Sport

Tri ditë më parë bëri vaksinën, Vidal i infektuar me COVID-19, shtrohet në spital

Published

on

Arturo Vidal është shtruar në spital në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pasi ka rezultuar i infektuar me Koronavirus. Mesfushori i Interit duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës, të enjten, por stafi mjekësor i Kilit njoftoi se “lojtari u testua pozitiv për COVID-19” gjatë një kontrolli të zakonshëm parandalues, të hënën, më 31 maj. Arturo u shtrua në spital dhe u izolua nga grupi për më shumë se 72 orë si një masë parandaluese për shkak të një infeksioni në bajame.

34-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke siguruar se do të shërohet shpejt për të dhënë kontribut me fanellën e përfaqësueses së tij.

“Fatkeqësisht, zbulova se isha pozitiv me COVID-19, pasi një mik asimptomatik doli pozitiv në një kontroll parandalues. Këtë herë nuk të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia. Unë do të shërohem së shpejti për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e “La Rojas”, shkruan vidal. “Falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë kujdesur për të gjithë kilianët në këtë pandemi të tmerrshme. Ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni!”

Mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me Koronavirus së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë.

Continue Reading

Lajmet

​FIFA ndan një shumë rekorde për klubet në Kupën e Botës 2026

Published

on

FIFA ka njoftuar se do të shpërndajë një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh për klubet në mbarë botën në kuadër të Programit të Përfitimeve për Klubet (CBP) të lidhur me Kupën e Botës 2026.

Për herë të parë, pagesat do të përfshijnë jo vetëm lirimin e lojtarëve për fazën finale të turneut, por edhe për ndeshjet kualifikuese.

Ky vendim është rezultat i një marrëveshjeje të arritur mes FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) në mars të vitit 2023, me synim që sistemi të jetë më i drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar përfitime për klubet në të gjitha kontinentet.

Shuma e ndarë është rreth 70% më e lartë krahasuar me 209 milionë dollarët e shpërndarë pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

“Një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh do t’u shpërndahet klubeve për lirimin e lojtarëve të tyre. Kjo përforcon bashkëpunimin tonë me ECA-n dhe klubet në mbarë botën, teksa presim një edicion inovativ e globalisht gjithëpërfshirës të Kupës së Botës FIFA vitin e ardhshëm,” deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Edhe presidenti i ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, përshëndeti marrëveshjen, duke theksuar se kjo nismë vlerëson rolin e klubeve në zhvillimin e futbollit ndërkombëtar dhe garanton që gjithnjë e më shumë prej tyre të shpërblehen për kontributin e tyre.

Në edicionin e fundit, Katar 2022, 209 milionë dollarë u shpërndanë për 440 klube nga 51 shoqata anëtare të FIFA-s.

Ndërkohë, edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arsenali e nis me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Published

on

Arsenali ka startuar mbarë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 2-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Pas një pjese të parë pa gola, londinezët gjetën rrugën e fitores në fraksionin e dytë të lojës.

Gabriel Martinelli zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Më pas, Leandro Trossard vulosi gjithçka në minutën e 87-të, duke realizuar golin e dytë që i siguroi Arsenalit tre pikët e para në grup.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSV Eindhoven pësoi një humbje befasuese në shtëpi kundër Union SG me rezultatin 1-3, duke e komplikuar menjëherë garën për kualifikim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për garat në UEFA Nations League, Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Përballja do të luhet të dielën, më 21 shtator në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 16:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ftuar tifozët, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin dhe për të përjetuar emocionet e një ndeshjeje të veçantë mes dy shteteve dhe një kombi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara