Shëndet

Tri gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë

Published

on

Cilën gjuhë do të inkurajoni fëmijën tënd që të mësojë për të përfituar një të ardhme më të mirë?

Historikisht, përgjigjja ka qenë gjuha spanjolle, duke pasur parasysh numrin e vendeve në botë që e flasin. Mirëpo, studimet e fundit, preferojnë frëngjishten, gjermanishten dhe gjuhën mandarine.

Qendra ekonomike për biznes, hulumtime dhe opinion në bashkëpunim me aeroportin Heathrow, ka anketuar 2,001 prindër dhe fëmijë nën moshën 18 vjeçare, krahas një studimi prej më shumë se 500 liderëve të bizneseve përreth Britanisë së Madhe.

45% e prindërve thanë se fëmijët e tyre nuk flasin një gjuhë të dytë, ndërsa 19% thanë se nuk janë të interesuar që të mësojnë një gjuhë të dytë.

Një në 10 persona tha se fëmijët e tyre e kanë shumë të vështirë të mësojnë gjuhë të reja.

Hulumtuesit gjetën se frëngjishtja, gjermanishtja dhe gjuha mandarine janë tri gjuhët që fëmijët do të duhet të mësojnë për të përfituar jetën e tyre në dhjetë vite.

Aftësitë në gjuhë pritet që të shtojnë deri në 500 miliardë ekonominë deri në vitin 2027.

Profesor i Linguistikës Zhvillimore në Universitetin e Edinburgut dhe Drejtor i Çështjeve Dygjuhësore, Antonella Sorace tha:

Ky hulumtim tregon se sa e rëndësishme është të mësuarit e gjuhës në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe tregon se shumë më tepër dyer u hapen njerëzve që mësojnë një gjuhë të dytë si fëmijë.

“Ne besojmë se mësimi i gjuhës është jashtëzakonisht i dobishëm për zhvillimin e fëmijëve dhe është një investim real për të ardhmen: fëmijët të cilët janë të ekspozuar ndaj gjuhëve të ndryshme bëhen më të vetëdijshëm për kulturat e ndryshme, njerëzit e tjerë dhe pikëpamjet e tjera.”

Ata gjithashtu kanë tendencë që të jenë më mirë se monolinguët në ‘multitasking’ dhe shpesh janë lexues më të avancuar. Dygjuhësia u jep fëmijëve shumë më tepër se vetëm dy gjuhë, prandaj është e mrekullueshme të shohësh se Heathrow po ndihmon për të nxitur fëmijët për të mësuar gjuhët.

Shëndet

Pse dhimbja e shpinës po bëhet sëmundja moderne e epokës së telefonit?

Published

on

Kushdo që përjeton dhimbje në shpinë duhet të ulë përdorimin e tepërt të telefonit.

Qëndrimi për dy deri në katër orë në ditë të përkulur mbi celular i ngarkon vertebrat e para të shtyllës kurrizore me presion deri në 27 kilogramë – thuajse sa pesha e një fëmije 7–8 vjeç.

Dhimbjet e shpinës, të cilat prekin një pjesë të madhe të popullsisë moderne, mund të lidhen me një evolucion jo plotësisht të përsosur.

Me kalimin nga ecja me katër gjymtyrë në ecjen drejt, shtylla kurrizore ka pësuar ndryshime që nuk janë bërë në mënyrë ideale; madje disa tipare të vertebrave të “kushërinjve” tanë primatë mund të jenë trashëguar deri te ne.

Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë një strukturë të shtyllës kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, e cila është më pak e përshtatshme për të përballuar ngarkesën që krijon ecja në këmbë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pa karbohidrate, pa stres! Ushqimet që ju ndihmojnë të bini në peshë

Published

on

Eliminimi i karbohidrateve nga dieta është një strategji efektive për të humbur peshë. Më poshtë gjeni disa ushqime që përmbajnë pak ose aspak karbohidrate:

Kërpudhat – Të varfra në karbohidrate, të pasura me lëndë ushqyese hekur, kalcium, dhe magnez. Ofrojnë sasi të mirë antioksidantësh.

Midhet – Të gjitha llojet janë të pasura me proteina, vitamina të grupit B, minerale si fosfori dhe hekuri, dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Vezët – Një zgjedhje e zakonshme në dietat pa karbohidrate falë vlerave të larta ushqyese.

Karkalecat dhe gaforret – Janë burim i shkëlqyer proteinash dhe nuk përmbajnë karbohidrate.

Mishi i kuq – Nuk ka karbohidrate, ndaj mund të konsumohet lirshëm, por gjithmonë me masë për një dietë të balancuar.

Farat e kungullit – Të përsosura për ata që janë në dietë, ofrojnë shije të këndshme pa karbohidrate të larta. Përmirësojnë shëndetin e zemrës, ulin stresin dhe forcojnë sistemin imunitar.

Mishi i bardhë – Konsiderohet më i shëndetshëm se mishi i kuq. Mund të konsumohet nga pula, lepuri apo peshku.

Djathi – Sidomos Grana Padano, djathë tradicional italian i pasur me minerale dhe pa karbohidrate.

Gjalpi – Përdoret në gatime dhe nuk përmban karbohidrate, por duhet konsumuar në sasi të moderuara. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara