Ekonomi

Tregtia ndërkombëtare e mallrave G-20 bie për herë të parë në dy vjetët e fundit

Kjo për shkak të një ngadalësimi të kërkesës globale dhe një tërheqjeje të çmimeve të mallrave.

Publikuar

Tregtia ndërkombëtare e mallrave G-20 u tkurr për herë të parë në dy vjet në tremujorin e tretë të 2022 për shkak të një ngadalësimi të kërkesës globale dhe një tërheqjeje të çmimeve të mallrave, tha Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) të martën.

Matur në dollarë amerikanë, eksportet dhe importet janë ulur përkatësisht me 1.3% dhe 1.1%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

“Është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim konkret, megjithatë ky zhvillim i fundit në tregtinë e mallrave G20 meriton monitorim të mëtejshëm pasi ekonomia globale përballet me erëra të shumta, duke përfshirë shtrëngimin monetar, uljen e çmimeve të mallrave dhe ftohjen e kërkesës” tha Paul Schreyer, shefi për statistika pranë OECD-së.

Rënia e çmimeve të naftës dobësoi eksportet e mallrave në Amerikën e Veriut në periudhën korrik-shtator, me SHBA-në dhe Meksikën që shënuan rritje më të ngadaltë se në tremujorët e mëparshëm.

Në BE, eksportet dhe importet e mallrave ranë përkatësisht me 1.5% dhe 0.7%, në të njëjtën periudhë.

OECD theksoi se tregtia e mallrave mbeti e dobët në Azinë Lindore, pavarësisht rritjes së shitjeve të elektronikës dhe makinerive.

Eksportet e Japonisë ranë me 0.3% tremujor në tremujor dhe ato të Koresë ranë 1% në tre muaj deri në shtator. Nga ana tjetër, eksportet kineze u rritën me 0.7% në të njëjtën periudhë.

Rritja e tregtisë së shërbimeve të G-20 ruajti prirjen rënëse në tremujorin e tretë me eksportet dhe importet që u rritën përkatësisht me 0.3% dhe 1.7%, pasi vlera e shërbimeve të transportit u ul nga rënia e kostove të transportit./AA

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Cilat shtete në botë kanë borxhin më të lartë qeveritar?

Në këtë raport nuk janë përfshirë vendet e Ballkanit. 

Publikuar

nga

Pesë shtetet e botës me borxhin më të lartë qeveritarë në kuadër të GDP-së, janë Japonia, Greqia, Eritrea, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faqja “World of Statistics” ka publikuar në platformën “X”, statistikat e shteteve botërore me borxhin më të lartë qeveritar krahas Bruto Prodhimit Vendor.

Sipas “World of Statistics”, Japonia ka borxhin më të lartë në botë me 264%, Greqia 173%, Eritrea: 164%, Italia 142%, SHBA 129%, Bahrain 120%, Sri Lanka 114%, Spanja 112%, Franca 112%, Kanada 107%, Britania e Madhe 101%, Pakistani 89%, Xhamajka 86.2%, Argentina 85%, Ukraina 78.4%, Kina 77.1%, Finlanda 73.3%, Brazili 72.87%, Africa e Jugut 67.4%, Kenia 67.3% dhe Gjermania 66.1%.

Po ashtu sipas këtij raporti, vazhdojnë shtetet tjera pas Gjermanisë: Tailanda 60.96%, Philippines 60.9%, Izraeli 60.9%, Malaysia: 60.4% Netherlands: 50.1%, South Korea: 49.6%, Qatar: 46.9%, 🇮🇶Iraq: 43.3%, Nepal: 41.4%, Indonesia: 39.9%, Nigeria: 38%, Norëay: 37.4%, Neë Zealand: 35.9%, Iran: 34%, Sëeden: 32.9%, Turkey: 31.7%, Saudi Arabia: 30%, Australia: 22.3%, Estonia: 18.5%, Rusia: 17.2% dhe Kuwait: 2.9%.

Në këtë raport nuk janë përfshirë vendet e Ballkanit.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Publikuar

nga

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin – Ditën Evropiane të Mikrofinancës.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1.100 euro.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Homo economicus dhe origjina e parasë

Askush nuk e di me saktësi se ku, si dhe pse filluan të përdoren paratë.

Publikuar

nga

Askush nuk e di me saktësi se ku, si dhe pse filluan të përdoren paratë, kështu që njerëzit janë të lirë të krijojnë histori. Qëllimi kryesor i rrëfimtarëve ka qenë të sqarojnë, duke iu referuar një të shkuare hipotetike, natyrën e parasë në kohën e tyre. Dy histori të tilla kanë dominuar literaturën e parasë. Rrëfimi i shekullit të tetëmbëdhjetë i Adam Smith-it u përpoq të shpjegonte pse paratë përbëheshin nga ari dhe argjendi. Teoria chartaliste, që daton nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, u përpoq të shpjegonte pse paratë përbëheshin kryesisht nga kreditë. Këto mund t’i quajmë teoria e metalizmit dhe teoria e kreditit.

Historia e Adam Smithit, e cila shkon prapa në kohë deri tek Aristoteli, është ende libri i preferuar i teksteve shkollore. Është padyshim historia më e lehtë për t’u kuptuar, e cila është edhe arsyeja për popullaritetin e saj. Para parave, pretendohet se ka pasur shkëmbime – shkëmbime të drejtpërdrejta të mallrave me mallra. Por shkëmbimi kërkon një ‘përkim të dyfishtë’ të dëshirave. Të dy partnerët duhet të duan atë që tjetri ka, në të njëjtën kohë. Kështu, paratë u shpikën për t’i mundësuar njërës nga palët të paguajë tjetrën në diçka që tjetra mund ta përdorte për të blerë diçka tjetër. Adam Smithi hamendësoi se ajo “diçkaja” që u bë “mjet këmbimi” duhet të ketë qenë “një lloj malli të cilin pak njerëz do të ishin të gatshëm ta refuzonin, në këmbim të asaj që prodhonin vetë”.

“Megjithëse përdoreshin bagëtitë, kripa, guaskat e të ngjashme me to, metalet, dhe veçanërisht metalet e çmuara si ari dhe argjendi, filluan të preferoheshin, për shkak të ndashmërisë së tyre, por edhe më shumë për qëndrueshmërinë dhe faktin që ishin të rrallë. Ishin këto cilësi që iu përshtatën atyre, për të qenë matësi i gjërave që prishen.

Në fillim mjaftuan shufrat e hekurit, bakrit, arit dhe argjendit, për shkak të stabilitetit më të madh relativ të vlerës. Për të shmangur nevojën për të peshuar një copë metali për çdo transaksion, u bë zakon që të vendoset një vulë publike në sasi të caktuara metalesh, duke vërtetuar peshën dhe cilësinë e tyre. Thelbi i kësaj fabule është se megjithëse ishte e përshtatshme të bëheshin kontrata në para, prapa “perdes” së kontratave kishte gjëra reale që tregtoheshin me për njëra-tjetrën kundrejt çmimeve të tyre reale”.

Teoria e shkëmbyesit “të egër” i detyrohet shumë antropologjisë klasike të kohës së Adam Smithit, në qendër të së cilës është figura e Homo Economicus, i cili ndjek interesat e veta personale në izolim nga shoqëria. Që kjo ende qëndron në themel të psikologjisë neoklasike, bëhet e qartë në librin e famshëm të Paul Samuelson, ku shkruhet: ‘Një borxh i madh mirënjohjeje u detyrohet dy majmunëve të parë, të cilët papritmas kuptuan se secili mund të përmirësohej duke hequr dorë nga disa të mira, në këmbim të disa të tjerave. Shumica e ekonomistëve kanë favorizuar rrëfimin e shkëmbimit mes njerëzve të egër, sepse ai lë jashtë shoqërinë dhe qeverinë.

Në të kundërt, historia e kredisë, e cila hodhi rrënjë në fund të viteve 1800, thotë se jeta e parasë ka nisur si një kontratë borxhi – një premtim për të paguar në të ardhmen, për diçka të blerë sot. Besueshmëria e premtimit varet nga besimi tek debitori. Por besimi nuk i jepet një të huaji, prandaj është ekzistenca e një lidhjeje shoqërore ajo që i bën të mundur paratë. Gjuha e parasë është gjuha e premtimeve: ‘fjala ime është lidhja ime’. Siç shkruan Alfred Innes: “Duke blerë ne bëhemi debitorë dhe duke shitur bëhemi kreditorë.’

Teoria e parasë si kredi nuk e prish automatikisht dikotominë klasike, nëse supozohet se kredia është thjesht një paradhënie mbi paranë, e cila në vetvete është një paradhënie për mallrat. Por ajo e dobëson shumë atë duke i vendosur pritshmëritë në qendër të transaksioneve “reale”.

“Kjo mosmarrëveshje në dukje e rikonstruktuar rreth origjinës së parasë pasqyron një divergjencë të thellë mbi qëllimin e saj. A duhej menduar paraja kryesisht si një mjet për të realizuar dy transaksione të ndara në kohë? Apo duhej gjithashtu, dhe në mënyrë të veçantë, të shihej si një lidhje midis së tashmes dhe së ardhmes? E para çoi në pikëpamjen se e vetmja kërkesë e rëndësishme për paranë ishte si një “mjet pagese”; e dyta se roli i saj i rëndësishëm ekonomik ishte si një “mbajtëse e vlerave”. Ishin motivet e mbajtjes së parave pavarësisht nga dëshira për mallra – preferenca pozitive për likuiditet – ato që “i interesonte Keynesit. “Fetishi për likuiditetin”, arsyetonte ai, mund të ketë vetëm një shkak: pasigurinë për të ardhmen.

Sepse nëse të gjithë do ta dinin me siguri se çfarë do të sillte e nesërmja, nuk do të kishte asnjë arsye racionale për grumbullimin e copave të metalit ose të copave të letrës. Në fakt, nuk do të kishte fare nevojë për para. Pra, mosmarrëveshja për origjinën e parasë ishte, në thelb, një mosmarrëveshje epistemologjike: sa të parashikueshme ishin ngjarjet e ardhshme?

Shkëputur nga libri: “Paraja dhe Qeveria: E shkuara dhe e ardhmja e Ekonomisë” – Në shqip nga bota.al

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Pyetja e vërtetë që duhet të bëjmë për rritjen ekonomike

Nga Mariana Mazzucato.

Publikuar

nga

Mariana Mazzucato

Nga debatet e politikave të nivelit të lartë dhe manifestet politike deri te lajmet e përditshme, ankthi për rritjen ekonomike është kudo. Në Gjermani, buxheti i fundit i qeverisë identifikon rritjen më të fortë si një prioritet kryesor. Në Indi, udhëheqësit janë të etur për të rimarrë vendin si ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë. Në Kinë, ku prespektiva e deflacionit është shfaqur në horizont, qeveria është e shqetësuar për arritjen e objektivit të saj, për një rritje ekonomike prej 5% për këtë vit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, kreu i Partisë Laburiste në opozitë, është zotuar të sigurojë rritjen më të lartë të qëndrueshme në G7 nëse merr pushtet, dhe konservatorët në pushtet shprehin ambicie të ngjashme (kujtoni mantrën e ish-kryeministres Liz Truss: “rritje, rritje dhe rritje”).

Por vendosja e rritjes ekonomike në qendër të politikëbërjes është gabim. Edhe pse e rëndësishme, rritja në abstrakt nuk është një qëllim apo mision koherent. Përpara se të angazhohen për objektiva të veçantë (qoftë rritja e PBB-së, prodhimi i përgjithshëm e kështu me radhë), qeveritë duhet të fokusohen në drejtimin që duhet të marrë ekonomia. Në fund të fundit, çfarë dobie ka një rritje ekonomike e lartë, nëse arritja e saj kërkon kushte të këqija pune apo një industri në zgjerim të lëndëve djegëse fosile?

Për më tepër, qeveritë kanë qenë më të suksesshme në katalizimin e rritjes ekonomike, kur kanë ndjekur qëllime të tjera – duke mos e trajtuar rritjen si objektiv në vetvete. Misioni i NASA-s për të dërguar një njeri në Hënë (dhe për ta rikthyer shëndoshë e mirë) solli risi në hapësirën ajrore, materiale, në elektronikë, ushqim dhe softuerë, që më vonë do të sillnin vlerë të shtuar të konsiderueshme, ekonomike dhe tregtare. Por NASA nuk u nis për të krijuar këto teknologji, dhe për këtë arsye, ndoshta nuk do t’i kishte zhvilluar kurrë ato nëse misioni i saj do të kishte qenë thjesht për të rritur prodhimin.

Njësoj me këtë, interneti erdhi e u shfaq nga nevoja për të bërë që satelitët të komunikonin me njëri-tjetrin. Për shkak të adoptimit të gjerë të tij, PBB-ja dixhitale është rritur 2.5 herë më shpejt se PBB-ja fizike gjatë dekadës së kaluar dhe tani ekonomia dixhitale është në rrugën e duhur për të arritur vlerën e 20.8 trilion dollarëve, deri në vitin 2025. Sërish, shifra të tilla rritjeje ekonomike janë rezultat i angazhimit me mundësitë që ofron dixhitalizimi; rritja ekonomike në vetvete nuk ishte qëllimi.

Në vend që të fokusohen në përshpejtimin e rritjes së PBB-së dixhitale, qeveritë duhet të synojnë ngushtimin e hendekut dixhital dhe të sigurojnë që rritja aktuale dhe e ardhshme të mos bazohet në abuzimin e kompanive të Big Tech, me fuqinë e tregut. Duke pasur parasysh se sa shpejt po përparon inteligjenca artificiale, kemi nevojë urgjente për qeveri që mund të formësojnë revolucionin e ardhshëm teknologjik, në interes të publikut.

NXitja e rritjes ekonomike në një drejtim më gjithëpërfshirës do të thotë largim nga financimi i veprimtarisë ekonomike dhe riangazhim për investime në ekonominë reale. Siç janë gjërat, shumë kompani jo-financiare (përfshirë prodhuesit) po shpenzojnë më shumë për blerjen e aksioneve dhe pagesat e dividentëve, sesa për kapitalin njerëzor, makineritë dhe kërkimin e zhvillimin. Ndërsa aktivitete të tilla mund të rrisin çmimin e aksioneve të kompanive në afat të shkurtër, ato reduktojnë burimet e disponueshme për riinvestim te punëtorët, duke zgjeruar ndarjen midis atyre që kontrollojnë kapitalin dhe atyre që nuk e kontrollojnë.

Financializimi ka të bëjë më shpesh me nxjerrjen e vlerës dhe maksimizimin afatshkurtër të fitimit, sesa me krijimin e vlerës për hir të shoqërisë në tërësi. Për të arritur një rritje gjithëpërfshirëse, ne duhet të pranojmë se punëtorët janë krijuesit e vërtetë të vlerës dhe interesat e tyre duhet të jenë të zënë një vend parësor, në diskutimet rreth të ardhurave dhe shpërndarjes së pasurisë.

