Lajmet

​Tri hetime të vdekjeve brenda 24 orëve

Published

on

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tri raste që kanë të bëjnë me hetim të vdekjes.

Sipas policisë në Gllogoc, është gjetur pa shenja jete një person. Policia ka njoftuar se ka dal në vendin e ngjarjes derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Poashtu në Fshatin Nerodime e Epërme, në Ferizaj raportohet se është gjetur pa shenja jete një person tjetër.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Edhe në rrugën “Enver Topalli”, në Ferizaj ankuesja ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës derisa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Lajmet

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për falsifikim dokumentesh

Published

on

By

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve në Fushë Kosovë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve të tij shoqëruese, janë konfiskuar pesë vula të ndryshme institucionale, si dhe dokumente të ndryshme përfshirë akte noteriale, diploma dhe kontrata-marrëveshje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2,000 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar një situatë të qetë në trafik pa asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë shënuar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 29 të tjerë me dëme materiale.

Në këtë periudhë, janë shqiptuar gjithsej 2,031 tiketa trafiku, duke reflektuar angazhimin e forcave të rendit për të siguruar zbatimin e rregullave në komunikacion.

Sa i përket rendit publik, 18 persona janë arrestuar, ndërsa 12 prej tyre ndodhen në mbajtje. Aktualisht, një person është duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk ka persona në ndalim policor.

Policia apelon për kujdes maksimal në trafik dhe respekt të ligjit për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur sigurinë e qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Dështimi i 34-të i seancës konstituive

Published

on

By

Seanca e 34-të me radhë e Kuvendit të Kosovës, e cila synonte të zgjidhte ngërçin institucional përmes krijimit të një komisioni ad-hoc për votimin e fshehtë, ka dështuar sërish.

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e komisionit nuk gjeti mbështetje nga partitë opozitare. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të propozojnë kandidatët për komision, por asnjëra prej tyre nuk e pranoi ftesën dhe nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Në votim morën pjesë vetëm 52 deputetë: 51 votuan për, 1 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Pas kësaj, Dehari njoftoi ndërprerjen e seancës dhe caktimin e datës së re për vazhdimin e saj – të premten, më 21 qershor, në orën 10:30.

Continue Reading

Lajmet

Limaj pas takimit me Abdixhikun: Bisedë e mirë për zhvillimet politike në vend

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Limaj e ka vlerësuar si shumë të mirë takimin, duke thënë se është diskutuar për një sërë çështjesh që preokupojnë vendin, megjithëse nuk ka dhënë detaje konkrete për temat e bisedës.

“Po, jemi takuar. Ka qenë një takim shumë i mirë dhe bisedë shteruese për të gjitha temat. Në shumë drejtime kemi këndvështrime të përbashkëta për zhvillimet në vend. E rëndësishme është që po ndodhin këto takime. Nuk mund t’i zgjidhim vetë problemet, por shprehim gatishmëri,” tha Limaj para seancës konstituive të Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara