Shëndeti

Tre vrasësit e imunitetit

Mendoni mirë për veprimet tuaja të përditshme.

Published

on

Imuniteti është mekanizëm mbrojtës i organizmit tonë, ndërsa sjellja jonë, si dhe shprehitë mund ta dëmtojnë shumë.

Mendoni mirë për veprimet tuaja të përditshme dhe zbuloni gjashtë vrasësit e qetë më të mëdhenj të imunitetit.

1. Vetmia

Hulumtimet kanë treguar se si njerëzit të cilët nuk kanë jetë aktive shoqërore dhe shumë rrallë kalojnë kohën me miq apo me kolegë, më shpesh janë të sëmurë nga virozat dhe sëmundjet bakteriale për dallim nga ata që janë më aktivë në aspektin shoqëror.

Ilaçi: Mos lejoni që orari i ngarkuar i punës të ndikojë në jetën tuaj sociale. Shoqërohuni me kolegët në kafe dhe mos i shtyni aranzhimet me miqtë.

2. Netët pa gjumë

Shembulli më i mirë janë studentët të cilët mësojnë gjatë natës dhe kapërcejnë gjumin e domosdoshëm dhe shpesh sëmuren nga virozat sezonale. Gjumi i keq dhe i pamjaftueshëm është i lidhur ngushtë me rënien e imunitetit, sepse organizmi i tillë është i dobësuar dhe i lodhur dhe vështirë lufton me bakteret dhe viruset.

Ilaçi: Personi i rritur duhet të kalojë 7 deri 9 orë gjumë të pandërprerë dhe atë çdo natë.

3. Pesimizmi

Është dëshmuar se si pesimistët, respektivisht personat të cilët në gjithçka shohin vetëm negativisht, sëmuren më shpesh nga gripat, ftohjet dhe alergjitë e ndryshme. Arsyeja pjesërisht qëndron edhe në kujdesin e tyre për shëndetin dhe trupin, por edhe në energjinë e cila është faktor shumë i rëndësishëm i mënyrës kualitative të jetesës. Mënyra pozitive e të menduarit është më pak stresuese, dhe të gjithë e dimë mirë se si stresi na bën keq.

Ilaçi: Përpiquni që çdo ditë të gjeni diçka që ju gëzon, pavarësisht asaj që ju duket e parëndësishme. Në fund të ditës tregojani partnerit ose familjes përvojat pozitive. Qeshni sa më shumë të jetë e mundur.

Shëndeti

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

Published

on

Konsumimi i lakrës dhe brokolit ka veti antikancerogjene, të cilat zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, sipas një studimi të ri shkencor britanik.

Studiuesit në Institutin Francis Crick në Londër, të udhëhequr nga Dr. Gita Stockinger, të cilët publikuan punimin përkatës në revistën mjekësore “Immunity”, sipas BBC-së, zbuluan, përmes eksperimenteve në kafshë dhe në inde mini-zorrësh në laborator, se substancat antikancerogjene prodhohen gjatë tretjes së këtyre perimeve.

Ashtu si lëkura, sipërfaqja e brendshme e zorrëve rigjenerohet vazhdimisht nga qelizat staminale përmes një procesi që zgjat katër deri në pesë ditë dhe i cili ndonjëherë mund të bëhet i pakontrollueshëm, duke rezultuar në inflamacion ose kancer.

Studimi tregon se kur dikush ha perime e brokoli, prodhohen kimikate që, me të arritur në zorrën e trashë, kanë efekt pozitiv në qelizat staminale e mbrojnë sipërfaqen e saj të brendshme, në mënyrë të mund të ripërtërihet pa problem.

Ushqyerja e kafshëve eksperimentale me dieta të pasura me këto substanca i mbrojti kafshët nga kanceri i zorrës së trashë, edhe kur ato kishin gjene me rrezik të lartë për sëmundjen në ADN-në e tyre.

Pa të njëjtën dietë, këto kafshë eksperimentale përfundimisht zhvilluan kancer. Megjithatë, kur kafshët eksperimentale filluan dietën mbrojtëse, përhapja e tumoreve kancerogjene u ndal.

Dr. Stockinger i quajti gjetjet “arsye për optimizëm”, shtoi se ka arsye për të ngrënë më shumë lakër dhe brokoli.

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë duhet të bëjmë kur ndihemi të lodhur?

Published

on

Në jetën e përditshme, ndjenja e lodhjes është diçka që përjetojmë qoftë pas një dite të ngarkuar, një nate pa gjumë, apo nga stresi.

Por, përtej një pushimi të shkurtër apo një filxhani kafe, çfarë mund të bëjmë realisht për ta përballuar lodhjen në mënyrë të shëndetshme dhe efektive?

Kupto burimin e lodhjes

Para se të veprojmë, është e rëndësishme të kuptojmë pse ndihemi të lodhur. A është fizike (mungesë gjumi, aktivitet fizik i tepërt), mendore (stres, ankth, mbingarkesë) apo emocionale (trishtim, demotivim)?. Njohja e shkakut është hapi i parë drejt zgjidhjes.

Fli mjaftueshëm dhe me cilësi

Gjumi është baza e energjisë sonë. Mungesa e gjumit ose gjumi jo cilësor ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin, disponimin dhe kapacitetin tonë fizik.

Rekomandohet:

Të flesh 7–9 orë çdo natë. Të ndjekësh një rutinë të qëndrueshme gjumi. Të shmangësh pajisjet elektronike 1 orë para gjumit.

Lëvizi trupin, edhe kur nuk ke energji. Aktiviteti fizik, edhe në formën e një ecjeje 10-minutëshe, ndihmon trupin të çlirojë endorfina, hormonet e mirëqenies. Ironikisht, lëvizja na jep më shumë energji sesa pushimi i vazhdueshëm.

Ushqehu në mënyrë të balancuar

Ajo që hamë ka ndikim të drejtpërdrejtë në energjinë tonë.

Ja disa këshilla:

Ha më shumë fruta, perime. proteina të lehta.

Shmang ushqimet e përpunuara dhe sheqernat e tepërta.

Mos anashkalo mëngjesin.

Pusho në mënyrë aktive.

Përveç gjumit, trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim gjatë ditës.

Kjo nuk do të thotë vetëm të rrish shtrirë, por të bësh diçka që të relakson:

Meditim ose frymëmarrje e thellë

Dëgjimi i muzikës relaksuese

Leximi i një libri të lehtë

Një bisedë me një mik të afërt

Menaxho stresin

Stresi i pandërprerë është një nga shkaktarët kryesorë të lodhjes kronike.

Praktika si joga, meditimi, shkrimi i ditarit apo edhe thjesht të thuash “jo” kur nuk mundesh, ndihmojnë të ruash energjinë mendore.

Continue Reading

Shëndeti

Katër bajame në ditë, përfitime direkte në organizëm

Published

on

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Këto fruta të thata duhen konsumuar rregullisht për të ofruar një larmi përfitimesh duke nisur që nga ulja e kolesterolit e deri tek rënia në peshë.

Këto përfitime merren edhe duke konsumuar një sasi të vogël bajamesh çdo ditë. Duke ngrënë 4 bajame në ditë, trupi i merr 6 përfitime direkte.

Zemër e fortë

Antioksidantët,  flavonoidët dhe vitamina E tek bajamet ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe e bëjnë atë më të fortë.

Ekspertët thonë se ngrënia e rregullt e bajameve ul rrezikun e atakut në zemër me 50 përqind.

Kolesterol i ulët

Bajamet janë burim i shkëlqyer i vitaminës E dhe kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm. Antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira, ulin kolesterolin në gjak, pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë aterosklerozën.

Mendje e mprehtë

Antioksidantët dhe substancat tjera që gjenden tek bajamet janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Konsumi ditor i bajameve përmirëson aktivitetin dhe funksionet e trurit dhe e bën atë më të mprehtë.

Kockat dhe dhëmbët

Bajamet përmbajnë fosfor, ky mineral i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë. Njerëzit që vuajnë nga osteoporoza duhet të konsumojnë bajame çdo mëngjes.

Mbipesha

Bajamet përmbajnë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë duke penguar ngrënien e tepërt. Fibra rregullon tretjen e pengon akumulimin e depozitave dhjamore. Ekspertët thonë se nëse njeriu ha bajame të paktën dy herë në javë ka 30% më shumë gjasa për të mos shtuar në peshë.

Sheqernat në gjak

Këto arrorë janë të domosdoshëm për uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe të rëndësishëm për shëndetin e diabetikëve. Bajamet dhe nën produktet e tyre rekomandohen kundër diabetit nga shumë ekspertë të fushës.

Continue Reading

Shëndeti

A luan çaji jeshil rolin e Ozempic-ut për humbjen e peshës?

Published

on

Çaji jeshil është vlerësuar për vetitë e dobishme anti-oksidante që përmban dhe së fundmi, influencuesit e kanë promovuar atë si një Ozempik natyral. Ekspertët thonë se ndonëse disa pretendime janë të ekzagjeruara, ky çaj mund të jetë edhe më i mirë për ne sesa mendohej më parë.

Gjethet e çajit jeshil përmbajnë katechina, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi ndërsa plaken. Pavarësisht nga ndjeshmëria ndaj kafeinës, s’duhet të hezitoni për të pirë 2 deri në 4 filxhanë çaj të gjelbër në ditë. Ndër përfitimet e çajit jeshil është edhe shëndeti i përmirësuar zemrës.

Kërkimet kanë lidhur konsumimin e çajit të gjelbër me uljen e rrezikut me 25% për sëmundje të zemrës apo vdekshmërinë që mund të vijnë prej tyre. Elementet në çajin e gjelbër janë të njohur për mbrojtjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe faktorëve të tyre të rrezikut, si presioni i lartë të gjakut.

Flavonoidët në çajin e gjelbër kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit. Çaji është po aq i mirë për mendjen sa dhe për trupin, pasi është i njohur si përmirësues i humorit.

“Shkencërisht, ka përbërës bioaktivë në çajin e gjelbër që e mbajnë mendjen të përqendruar dhe të qetë,” tha Maggie Moon, një eksperte e ushqimit për shëndetin e trurit.

Ndikimi i çajit jeshil në humbjen e peshës

“Ushqimi i bimëve të çajit nuk është si një ilaç. Nuk do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm,” thotë Carol Johnston, profesore e ushqimit në universitetin shtetëror të Arizonës.

Ajo rekomandon që njerëzit të vazhdojnë të pinë çaj ndërsa menaxhojnë pritshmëritë e tyre: “Një humbje e ngadaltë dhe e moderuar në peshë është lloji më i shëndetshëm i humbjes në peshë. Mos prisni të humbni 4.5 kg në dy javë. Ky është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës.”

Continue Reading

Të kërkuara