Në këtë kuptim, qëndrimi i ri i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtat e punëtorëve është shqetësues. Në një përpjekje për të joshur drejtuesit e korporatave dhe për t’u dalë kundër pretendimeve se janë “anti-biznes”, Laburistët e kanë zbutur angazhimin e tyre të shpallur më parë, për mbrojtje më të forta për punëtorët. Megjithatë, rritja ekonomike e udhëhequr nga investimet, dhe të drejtat e punëtorëve nuk duhet të konsiderohen si prioritete konkurruese. Ekuilibrimi i angazhimit të korporatës me një përkushtim ndaj punëtorëve nuk është vetëm thelbësor për arritjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse; tashmë është vërtetuar se nxit produktivitetin dhe rritjen në terma afatgjatë.

Ekonomia nuk do të rritet vetë, në një drejtim të dëshirueshëm shoqëror. Siç e theksova 10 vjet më parë, shteti ka një rol të rëndësishëm sipërmarrës për të luajtur. Pas përpjekjeve të fundit të qeverive për të ristartuar ekonomitë e tyre pas pandemisë, është e qartë se kemi ende nevojë për një mendim të ri se si të arrijmë një rritje ekonomike që nuk është vetëm “e zgjuar”, por edhe e gjelbër dhe gjithëpërfshirëse.

Qeveritë kanë nevojë për udhërrëfyes të politikave ekonomike me qëllime të qarta, bazuar në atë që ka më shumë rëndësi për njerëzit dhe planetin. Mbështetja publike për bizneset duhet të kushtëzohet me investime të reja që do të “ndërtojnë më mirë të ardhmen” drejt një ekonomie reale më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse. Kini parasysh Aktin e CHIPS dhe Shkencës të Shteteve të Bashkuara, i cili synon të stimulojë industrinë vendase të gjysmëpërçuesve. Ligji ndalon përdorimin e fondeve për kthimin e aksioneve dhe mund të imagjinohen kollaj dispozita shtesë, të cilat kërkojnë që fitimet e ardhshme të riinvestohen në trajnimin e fuqisë punëtore.

Por për ta çuar rritjen ekonomike në drejtimin e duhur, qeveritë duhet të bëjnë gjithashtu investime të orientuara drejt aftësive, mjeteve dhe institucioneve të tyre. Kontraktimi i jashtëm i kapaciteteve bazë ka dëmtuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave në ndryshim, duke reduktuar përfundimisht potencialin e tyre për të krijuar rritje të qëllimshme dhe vlerë publike. Edhe më keq, ndërsa aftësitë dhe ekspertiza e sektorit publik janë zbrazur, ai është bërë më i ndjeshëm për t’u kapur nga interesa të fshehta.

Vetëm me kapacitetet dhe kompetencat e duhura qeveritë mund të mobilizojnë me sukses burimet dhe të koordinojnë përpjekjet me bizneset që janë të gatshme të punojnë drejt qëllimeve të përbashkëta. Një strategji industriale e orientuar nga misioni kërkon që sektori publik dhe privat të punojnë së bashku në mënyrë simbiotike. E bërë siç duhet, një qasje e tillë mund të maksimizojë përfitimet publike afatgjata dhe vlerën e palëve të interesuara: rritja e udhëhequr nga inovacioni bëhet sinonim i rritjes gjithëpërfshirëse.

Pyetja që duhet të bëjmë nuk është se sa rritje mund të arrijmë, por të çfarë lloji. Për të arritur një prodhim më të madh ekonomik që është gjithashtu gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm, qeveritë do të duhet të përqafojnë potencialin e tyre për të qenë krijues të vlerave dhe forca të fuqishme që formësojnë ekonominë. Riorientimi i institucioneve  publike rreth misioneve ambicioze – në vend të obsesionit pas objektivave të ngushta të rritjes ekonomike – do të na lejojë të përballemi me sfidat e mëdha të shekullit të 21-të dhe të sigurojmë që ekonomia të rritet në drejtimin e duhur.

Mariana Mazzucato, Drejtoreshë Themeluese e Institutit UCL për Inovacionin dhe Qëllimet Publike, është Kryetare e Këshillit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Ekonominë e Shëndetit për të Gjithë. / El Pais – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara