Shëndet

Tri erëza që mund të përdorni kundër presionit të lartë të gjakut

Sipas ekspertëve rregulli i përgjithshëm është që të mos i kaloni 2300 mg natriumi në ditë.

Published

on

Presioni i lartë i gjakut apo edhe një diagnozë e hipertensionit mund të nënkuptojë nevojën për të bërë disa ndryshime në stilin e jetesës.

Historikisht, kërkimet shkencore kanë treguar një lidhje të drejtpërdrejtë midis niveleve të larta të presionit të gjakut dhe natriumit.

Thënë kështu, shmangia e ushqimeve me përmbajtje të lartë natriumi është një mënyrë për të mbajtur nivelet e presionit të gjakut të shëndetshme.

Sipas ekspertëve rregulli i përgjithshëm është që të mos i kaloni 2300 mg natriumi në ditë.

Për të rriturit, veçanërisht ata që kanë hipertension ose predispozitë për këtë gjendje, këshilla vlen për rreth 1500 mg natriumi në ditë.

Krahas kripës ka ende shumë mënyra për të shijuar ushqimet duke i shtuar atyre edhe më tepër shije teksa përpiqeni të menaxhoni nivelet e presionit të gjakut.

Dhe duhet të dini se për një shëndet të mirë vlen gjithmonë shprehja “Larmishmëria është erëza e jetës”.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me tre lloje erëzash që mund të përdorni për të gjallëruar pjatën tuaj pa shkaktuar rritje të presionit të gjakut.

Shafrani i Indisë

Një erëz tepër e shijshme që është e njohur për efektet e saj anti-inflamatore dhe për aftësinë për të shtuar lëndë ushqyese në ushqime.

E shkëlqyer për patatet e ëmbla, të cilat gjithashtu mund të ulin natyrshëm presionin e gjakut përmes sasive të larta të kaliumit.

AgroWeb.org sugjeron gjithashtu kombinimin e shafranit të Indisë me piperin e zi.

Hudhra pluhur

Ndoshta jo aq e fuqishme sa ajo e freskëta, pluhuri i hudhrës mbetet një erëz e njohur që i shton shije çdo pjate dhe është e shkëlqyer për sistemin imunitar.

Në doza të larta, konsumimi i hudhrës mund të ndihmojë edhe në uljen e presionit të gjakut.

Një lugë çaji pluhur hudhre përmban 1,86 miligramë natriumi, një vlerë e pa rëndësishme krahasuar me vlerën e lejuar ditore që duhet të konsumoni prej 2,360 mg.

Bëni kujdes me erëzën, përdoreni me moderim gjatë gatimit dhe sigurohuni që produkti që blini të jetë i një cilësie të lartë.

Speci i kuq djegës

Një erëz e shkëlqyer për shumë pjata që jep një aromë fantastike dhe nuk përmban natrium dhe konservues të shtuar.

Për më tepër, njihet për aftësitë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe për të luftuar inflamacionin.

Ajo duhet konsumuar në sasi të mëdha dhe shpesh. Për ata me presion të lartë të gjakut, mund të jetë zgjedhja e përsosur. /AgroWeb.org

Shëndet

Shkencëtarët austriakë paralajmërojnë: Mikroplastika në ushqim mund të dëmtojë zorrët

Published

on

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë tregojnë se mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve mund të dëmtojë zorrët, duke rritur rrezikun për kancerin e zorrëve dhe depresionin.

Studiuesit analizuan mostra të materialit të jashtëm të zorrëve të vullnetarëve të shëndetshëm dhe zbuluan se grimcat e vogla mund të ndikojnë në aktivitetin e mikrobiomës së zorrëve. Disa nga këto ndryshime lidhen me sëmundje si depresioni dhe kanceri i zorrëve.

Kjo është hera e parë që një studim në njerëz tregon se mikroplastikat ndryshon mikrobiomën e njeriut. Megjithatë, ekspertët nga Mail Online theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar mënyrën se si këto grimca shkaktojnë dëme.

Mikroplastikat janë të pranishme gjerësisht në ushqim, ujë dhe ajër, shumë njerëz ekspozohen ndaj tyre çdo ditë. Studimi tregon gjithashtu se këto grimca mund të ndikojnë në mikrobiomën, e cila luan një rol kyç në shëndetin e përgjithshëm, nga tretja deri te shëndeti mendor.

Prandaj, reduktimi i ekspozimit ndaj mikroplastikave mund të jetë një masë parandaluese e mençur. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Rreth 330 raste me kancer të gjirit në 2025, Kurtishi: Identifikimi i hershëm çelës për jetëgjatësi

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, institucione shëndetësore dhe profesionistë të fushës kanë theksuar rëndësinë e identifikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, duke bërë thirrje për kontrolle të rregullta dhe edukim shëndetësor në popullatë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi, ka deklaruar se gjatë këtij viti është regjistruar një numër i ngjashëm i rasteve të reja me vitin paraprak, ku në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 320 raste.

Kurtishi ka theksuar se këtë vit janë identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj në Klinikën e Onkologjisë.

“Këtë vit kemi regjistruar numër të njëjtë për nëntë muajt e vitit 2025, me vitin 2024, rreth 320-330 pacientë. Kemi një plato sa i përket incidencës të rasteve të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit, vlen të theksohet se këtë vit kemi identifikuar dhe trajtuar tre meshkuj, të cilët kanë marrë trajtim onkologjik në klinikën tonë”, ka thënë Kurtishi.

Ai ka theksuar se diagnostikimi i hershëm luan rol kyç në trajtimin e suksesshëm dhe rritjen e jetëgjatësisë tek pacientët.

Shqetësuese sipas tij është edhe prekja e kancerit të gjirit në mosha më të reja. Kurtishi, ka thënë se tre vitet e fundit, po prekën gratë nga mosha 40-50 vjeçare.

“Çelësi i trajtimit të suksesshëm i kësaj sëmundje është pikërisht identifikimi i hershëm i sëmundjes sidomos në fazën zero apo një, ku jetëgjatësia e pacientëve është shumë e madhe.. Këto dy tre vitet e fundit kemi femra të atakuara me kancerin e gjirit, me një numër më të lartë sesa viteve paraprake, nga mosha 40-50 vjeçare që është fenomen i ngjashëm me vendet e rajonit, sidomos me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.. Duhet të bëhet dhe të ngulitet në kokë të kemi një edukim shëndetësorë të mirëfilltë, që duhet të bëjmë kontroll të gjirit pa pas ndonjë shenjë apo ndryshim, por një kontroll kur gjiri është i pa sëmurë”, ka nënvizuar ai.

Ndërkohë, për raportimet mbi mungesën e terapisë imunologjike, Kurtishi ka sqaruar se furnizimi ka qenë i rregullt përveç një periudhe të shkurtër.

Sipas tij, numri i pacientëve është në ngritje dhe se trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë.

“Terapia imunologjike në Klinikën e Onkologjisë jepet për rastin të cilët kanë indikacion. Furnizimi ka qenë i rregullt përpos një periudhe shumë të shkurtër, por pacientët e marrin këtë terapi për një kohë të gjatë.. Numri i pacientëve është në ngritje, trajtimet me këtë terapi marrin kosto të lartë dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për këtë terapi furnizohen dhe trajtohen në mënyrë të rregullt me këto barna’, ka thënë Kurtishi.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se edhe këtë vit janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për vetëdijesim rreth kancerit të gjirit, përfshirë mamografinë falas dhe mamografinë mobile në komuna pa qasje në këtë shërbim.

Ministria bënë thirrje grave që të konsultojnë faqet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së për kalendarin e mamografisë dhe të kryejnë mamografinë sipas indikacioneve mjekësore./S.K/KP/

Continue Reading

Shëndet

Çka shkakton mungesa e proteinave në trup?

Published

on

Proteina është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për organizmin. Ajo është thelbësore për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve, energjinë e qelizave dhe indet e trupit.

Pa proteinë, shëndeti dhe jetëgjatësia janë të rrezikuara. Sportistët dhe ata që kryejnë aktivitete fizike të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme proteinash, ndërsa shumë persona nuk e njohin rëndësinë e saj.

Çka është proteina?

Përbëhet nga aminoacide, molekula të domosdoshme që organizmi i merr nga ushqimi.

Burime të mira proteinash janë: Produkte shtazore: mishi, vezët, produktet e bulmetit, peshku dhe vezët me Omega-3.

Produkte bimore: arrorë, fara dhe bishtajore.

Ushqimet e pasura me proteinë ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës, janë të nevojshme për funksionimin e trurit dhe të trupit.

Mungesa e proteinave çojë në luhatje të sheqerit në gjak, humbje të kujtesës dhe dobësi të përgjithshme. Thënë thjesht, pa proteinë, njeriu nuk mund të funksionojë normalisht.

Sa proteinë nevojitet?

Për një person të rritur me peshë 60 kg, rekomandohet të paktën 30 gramë proteinë në ditë.

Shenjat e pamjaftueshmërisë së proteinave

1. Nepsi i shtuar

Nëse ndjeni dëshirë për ushqime të shpejta ose ëmbëlsira, kjo mund të jetë shenjë se nuk merrni mjaftueshëm proteinë ose po konsumoni shumë karbohidrate.

2. Probleme me trurin

“Mjegullnaja e trurit”, vështirësi për t’u përqendruar e humbje e energjisë mendore lidhen me mungesën e proteinave. Karbohidratet japin energji afat-shkurtër, proteina është e nevojshme për prodhimin e neurotransmetuesve; dopamina, epinefrina, norepinefrina e serotonina.

3. Pagjumësia

Mungesa e saj mund të shkaktojë probleme me gjumin, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak dhe serotoninës.

4. Kolesterol i lartë

Pa proteinë, ndiheni të uritur shpesh, duke çuar në konsum të tepërt dhe rritje të kolesterolit, inflamacion dhe probleme kardiovaskulare.

5. Rënie e flokëve

Proteina është baza e të gjitha qelizave, përfshirë edhe ato të flokëve, prandaj mungesa shkakton rënie të flokëve.

6. Çrregullime menstruale

Mungesa e proteinës mund të shkaktojë inflamacion, lodhje dhe çrregullime hormonale, duke ndikuar në ciklin menstrual dhe fertilitetin.

7. Imunitet i dobët

Një sistem imunitar i dobët dhe rritje e shpeshtë e sëmundjeve lidhet me mungesën e proteinave. Mund të shfaqen këputje të thonjve.

8. Kocka të dobëta

Proteina ndihmon në përthithjen e kalciumit. Pa të, kockat bëhen më të dobëta dhe më të prira ndaj frakturave.

Proteina është element thelbësor për shëndetin, energjinë e mirëqenien, sigurohuni të përfshini mjaftueshëm në dietë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Gështenjat – ushqimi i ngrohtë i vjeshtës që forcon trupin dhe shpirtin

Published

on

Gështenjat kanë pushtuar tryezat tona këtë vjeshtë, duke sjellë shije, aromë dhe vlera të shumta ushqyese. Të pasura me fibra, acid folik dhe minerale.

Ky frut i stinës është i shijshëm dhe i gjithanshëm në kuzhinë, përgatitet në forma të ndryshme: të pjekura në zjarr, të ziera, në furrë apo në mikrovalë, dhe shpesh shërbejnë si shtesë perfekte për pjata me mish ose peshk.

Vlerat ushqyese

Gështenjat përmbajnë karbohidrate dhe kalori, duke ofruar energji të mjaftueshme për të përballuar lodhjen, stresin e temperaturat e ulëta.

Janë burim i mirë hekuri, i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, acidi folik (vitamina B9) i bën të rekomanduara gjatë shtatzënisë për zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Përmbajtja e fibrave ndihmon në tretje, është e dobishme për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Gështenjat nuk përmbajnë gluten, prandaj janë zgjedhje ideale për personat me celiaki. Prej tyre përftohet edhe një miell i shkëlqyer, që përdoret në përgatitjen e ëmbëlsirave apo recetave të kripura.

Edhe pse të shëndetshme, gështenjat kanë përmbajtje të lartë kalorike, ndaj rekomandohet moderimi në konsum. Personat me diabet, kolit ose obezitet duhet të jenë të kujdesshëm. Sasia e këshilluar është deri në 100 gram nëse janë të ziera ose rreth 60 gram nëse janë të pjekura.

Duhet pasur parasysh gjithashtu që gështenjat e papërpunuara mund të jenë më të vështira për t’u tretur dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme gastriti.

Në sasi të arsyeshme, gështenjat mbeten një ushqim i çmuar i vjeshtës, që kombinon shijen me vlera të rëndësishme për shëndetin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara