Lajmet

Tri raste të reja me COVID-19

Raste aktive janë 112.

Published

on

Tre persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit nga 26 testime të kryera.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), 18 persona janë hospitalizuar. Ndërkaq raste aktive janë 112 dhe se 25 persona janë shëruar.

Lajmet

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla nga Rumania, shkak sëmundja e tërbimit

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, njofton se ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla nga Rumania.

Ky ndalim i importit sipas komunikatës së AUV, erdhi pas konfirmimit të sëmundjes së tërbimit në një fermë familjare në rajonin e Maramureș, në Republikën e Rumanisë.

“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë, AUV ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe derrat, si dhe produkteve të tyre, me origjinë nga zona e infektuar në shtetin e Rumanisë. Kjo masë hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në komunikatën e AUV.

Ndërkaq, AVU njofton se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e rregullt të publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo zhvillim të ri.

AUV thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjes së shëndetit publik dhe atij veterinar.

Continue Reading

Lajmet

Smakaj dhe Fazliu lirohen me kusht

Published

on

By

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht në Kosovë më 10 shkurt 2026, pas rishikimit të fundit të masës së paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, e njohur si “Çështja gjyqësore 12”.

Sipas vendimeve të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi ka konstatuar se rrethanat kanë ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e Smakajt dhe Fazliut në paraburgim “nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale”.

Megjithëse është vlerësuar se ekziston ende një rrezik i kufizuar për pengim të procesit, Gjykatësi ka theksuar se “e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”.

Në vendim është marrë parasysh edhe fakti se koha e kaluar në paraburgim nga të akuzuarit “tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit nëse do të shpalleshin fajtorë”, si dhe se faza e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit tashmë ka përfunduar.

Po ashtu, Gjykatësi ka konstatuar se “nuk ka rrezik që Smakaj dhe Fazliu të arratisen”, duke përmendur edhe dorëzaninë financiare të ofruar prej tyre. Megjithatë, Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në këtë proces gjyqësor dhe lirimi i tyre është i kushtëzuar me një sërë masash. Versionet e redaktuara publike të vendimeve janë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëri: Policia bllokon rrugët, 1300 efektivë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë

Published

on

By

Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, për të cilën policia dhe autoritetet përkatëse kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Nisur nga fakti që në protestën e fundit të organizuar nga opozita pati akte të cilat cenuan rendin dhe sigurinë publike, ku u lënduan disa punonjës policie, u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 17 të tjerë, policia ka rishikuar planin e masave me më shumë detaje ku gjatë ditës së sotme pritet të zbresin në terren 1300 forca policore nga të gjitha strukturat, të cilat do të përqendrohen kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku shtrihen institucionet kryesore dhe Kryeministria, ku do jetë dhe pikënisja e protestës.

Siç është konstatuar nga protestat e mëparshme që pasi kryejnë pjesën kryesore të protestimeve para Kryeministrisë turmat e protestuesve bëjnë një tur deri në selinë e tyre, policia ka marrë masa të shtuara edhe në institucione të tjera.

Nga ana tjetër do të ketë edhe bllokim të rrugëve në zbatim të këtij plani masash i cili ka nisur të zbatohet që prej mesnatës, ku është ndaluar parkimi në bulevard, ku ka pasur edhe një bllokim të pjesshëm që prej orës 12 të mesditës për vendosjen e skenës ku do të mbahen fjalimet politike.

Ndërkohë për objektin e Kryeministrisë janë marrë të gjitha masat, janë vendosur kordonët metalikë, përforcuesit për dyert si dhe gjatë gjithë bulevardit ka kamera me rezolucion të lartë, të cilat do të monitorojnë mbarëvajtjen e protestës. Aktiv do jetë edhe plani anti-tubim, ku do të ketë të angazhuar para Kryeministrisë autobotët ujëhedhës ashtu dhe zjarrëfiksja nëse përdorimi i tyre do të jetë i nevojshëm. /Top Chanel/

Continue Reading

Lajmet

Basha fton në takim kryetarët e partive parlamentare për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sot në orën 17:00, do të zhvillojë takim me kryetarët e subjekteve politike për seancën konstituive.

Në këtë takim do të diskutohet rreth përgatitjes për seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky takim vjen pas caktimit të seancës konstituive nga Presidentja Vjosa Osmani.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur më 11.02.2026, në orën 12:00.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se: “Duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11.02.2026, në orën 12:00”.

Continue Reading

Të kërkuara