradinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Seanca fillestare për këtë rast pritet të mbahet në ora 14:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

​Kurti pas ndeshjes: Barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1–1 ndaj Zvicrës në ndeshjen vendimtare të Grupit B, rezultat që i siguroi Kombëtares së Kosovës kualifikimin historik në fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026.

Kurti theksoi se barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv dhe tregues i rritjes së madhe të futbollit kosovar.

“Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026. Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës,”, ka shkruar ai.

Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë me 11 pikë, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në playoff-in e kualifikimeve për Botërorin, një moment historik për futbollin e vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve

Published

on

Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje emergjente si pasojë e gjendjes së rënduar që u krijua pas reshjeve të pandërprera të shiut, ku kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu ka monitoruar dhe vlerësuar gjendjen edhe nga afër.

“Të nderuar qytetarë, reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi serioze në disa zona të komunës. Duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona institucionale, kam marrë vendimin që në gjithë territorin e Komunës së Shtimes të shpallim gjendje emergjente, me qëllim që të reagojmë me efikasitet dhe të mbrojmë sigurinë e të gjithëve”, tha Aliu.

Sot pritet të mblidhet sërish Shtabi Emergjent, i cili në terren po zhvillon veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Në njoftimin e komunës, mes tjerash, bëhet e ditur se në disa fshatra gjendja paraqitet më e rënduar, por ekipet dhe shërbimet komunale me makineri të specializuar janë duke ndërhyrë me kujdes për trajtimin e dëmeve të shkaktuara dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Tutje, Komuna e Shtimes u bën thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në normalizimin e plotë të situatës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara