Lajmet

Tregtia e Kinës me Rusinë arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i luftës

Kina është bërë tregu më i madh i eksporteve të Rusisë dhe një burim i rëndësishëm i mallrave të prodhuara.

Published

on

Tregtia e Kinës me Rusinë arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 20.5 miliardë dollarë (19.2 miliardë euro) gjatë muajit maj.

Kina është bërë tregu më i madh i eksporteve të Rusisë dhe një burim i rëndësishëm i mallrave të prodhuara. Ajo ka rritur importet e saj, veçanërisht energjinë, nga Rusia me 10% në 11.3 miliardë dollarë ndërsa Pekini përfiton nga uljet e çmimeve. Eksportet kineze në Rusi u rritën me 114% në 9.3 miliardë dollarë.

Gjatë një samiti në muajin mars, presidenti kinez, Xi Jinping dhe udhëheqësi rus, Vladimir Putin u zotuan të rrisin tregtinë në 200 miliardë dollarë në vitin 2023, ndërsa përshëndetën partneritetin e tyre “pa kufi”.

Vendet perëndimore kanë kritikuar Pekinin për mosdënimin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe për mbështetjen indirekte të aleatit të saj të goditur nga sanksionet./UBTNews/

Lajmet

Protestohet para Kuvendit, në mbështetje për punëtoret teknike

Published

on

By

Sot, në ora 12:00, para Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të zhvillohet një protestë në mbështetje të punëtoreve teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë që prej tri javësh.

Organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, protesta synon të sjellë vëmendje mbi kërkesat e punëtoreve për paga dhe kushte më të dinjitetshme pune.

Sipas njoftimit të Kolektivit, punëtoret janë duke përballuar vështirësi të shumta gjatë grevës.

Ato për tri javë rresht janë duke qëndruar në të ftohtë, në shi e pa mbështetje… për të kërkuar rrogë dhe kushte të dinjitetshme pune,” theksohet në deklaratë.

Aktualisht, pagat e tyre janë vetëm 275 euro, ndërsa ekziston rreziku që për muajin shtator të mos marrin fare pagë dhe të humbasin vendin e punës.

Në njoftim, po ashtu, ngrihet shqetësimi për kompaninë Shcafberger, e cila ka injoruar kërkesat e punëtoreve, duke krijuar pasiguri për të ardhmen e tyre, sidomos me përfundimin e kontratës së kompanisë me Kuvendin në fillim të nëntorit.

Përkeqësimi i kushteve klimatike dhe përfundimi i kontratës paraqet rrezik të drejtpërdrejt për to,” thotë Kolektivi.

Continue Reading

Lajmet

​Lajçak thotë se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të kryenegociatorëve në Bruksel

Published

on

By

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin ka theksuar se do të donte ta organizonte në javët në vijim.

Lajçak ka shkruar në Facebook se ka vizituar Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit To Be Secure, si dhe ka takuar lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend.

“Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit./UBTnews/

Continue Reading

Bota

Gjenerali iranian kërcënon Izraelin me sulme ndaj sektorit të energjisë

Published

on

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka të ngjarë të shënjestrojë infrastrukturën izraelite në rast të një lufte midis dy shteteve, tha sot komandanti i njësisë elitare ndërsa tensionet në rajon u përshkallëzuan.

“Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i IRGC, Ali Fadavi, emërtoi rafineritë dhe burimet e energjisë si objektiva të mundshme”, njoftuan agjencia e lajmeve Mehr dhe televizioni shtetëror.

Forcat iraniane lëshuan të martën rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit. Sulmi erdhi si nje pergjigje ndaj një seri vrasjesh të shënjestruara nga Izraeli të liderëve kryesorë në rrjetin e aleatëve joshtetërorë të Iranit, duke përfshirë komandantët e lartë të IRGC-së. /UBTNews/

Continue Reading

Bota

Scholz: Gjermania po përballet me një betejë të ashpër kundër ekstremistëve

Published

on

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se vendi po përballet me një betejë të ashpër kundër ekstremistëve dhe populistëve. Gjatë një ceremonie në Schwerin, ai theksoi se zgjedhjet në Gjermaninë Lindore tregojnë se deri në një e treta e votuesve zgjedhin politika autoritare dhe nacional-radikale, që ai i përshkruan si katastrofike për demokracinë, ekonominë dhe reputacionin e vendit.

Scholz theksoi se qeveria e tij e sheh ekstremizmin e djathtë si kërcënimin më të madh për demokracinë, duke pasur parasysh suksesin e fundit të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila festoi fitore historike në zgjedhjet e Thuringisë. Ai e cilësoi këtë rezultat si “të hidhur” dhe kërkoi që partitë e tjera të formojnë qeveri pa mbështetje nga AfD, duke e akuzuar atë për dobësimin e ekonomisë dhe ndarjen e shoqërisë gjermane./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara