Shëndet

Tringëllima e veshëve – Diagnoza, shkaqet dhe trajtimet alternative

Kura e tringëllimës së veshëve varion nëse shkaktar bëhet një problem shëndetësor i fshehur.

Published

on

Tringëllima e vëshëve është nje problem shëndetësor i cili po prek gjithnjë e më shumë individë.

Në përgjithësi, mjeku do t’ju diagnostifikojë bazuar vetëm në simptomat tuaja, ndaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me të. Gjithashtu mjeku juaj do të përpiqet të identifikojë nëse kjo tringëllimë mund të ketë një shkaktar të fshehtë. Problemi kryesor qëndron në faktin se në shumicën e rasteve shkaktari i tringëllimës së veshëve është i paidentifikueshëm.

DIAGNOZA

Për të ndihmuar në identifikimin e shkakut të tringëllimë në veshët, mjeku juaj ka të ngjarë t’ju pyesë për historinë tuaj mjekësore dhe të ekzaminojë veshët, kokën dhe qafën tuaj. Testet e zakonshme përfshijnë:

  • Provimi i dëgjimit (audiologjik)
  • Lëvizjen
  • Teste imazherike
  • Teste laboratorike

Si gjithmonë, është shumë e rëndësishme që të komunikoni me mjekun gjithçka që ndjeni e dëgjoni, në mënyrë që diagnostifikimi të jetë sa më i saktë.

Simptomat ose zhurmat më të shpeshta:

Kërcitje – Ky lloj tingulli tregon se shkaku i tringëllimë në veshët tuaj mund të jenë kontraktimet e muskujve brenda dhe rreth veshit.

Pulsim ose gumëzhimë – Këto tinguj zakonisht janë pasojë e enëve të gjakut (vaskulare), si presioni i lartë i gjakut dhe mund t’i vëreni kur bëni ushtrime ose ndryshoni pozicione, si p.sh. kur shtriheni ose ngriheni në këmbë.

Tringëllimë me volum të ulët – Ky lloj tingulli mund të tregojë për bllokime të kanalit të veshit, sëmundjen e Meniere ose ngurtësimin e kockave të veshit të brendshëm (otosklerozë).

Tringëllimë e zhurmshme – Ky është tingulli më i zakonshëm i tringëllimë në veshët. Shkaqet e mundshme përfshijnë ekspozimin ndaj zhurmës së lartë, humbjen e dëgjimit ose medikamentet. Neuroma akustike mund të shkaktojë zhurmë të vazhdueshme dhe me zë të lartë në njërin vesh.

TRAJTIMI

Kura e tringëllimës së veshëve varion nëse shkaktar bëhet një problem shëndetësor i fshehur. Në këtë rast trajtimi nis me problemin thelbësor, i cili do reduktojë tringëllimën e veshëve më kalimin e kohës.

Disa trajtime janë:

  • Pastrimi profesional i dylli të veshëve
  • Trajtimi i enëve të gjakut
  • Aparatet e dëgjimit
  • Një ndryshim në mjekimin tuaj
Medikamente

Kura natyrale që mund t’i bëni vetë në shtëpi

Ilaçet nuk mund të kurojnë tringëllimën e veshëve, por në disa raste ato mund të ndihmojnë në uljen e ashpërsisë së simptomave ose komplikimeve. Për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave tuaja, mjeku juaj mund të përshkruajë ilaçe për të trajtuar një gjendje themelore ose për të ndihmuar në trajtimin e ankthit dhe depresionit që shpesh e stimulojnë atë.

Në disa raste ky problem mund të kurohet, në disa të tjera tringëllima bëhet pjesë e jetës së njerëzve pa i shqetësuar shumë ata, por gjithsesi AgroWeb ju tregon disa mënyra se si ta bëni atë më pak të besdisshme në përditshmërinë tuaj.

Përdorimi i tapave mbrojtëse të veshëve (kundër zhurmave) – Me kalimin e kohës, ekspozimi ndaj tingujve të lartë mund të dëmtojë nervat e veshëve, duke shkaktuar humbje të dëgjimit dhe tringëllimën e veshëve.

Mbani volumin e ulët – Dëgjimi i muzikës me volum shumë të lartë përmes kufjeve mund të kontribuojë në humbjen e dëgjimit dhe tringëllimën e veshëve.

Dëgjoni “zhurmën e bardhë” – Nëse tringëllima në veshët tuaj është veçanërisht e dukshme në mjedise të qeta, provoni të dëgjoni zhurmë të bardhë për të maskuar zhurmën nga tringëllimë në veshët. një freskuese, muzikë e butë, televizori ose radio statike me volum të ulët gjithashtu mund të ndihmojnë. (Zhurma e bardhë i referohet zhurmës që bën televizori ose radio kur antena nuk ka sinjal “shhh…”)

Limitoni konsumin e alkoolit, kafeinës dhe nikotinës – Këto substance, veçanërisht kur konsumohen me tepri mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe të nxisin tringëllimën e veshëve.

Disa medikamente alternative
  • Akupunkturë
  • Melatonina
  • Suplementet e Zinkut

Continue Reading

Shëndet

Sekreti bimor që ul sheqerin në gjak dhe frenon shtimin në peshë

Published

on

Një dietë e shëndetshme me bazë bimore mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin, duke ulur kolesterolin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i ri mbi më shumë se 113,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se këto përfitime shfaqen vetëm kur shmangen ushqimet e përpunuara dhe të pasura me sheqer.

Sipas analizës 12-vjeçare, personat që konsumonin më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota kishin peshë më të ulët, kontroll më të mirë të sheqerit në gjak dhe rrezik më të vogël për diabet – madje edhe ata me predispozitë gjenetike.

Studiuesit theksojnë se një dietë bimore e shëndetshme përmirëson funksionin e mëlçisë e veshkave, gjë që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas ekspertëve, këto gjetje tregojnë se njerëzit me rrezik të lartë mund të mbrohen ndjeshëm përmes përzgjedhjes së ushqimeve të duhura. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Debat në SHBA! Ekspertët heqin rekomandimin e hershëm për vaksinën e hepatitit B

Published

on

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat (ACIP) ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit që të gjithë të sapolindurit të marrin menjëherë vaksinën kundër hepatitit B, nëse nëna është negative për këtë virus.

Tani, vaksinimi do të vendoset rast pas rasti.

Vendimi vjen pasi sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., zëvendësoi anëtarët e panelit me persona më kritik ndaj vaksinave.

Ekspertët paralajmërojnë se ky ndryshim mund të rrisë hezitimin ndaj vaksinimit dhe rasteve të infeksionit.

Disa anëtarë kundërshtuan propozimin që fëmijët të mos e marrin vaksinën para moshës dy muajsh.

Sidoqoftë, paneli vijon të rekomandojë vaksinim të menjëhershëm për foshnjat e lindura nga nëna që janë pozitive për hepatitin B. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Zgjohesh me kafe? Shëndeti yt thotë “ndalo!”

Published

on

Shqiptarët konsumojnë shumë kafe dhe një person pi mesatarisht 3.1 kg në vit.

Megjithëse zakonisht pihet në mëngjes, shumë njerëz e pijnë me stomak bosh – gjë që ekspertët e konsiderojnë të dëmshme.

Kafeja e konsumuar pa ngrënë rrit prodhimin e acidit në stomak, çka mund të shkaktojë irritim të mukozës, fryrje, inflamacion të zorrëve dhe probleme me tretjen.

Ajo rrit gjithashtu nivelin e kortizolit, duke e vënë trupin në stres dhe duke e bërë më të vështirë kthimin në gjendje normale.

Sipas ekspertëve, koha më e mirë për të pirë kafe është rreth një orë pas zgjimit, pasi të jetë konsumuar pak ushqim.

Nëse dikush e pi domosdoshmërisht me stomak bosh, rekomandohet të shtojë pak qumësht ose ta shoqërojë me një biskotë për të ulur efektet negative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kujdes! Ja shenjat që tregojnë se po e teproni me karbohidrate

Published

on

Karbohidratet janë një nga burimet kryesore të energjisë për trupin.

Edhe pse disa njerëz përpiqen t’i eliminojnë plotësisht nga dieta, ato mbeten thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit.

Çelësi qëndron në zgjedhjen e burimeve të cilësisë dhe konsumimin në mënyrë të moderuar.

Burime të shëndetshme të karbohidrateve

Karbohidratet komplekse, si tërshëra, drithërat e plota, patatet dhe bishtajoret, ofrojnë energji të qëndrueshme, ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes dhe mbështesin shëndetin e sistemit tretës. Ekuilibri është kyç – asnjë ushqim nuk duhet konsumuar në tepri.

Simptomat e konsumit të tepërt të karbohidrateve

Fryrje: Konsumi i tepruar, veçanërisht i karbohidrateve të rafinuara si buka e bardhë, makaronat dhe ëmbëlsirat, ngadalësojnë tretjen e shkaktojnë ndjesi fryrjeje.

Shtim në peshë: Ushqimet me karbohidrat shoqërohen me yndyrna shtesë, gjë që rrit marrjen e kalorive e çon në shtim në peshë, edhe kur zgjidhen burime relativisht të shëndetshme.

Shfaqja e akneve: Marrja e tepërt e sheqerit dhe karbohidrateve ndikon në lëkurë e rrit shfaqjen e akneve, veçanërisht në pjesën e poshtme të fytyrës. Reduktimi i këtyre ushqimeve mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës.

Probleme me gjumin: Konsumi i lartë i karbohidrateve në mbrëmje mund ta bëjë më të vështirë të biesh në gjumë, pasi trupi fokusohet në përpunimin e sheqerit në vend që të përgatitet për pushim.

Lodhje e vazhdueshme: Sasi të mëdha karbohidratesh shkaktojnë rritje të papritur të sheqerit në gjak, pasuar nga rënie e shpejtë, gjë që mund të çojë në lodhje, dhimbje koke dhe ndjenjën e “mjegullës në tru”.

Kombinimi i karbohidrateve me proteina dhe yndyrna të shëndetshme ndihmon në ruajtjen e energjisë së qëndrueshme gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara