Lajmet
Tre të vdekur dhe 461 raste të reja me COVID-19
Published
4 years agoon
By
Betim GashiGjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tri raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç) dhe Pejë 1 rast (83 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 461 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 138 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 67 mijë e 469./UBTNews
Bota
Kroacia gati për zgjedhje: Milanoviç tërheq vëmendjen me sloganin ‘President për president’
Published
28 mins agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSNë muajin dhjetor, Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale, një ngjarje që pritet të ndikojë thellësisht në politikën e vendit. Kandidatët kanë nisur tashmë të prezantojnë sloganet dhe programet e tyre për këtë garë të rëndësishme, ndërkohë që presidenti aktual, Zoran Milanoviç, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me sloganin e tij të zgjedhur: “President për president”.
Ky slogan është një thirrje për një Kroaci që, sipas Milanoviç, duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të saj dhe ruajtjen e sovranitetit kombëtar. Në një deklaratë të shpërndarë në mediat kroate, Milanoviç theksoi se një shtet i fortë dhe i respektuar duhet të ketë institucione që shërbejnë për të mirën e popullit dhe jo për interesa të ngushta individuale. “Kroacia që mendon për veten dhe mbron interesin personal duhet të jetë gjithashtu një shtet që respekton të gjithë qytetarët e saj dhe ku të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të popullit kroat dhe jo të individëve,” tha ai.
Presidenti aktual ka deklaruar gjithashtu se prioriteti i tij ka qenë dhe do të mbetet mbrojtja e sovranitetit kroat, mbrojtja e institucioneve dhe, më e rëndësishmja, kujdesi për njerëzit kroatë. Ky mesazh ka ngjallur shumë diskutime, sidomos për mënyrën se si ai i është përkushtuar mbrojtjes së integritetit të shtetit kroat dhe forcimit të demokracisë brenda institucioneve të tij.
Në anën tjetër, qeveria kroate ka shpallur datën zyrtare për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të zhvillohen të dielën, më 29 dhjetor 2024. Ky do të jetë procesi i tetë presidencial që nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë. Vendimi i qeverisë kroate, i miratuar javën e kaluar, hyn në fuqi më 28 nëntor, ditën kur do të fillojnë afatet për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për kandidaturat.
Zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë një betejë e fortë mes Milanoviç dhe rivalëve të tij politikë, të cilët gjithashtu do të paraqesin platforma për të ardhmen e Kroacisë. Sloganët dhe mesazhet e kandidatëve do të jenë një reflektim i drejtimit të ardhshëm të vendit dhe i politikave që ata synojnë të implementojnë për t’u përballur me sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare që i presin./UBTNews/
Lajmet
Përpjekje për vrasje të rëndë, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit
Published
31 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsPolicia e Kosovës ka njoftuar se për motive të panjohura, një person me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ.
“Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke i shtuar presionin mbi sistemin financiar të këtij vendi për shkak të vazhdimit të agresionit të tij në Ukrainë. Rreth 50 banka ruse janë përfshirë në listën e sanksioneve, përfshirë Gazprombank, një nga bankat më të mëdha dhe më të rëndësishme të vendit, që ka lidhje të ngushta me industrinë e energjisë ruse.
Deklarata zyrtare e Thesarit të SHBA-së thekson se këto sanksione janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të vënë Ukrainën në pozitat më të forta të mundshme dhe për të shuar makinën e luftës ruse. “Ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë rritjen e asistencës së sigurisë dhe kufizime në aftësitë financiare të Rusisë,” tha Thesari i SHBA-së në komunikatën e tij.
Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, e vlerësoi këtë hap si një mënyrë për të dobësuar më tej aftësinë e Rusisë për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar luftën e saj. Ai theksoi se sanksionet janë një mjet kyç për të penguar mundësitë financiare të Moskës dhe për të zvogëluar mbështetjen e saj për veprimet ushtarake në Ukrainë.
Ky veprim i SHBA-ve vjen pas një periudhe të vazhdueshme të sanksioneve ndërkombëtare, të cilat janë vënë në zbatim që pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022. Sanksionet financiare kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë ruse, duke izoluar shumë banka dhe kompani ruse nga tregjet globale dhe duke kufizuar aksesin e tyre në transaksione ndërkombëtare./UBTNews/
Lajmet
Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në Sumi
Published
53 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsNjë sulm rus me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, ka vrarë dy njerëz dhe ka plagosur 12 të tjerë të premten në mëngjes, thanë autoritetet rajonale.
Dymbëdhjetë ndërtesa banimi, pesë ndërtesa private, një dyqan dhe tri vetura u dëmtuan pasi tre dronë e sulmuan qytetin në orën 5:00 të mëngjesit, tha policia kombëtare.
Volodymyr Artiukh, guvernatori rajonal i Sumit, tha se forcat ruse i kishin pajisur dronët me copëza metali për këtë sulm ndaj një pjese të qytetit të banuar dendësisht.
“Kjo armë përdoret… ekskluzivisht për [të vrarë] njerëz”, tha Artiukh, duke treguar dëmet ndaj një ndërtese. “Jo për ndërtesën, por për të shkatërruar më shumë njerëz”.
Videoja e postuar nga administrata ushtarake e Sumit pas sulmit, shfaq vetura të dëmtuara dhe ndërtesa me xhama të thyer dritaresh.
Rusia e ka bombarduar pareshtur këtë rajon dhe infrastrukturën jetike të tij në javët e fundit.
Një sulm me dronë mbrëmjen e së martës në qytezën e vogël Huhiv në këtë rajon, la 12 njerëz të vdekur, përfshirë një fëmijë.
Të dielën në mbrëmje, një sulm raketor në Sumi vrau 11 njerëz dhe plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qendrën administrative të qytetit në terr./REL/
Sllovenia zgjeroi kontrollet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë
“Beteja e fundit e Perandorit”, ish-‘ylli’ përgatit lamtumirën madhështore nga futbolli
Kroacia gati për zgjedhje: Milanoviç tërheq vëmendjen me sloganin ‘President për president’
Përpjekje për vrasje të rëndë, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit
SHBA sanksionon 50 banka ruse
Federata Gjermane ka gati propozimin e ri për trajnerin Nagelsmann
Shpresat për rikthim: Ronaldo, sërish në radarin e José Mourinho
Sulmi rus me dronë vret 2 njerëz, plagos 12 të tjerë në Sumi
Zelensky kërkon reagim nga bota pas përdorimit të raketave balistike nga Rusia
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman