Bota

Trump anulon urdhrin e Bidenit për raportet për përdorimin e armëve amerikane

Published

on

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump ka anuluar një urdhër të lëshuar nga ish-presidenti Joe Biden që kërkonte raporte për shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar në lidhje me përdorimin e armëve amerikane nga aleatët, duke përfshirë Izraelin, tha dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin.

Urdhri, i njohur si Memorandumi i Sigurisë Kombëtare 20 (NSM-20), u lëshua në shkurt 2024 pas kritikave për përdorimin e bombave amerikane në operacionet e luftës të Izraelit në Gaza, raportoi Reuters.

Urdhri kërkonte që qeveria amerikane t’i raportonte Kongresit për përdorimin e armëve amerikane nga vendet e tjera, dhe një raport i majit 2024 thoshte se Izraeli mund të ishte përgjegjës për shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Vendimi i administratës Trump për të anuluar memorandumin është pritur me kritika të ashpra , me senatorin amerikan Chris Van Hollen që e quajti veprimin “të turpshëm”, duke theksuar se ai minon të drejtat e njeriut dhe vlerat amerikane.

Bota

Putin i ofron SHBA-së minerale të rralla ruse dhe ukrainase

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ai është i hapur për t’i ofruar SHBA-së akses në minerale të rralla, duke përfshirë edhe në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të heqë dorë nga disa nga mineralet e saj në këmbim të mbështetjes, në një marrëveshje që aktualisht është duke u finalizuar, sipas një ministri ukrainas, shkruan BBC.

Në një intervistë televizive shtetërore të hënën, Putin tha se ishte gati t’u “ofrojë” burime partnerëve amerikanë në projekte të përbashkëta, duke përfshirë minierat në “territoret e reja” të Rusisë – një referencë për pjesët e Ukrainës lindore që Rusia ka pushtuar që nga fillimi i një pushtimi në shkallë të plotë tre vjet më parë.

Në intervistën e tij televizive, Putin kundërshtoi shtytjen e Trump për të hyrë në depozitat minerale të Ukrainës, duke thënë se ata ishin të gatshëm të punonin me “partnerët e huaj” duke përfshirë kompanitë në minierat e mineraleve.

Putin tha se një marrëveshje e mundshme SHBA-Ukrainë për mineralet e rralla nuk ishte një shqetësim dhe se Rusia “pa dyshim ka, dua të theksoj, shumë më shumë burime të këtij lloji sesa Ukraina”.

Sa i përket territoreve të reja, është e njëjta gjë. Ne jemi gati të tërheqim partnerë të huaj në territoret tona historike, të cilat janë kthyer në Federatën Ruse”, shtoi ai.

Putin sugjeroi gjithashtu se Rusia dhe SHBA mund të bashkëpunojnë për prodhimin e aluminit në Krasnoyarsk, në Siberi, ku një prodhues rus i aluminit, Rusal, ka shkritoret e tij më të mëdha.

Continue Reading

Bota

Jo vetëm SHBA-ja, edhe BE i propozon Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka ofruar një marrëveshje për “materialet kritike” me Ukrainën.

Pas deklaratave të Donald Trump, se Uashingtoni është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Kievin për marrjen e të drejtave të pasurive natyrore, edhe Bashkimi Evropian ka ofruar një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës.

Komisioneri i BE-së për Strategjinë Industriale, Stéphane Séjourné, tha se ai ka propozuar një marrëveshje alternative për autoritetet ukrainase gjatë një vizite në Kiev, për 3-vjetorin e nisjes së luftës.

Shtatëmbëdhjetë nga 30 materialet kritike që Evropa ka nevojë mund të sigurohen nga Ukraina në një partneritet të dobishëm për të dyja palët,” tha Séjourné, sipas AFP-së.

Vlera shtesë që ofron Evropa është se ne kurrë nuk do të kërkojmë një marrëveshje që nuk është reciprokisht e dobishme,” shtoi ai.

Presidenti Trump ka bërë kërkesa gjithnjë e më agresive për Ukrainën për të drejtat mbi pasuritë e saj minerale, duke kërkuar deri në 500 miliardë dollarë kompensim për mbështetjen ushtarake që Uashingtoni i ka dhënë Kievi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka refuzuar deri tani të nënshkruajë dy projekte marrëveshjesh të propozuara nga administrata e Trump, duke thënë se kushtet të cilat përfshinin dorëzimin e mineraleve ishin tepër të ashpra.

Nuk do të nënshkruaj atë që 10 breza ukrainas do të detyrohen ta paguajnë,” tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp të dielën.

Por Trump insistoi të hënën se një “marrëveshje përfundimtare” është “shumë afër”.

Ukraina ka depozita të mëdha të elementeve dhe mineraleve kritike, nga litiumi deri te titani, të cilat janë thelbësore për prodhimin e teknologjive moderne dhe baterive elektrike.

Po ashtu, Ukraina ka rezerva të mëdha karboni, si dhe naftë, gaz dhe uranium, por shumë nga këto ndodhen në territore që janë nën kontrollin e Rusisë.

