Lajmet

Tri lagje dhe një fshat i Prishtinës mbesin pa ujë nesër

Published

on

Për shkak të punimeve teknike tokësore, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në tri lagje dhe një fshat të Prishtinës.

“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “ Berisha ” ka bërë kërkesë në KRU ” Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020”, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

KRU Prishtina njofton se lagjet “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” dhe fshati Miradi, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00./UBTNews

Punime tokësore, nesër ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në tre lagje dhe një fshat Prishtinë, 2 nëntor – Në…

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a on Monday, November 2, 2020

Lajmet

​Arsenali i futet garës për objektivin e madh të Interit

Published

on

Ademola Lookman mbetet në qendër të merkatos së verës ku sipas “The Sun”, Arsenali ka ringjallur interesin për sulmuesin e Atalantës, duke u futur në garë me Interin, me të cilin bisedimet kanë ngecur.

“Topçinjtë” po kërkojnë përforcime në sulm me tipare të ndryshme nga Viktor Gyökeres, objektivi kryesor i Artetës për rolin e qendërsulmuesit.

Përveç Lookmanit, londinezët po ndjekin edhe Eberechi Eze të Crystal Palace dhe Rodrygo të Real Madridit, megjithëse afrimi i brazilianit shihet si i ndërlikuar për arsye financiare. Lookman ka impresionuar me 20 gola sezonin e kaluar, duke rritur vlerësimin në treg.

Në Bergamo, drejtuesit e Atalantës po shqyrtojnë masa disiplinore ndaj lojtarit, ndërsa drejtori ekzekutiv Luca Percassi ndodhet në Londër për çështje pune, përfshirë kërkimin e një zëvendësuesi për Retegui. Interi ndërkohë shpreson ende të sigurojë shërbimet e nigerianit, të cilin e sheh si përforcimin e vetëm që mund të bëjë diferencën menjëherë.

Continue Reading

Bota

​Çmimet e naftës mbesin nën 67 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës mbetën nën 67 dollarë në tregjet ndërkombëtare duke balancuar midis shenjave të kërkesës së fortë në SHBA dhe spekulimeve të investitorëve se lehtësimi i tensioneve në marrëdhëniet ruso-amerikane mund të largonte kërcënimin për furnizimet ruse me naftë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte pothuajse i njëjtë me mbylljen e djeshme të tregtimit dhe arriti në 66.77 dollarë. Nuk pati ndryshime të rëndësishme as në tregun amerikan, ku një fuçi u tregtua me 64.26 dollarë.

Tregjet u tronditën të mërkurën nga lajmi se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, sipas një zyrtari të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht takimit të njoftuar midis Trump dhe Putin, SHBA-të kanë vazhduar të përgatisin sanksione dytësore, paralajmëroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ato mund të vendosen edhe ndaj Kinës.

Rusia është eksportuesi më i madh i naftës në botë pas SHBA-së dhe furnizuesi kryesor i Indisë.

Kina importoi 11 për qind më shumë naftë në korrik sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi administrata doganore në një raport paraprak.

Burimi i furnizimit nuk dihet, pasi të dhënat e plota tregtare nuk do të publikohen deri më 20 gusht.

Continue Reading

Aktualitet

Një serb arratiset nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, pezullohen 4 zyrtarë

Published

on

Qendra e Paraburgimit Mitrovicë e Veriut ka njoftuar se dje rreth orës 15:45 një person është arratisur, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues në lidhje me rastin.

Policia e Kosovës ka marrë menjëherë masa duke ngritur pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit dhe duke kontrolluar fizikisht zonën për rreth qendrës së paraburgimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ende është në kërkim të personit Gjorgje Radomiroviq (34) nga Novi Pazari i Serbisë, i dënuar për vrasje, ndërsa ka angazhuar edhe njësi të specializuara, njësia Policore me qen- K9.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse hasin personin në foto të raportojnë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt.

I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e gjysmë burg nga të cilat i kishin mbetur edhe tri vjet e shtatë muaj. Ai në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri në përfundimin e hetimeve, drejtori i institucionit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues mbeten të pezulluar nga detyra.

Continue Reading

Bota

​Trump: Asnjë takim me Putin nëse ai nuk pranon të ulet me Zelensky

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump do të pranojë një takim me Vladimir Putin vetëm nëse presidenti rus pranon të flasë me Volodymyr Zelensky, raporton gazeta New York Post, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Putin duhet të pranojë të takohet me Zelensky që takimi të zhvillohet”, tha zyrtari i paidentifikuar.

Ai shtoi se vendi nuk është përcaktuar ende por Kremlini konfirmoi se takimi Trump-Putin do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend të mundshëm, por ai minimizoi shanset e një takimi me Zelensky, duke thënë se takimi mund të zhvillohet vetëm “kur të krijohen kushte të caktuara”.

“Nuk kam asgjë kundër në parim, është e mundur, por kushtet duhet të krijohen. Fatkeqësisht, ne jemi ende larg kësaj”, tha Putin për mediat në Kremlin.

Continue Reading

Të kërkuara