Kulturë

Trevor Noah jep lamtumirën emocionale në “The Daily Show”

Në fund të emisionit, Noah shprehu mirënjohje për publikun që e ndoqi atë për shtatë vite.

Published

on

Paraqitjes së prezantuesit Trevor Noah në “The Daily Show” i erdhi fundit.

Komediani me origjinë nga Afrika e Jugut i dha lamtumirën shfaqjes televizive të cilën e ka udhëhequr që nga viti 2015, të enjten mbrëma.

Në fund të emisionit, Noah shprehu mirënjohje për publikun që e ndoqi atë për shtatë vite.

“Sinqerisht, dhe më e rëndësishmja, ju jam mirënjohës juve (fansave), secilit prej jush, jam shumë mirënjohës”, deklaroi ai.

Noah, i cili së pari iu bashkua ekipit si bashkëpunëtor në vitin 2014, foli edhe rreth publikut të vogël që e kishte në fillim të ditëve të tij të para, kur ai pasoi Jon Stewartin pas tavolinës së lajmeve./UBTNews/

Kulturë

Kosova forcoi prezencën ndërkombëtare përmes anëtarësimit në rrjetin TRADUKI

Published

on

Më 20 dhe 21 prill, Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë në aktivitetet e rrjetit TRADUKI, duke shënuar një moment të rëndësishëm në angazhimin e saj ndërkombëtar.

Më 20 prill, Drejtoresha e Bibliotekës mori pjesë në takimin e programit të TRADUKI-t, ndërsa më 21 prill u mbajt takimi i 37-të i Komitetit të këtij rrjeti, ku Biblioteka Kombëtare e Kosovës mori pjesë për herë të parë si anëtarja më e re. Të dyja takimet u mbajtën në Sarajevë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtetet anëtare të rrjetit TRADUKI.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtoresha prezantoi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, skenën letrare kosovare dhe synimet strategjike të institucionit për zgjerimin dhe integrimin në rrjetin letrar evropian. U theksua në veçanti rëndësia e promovimit dhe përkthimit të letërsisë shqipe, si dhe krijimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme me institucione të librit dhe të kulturës në rajon dhe në Evropë.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të prezencës së Kosovës në rrjetet ndërkombëtare të librit dhe kulturës, duke hapur mundësi të reja për autorët, përkthyesit dhe letërsinë shqipe në përgjithësi.

 

Continue Reading

Kulturë

Felix Klieser pritet të performojë në Prishtinë me Filharmoninë e Kosovës

Published

on

Kornisti i jashtëzakonshëm Felix Klieser do të vijë në Prishtinë për një koncert me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës. Nën drejtimin e Gregory Charette, ai do të interpretojë Koncertin nr. 1 për korno nga Strauss, si dhe Koncertin për dy korno nga Haydn, ku do t’i bashkohet edhe kornisti shqiptar Ilir Kodhima.

I njohur ndërkombëtarisht për virtuozitetin dhe muzikalitetin e tij të rrallë, Klieser konsiderohet një nga emrat më të spikatur të skenës bashkëkohore të kornos, duke performuar me orkestrat më prestigjioze në botë.

Në pjesën e dytë të koncertit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë Simfoninë nr. 5 të Schubert-it.

Continue Reading

Kulturë

Shënohet Dita Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit me fokus në zhvillimin ekonomik në Kosovë

Published

on

Në shënim të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, dje u mbajt një ngjarje e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ku u mblodhën përfaqësues institucionalë, partnerë dhe akterë të rëndësishëm të fushës së inovacionit dhe zhvillimit.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, si dhe Ministrja e Ndërmarrësisë Mimoza Kusari-Lila, së bashku me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe partnerë relevantë. Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për forcimin e një ekosistemi funksional që mbështet transformimin e ideve në iniciativa konkrete, përmes politikave mbështetëse, financimit të inovacionit, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe lidhjes së ngushtë ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Ky angazhim synon të fuqizojë kreativitetin dhe inovacionin si motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë, bizneset dhe sektorët kreativë në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Steve Jobs – një nga figurat më me ndikim në historinë e teknologjisë

Published

on

Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe inovator amerikan, i lindur më 24 shkurt 1955 në San Francisko, SHBA. Ai është më i njohur si bashkëthemelues i kompanisë Apple Inc., e cila sot është një nga kompanitë më të mëdha dhe më me ndikim në botë.

Jobs luajti rol kyç në zhvillimin e produkteve revolucionare si iPhone, iPad, iPod dhe kompjuterët Mac. Qasja e tij ndaj dizajnit dhe thjeshtësisë ndryshoi mënyrën si njerëzit përdorin teknologjinë në jetën e përditshme.

Në vitin 1985, ai u largua nga Apple, por më vonë u rikthye në vitin 1997 dhe e ringriti kompaninë nga vështirësitë financiare, duke e shndërruar në një nga markat më të fuqishme në botë.

Steve Jobs ndërroi jetë më 5 tetor 2011, por trashëgimia e tij vazhdon të ketë ndikim të madh në teknologji, dizajn dhe inovacion.

Ai shpesh kujtohet për vizionin e tij: të krijonte produkte që nuk janë vetëm funksionale, por edhe të thjeshta dhe të bukura për përdorim.

Continue Reading

Të kërkuara