Continue Reading

Bota

​Banka në Singapor po zëvendëson 4000 punëtorë me Inteligjencën Artificiale

Published

on

By

Banka më e madhe e Singaporit, DBS, thotë se pritet të heqë 4,000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa inteligjenca artificiale (IA) do të marrë gjithnjë e më shumë punë që aktualisht bëhen nga njerëzit.

“Reduktimi i forcës së punës do të ndodhë përmes largimit natyral të punonjësve, pasi pozitat përkohshme dhe kontraktore do të përfundojnë gjatë disa viteve të ardhshme”, tha një përfaqësues i DBS.

Punonjësit e përhershëm nuk pritet të preken nga këto zvogëlimet. Kryetari i larguar ekzekutiv i bankës, Piyush Gupta, gjithashtu tha se banka pritet të krijojë rreth 1,000 vende të reja pune të lidhura me IA-në.

Kjo e bën DBS-në një nga bankat e para të mëdha që jep detaje mbi se si IA do të ndikojë në operacionet e saj. Kompania nuk ka saktësuar se sa vende pune do të preken në Singapor ose cilat pozita do të ndodhin.

DBS aktualisht ka midis 8,000 dhe 9,000 punonjës të përkohshëm dhe kontraktualë. Banka punëson gjithsej rreth 41,000 persona.

Vitin e kaluar, Gupta tha se DBS ka punuar me IA-në për më shumë se një dekadë.

“Ne sot përdorim mbi 800 modele IA në 350 raste përdorimi dhe presim që ndikimi ekonomik i matshëm i këtyre të kalojë 1 miliard dollarë singaporan (745 milionë dollarë; 592 milionë paund) deri në vitin 2025”, shtoi ai.

Gupta do të largohet nga kompania në fund të marsit. Zëvendëskryetari i tanishëm ekzekutiv Tan Su Shan do ta zëvendësojë atë.

Përhapja e vazhdueshme e teknologjisë IA ka vënë në dritën e diellit përfitimet dhe rreziqet e saj, me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që tha në vitin 2024 se ajo pritet të ndikojë në gati 40 për qind të të gjitha vendeve të punës në botë.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se “në shumicën e skenarëve, IA do të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme”.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha vitin e kaluar se IA nuk do të jetë një “shkatërrues masiv i vendeve të punës” dhe punonjësit do të mësojnë të punojnë me teknologjitë e reja.

Bailey shtoi se megjithëse ka rreziqe me IA-në, “ka një potencial të madh me të”.

Continue Reading

Bota

“Burimet natyrore do ndahen me SHBA”- Zbardhet draft-marrëveshja e Trump me Ukrainën

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara do t’i propozojnë këtë javë Ukrainës një marrëveshje bilaterale që do të garantojë sigurinë e vendit, duke i ofruar një rol bashkëmenaxhues mbi burimet natyrore.

Sipas projekt-marrëveshjes së siguruar nga Euronews, drafti i dokumentit parashikon krijimin e një “Fondi të Investimeve të Rindërtimit”, të cilin SHBA do ta financojë dhe do ta bashkëmenaxhojë me Ukrainën. Ky fond do të synojë zhvillimin ekonomik të vendit duke përfshirë sektorët e burimeve minerale, naftës dhe gazit, si dhe infrastrukturën dhe portet, derisa të arrihet financimi i plotë i tij.

Fondi do të operojë gjatë periudhës së mbrojtjes dhe rindërtimit të Ukrainës, deri sa ekonomia e saj të arrijë nivelin e PBB-së së vitit 2021. Qeveria e Ukrainës pritet të kontribuojë me 50% të të ardhurave nga burimet në fond, pas zbritjes së shpenzimeve operative, ndërsa në rastin e territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat mund të çlirohen, ky kontribut rritet në 66%.

Kontributet e Ukrainës do të vazhdojnë “derisa të arrijnë shumën prej 500 miliardë dollarësh”, sipas dokumentit. Për më tepër, Ukraina do të detyrohet të japë fonde shtesë të barabarta me dyfishin e shumës që SHBA siguron pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Dokumenti thekson gjithashtu se SHBA “synon të sigurojë një angazhim financiar afatgjatë për zhvillimin e një Ukraine të qëndrueshme dhe ekonomikisht të prosperuar”.

Projekt-marrëveshja është hartuar më 21 shkurt 2025 dhe burime të Euroneës bëjnë të ditur se ajo pritet të miratohet e pandryshuar, më 26 shkurt. D

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë shënuar një ftohje që pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka nisur negociata të drejtpërdrejta me autoritetet ruse për të ndaluar luftën, duke anashkaluar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Fundjavën e kaluar, Trump e quajti Zelenskyyn “një diktator”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga liderët evropianë, përshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin në largim të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ndërkaq, mbështetja e BE-së për Ukrainën mbetet një prioritet për liderët evropianë. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve të BE-së më 6 mars, për të diskutuar zhvillimet dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Ndërkohë, të hënën Donald Trump deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin do të pranonte vendosjen e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për përfundimin e luftës. Ky koment u bë në fillim të takimit të Trump me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, në përkujtim të përvetë 3-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

Continue Reading

Të kërkuara