Botë

Trump: Nuk i ofrova asgjë Iranit

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se “nuk ka kontaktuar me qeverinë e Teheranit” që nga sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe se nuk i ka bërë asnjë ofertë Iranit, transmeton Anadolu.

Trump bëri një deklaratë në “Truth Social lidhur me procesin pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Dikush t’i thotë atij senatori demokrat, Chris Coons se unë nuk i ofrova asgjë Iranit“, tha Trump.

Ai tha se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama i pagoi miliarda dollarë Iranit dhe se nuk do të bënte të njëjtën gjë. Trump argumentoi se Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) kishte humbur vlefshmërinë e tij.

Trump theksoi se “nuk ka kontaktuar me qeverinë e Teheranit” që nga sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme të Iranit si dhe komandën e lartë ushtarake.

Në Iran, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulmet e Izraelit.

Në deklaratën e saj të fundit, Ministria iraniane e Shëndetësisë raportoi se numri i përgjithshëm i viktimave civile në sulmet e Izraelit ishte 606 ndërsa numri i të plagosurve 5.332.

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se 28 persona u vranë dhe 1.272 u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane. SHBA-ja, e cila mbështet hapur Izraelin, kreu sulme ndaj tre centraleve bërthamore të Iranit në Natanz, Fordo dhe Isfahan më 22 qershor.

Irani sulmoi bazën ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar më 23 qershor në përgjigje të sulmit amerikan. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit më 24 qershor.

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Botë

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Published

on

Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.

Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.

24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.

Continue Reading

Të kërkuara