Lajmet

Tre të vdekur pas Festivalit të vrapimit të demave në Valencia

Grupet e të drejtave të kafshëve janë ankuar prej kohësh për rreziqet si për publikun ashtu edhe për kafshët.

Published

on

Tre burra kanë vdekur në 24 orë nga plagët e marra gjatë festivale të vrapimit të demave në Spanjën lindore.

Ata të gjithë kanë marrë pjesë në vrapimin me dema, traditë e rajonit të Valencias, kur demat kalojnë nëpër qytete, shpesh me njerëz që vrapojnë përpara tyre.

Grupet e të drejtave të kafshëve janë ankuar prej kohësh për rreziqet si për publikun ashtu edhe për kafshët. Ata thonë se 20 njerëz kanë vdekur në rajon në tetë vitet e fundit. Tre burrat që vdiqën ishin plagosur rëndë gjatë dy javëve të fundit.

Në një nga incidentet, në Picassent, në jug të qytetit të Valencias, një burrë 56-vjeçar, i cili kishte qëndruar pas një blloku në mes të rrugës, u hodh në ajër nga demi dhe pësoi një dëmtim traumatik në tru. Ai vdiq të martën në një spital në Valencia, nëntë ditë pas ngjarjes.

Një burrë 50 vjeç gjithashtu vdiq në spital pasi mushkëritë e tij u shpuan nga një dem në Meliana, në veri të Valencias, shkruan BBC.

Një vizitor 64-vjeçar vdiq të hënën nga plagët që pësoi në Pedreguer. Incidentet e rënda janë bërë një tipar i rregullt i vrapimit të demave vitet e fundit.

Festivali më i famshëm i Spanjës, vrapimi i demave në San Fermini në Pamplona, pati 35 të lënduar këtë vit. Kjo është hera e parë që është mbajtur kjo ngjarje pas tri vjetësh, për shkak të COVID-19.

Partia e Spanjës për kafshët – Pacma, përsëriti thirrjen e saj për heqjen e festivaleve të demave, duke kritikuar organizatorët e tri festivaleve të Valencias për rrezikimin e jetës së banorëve dhe abuzimin me kafshët.

Sezoni i këtij festivali ofron një nxitje të ekonomisë së Valencias. Një studim i vitit 2019 zbuloi se ai krijoi më shumë se 3000 vende pune dhe solli 300 milionë euro me pothuajse 10.000 ngjarje në vit.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara