Lajmet

Tre të vdekur dhe 316 raste të reja me COVID-19

Published

on

Tre persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç) dhe Drenas 1 rast (74 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit të së enjtes njofton se janë regjistruar edhe 316 raste të reja nga 1 mijë e 652 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime./UBTNews

Botë

​Trump vendos tarifë 100% për ilaçet që importohen në ShBA

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi ilaçesh në SHBA.

Kujtojmë se në vitin 2024 në ShBA pothuajse ishte trefishuar importi i barërave farmaceutike./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Trump i kërkon Erdogan që Turqia të ndalojë blerjen e naftës ruse

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Turqisë të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndërprerë financimin e energjisë nga Moska.

Duke folur përkrah Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndalimi i këtyre importeve do të ishte gjëja më e mirë që mund të bënte homologu i tij turk.

Takimi në Zyrën Ovale përfundoi pa ndonjë angazhim të fortë për të hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Turqisë ose për të shitur avionë luftarakë të përparuar F-35, megjithëse Trump shprehu optimizëm për të dyja çështjet, shkruan BBC.

Turqia për vite me radhë është penguar të blejë avionë F-35 të SHBA-së.

Në vitin 2019, ajo u përjashtua nga një program ku prodhonte pjesë për aeroplanin luftarak pasi bleu sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia.

Gjatë një sesioni të shkurtër pyetje-përgjigjesh përkrah Erdoganit në Zyrën Ovale të enjten, Trump tha se do të donte që Turqia të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj kundër Ukrainës.

“Gjëja më e mirë që ai mund të bënte është të mos blinte naftë dhe gaz nga Rusia. Nëse ai do ta bënte këtë, kjo do të ishte gjëja më e mirë”, tha Trump

Trump shtoi se beson që Erdogani respektohet si nga Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ashtu edhe nga Presidenti rus Vladimir Putin, që do të thotë se ai mund të ketë një ndikim të madh në luftë nëse dëshiron.

Krahas Indisë dhe Kinës, Turqia është ndër klientët më të mëdhenj të Moskës për eksportet e naftës dhe gazit, dhe të dhënat tregojnë se vëllimi i gazit rus që arriti në Evropë përmes Turqisë u rrit me mbi 26% në fillim të këtij viti./S.K/KP

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti në New York takoi ministrin e Jashtëm të Omanit, Al Busaidi

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan në New York ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi.

Nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e kryeministrit kanë thënë se “Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive, ndonëse nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Omanit ndaj vendit tonë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai e njoftoi për progresin ekonomik e demokratik në Kosovë dhe për mundësitë që ofron për investitorë të huaj. Më tej, ai u shpreh i bindur në potencialin dhe përfitimet dypalëshe në fusha si, partneriteti ekonomik e tregtar, bashkëpunimi kulturor e artistik, arsimi e turizmi”.

Kryeministri ftoi ministrin Al Busaidi, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, për të parë e për të hulumtuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

PZAP: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatët e parti politike

Published

on

Mbi 20 mijë euro është shuma e gjobave që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar për disa kandidatë e subjekte politike gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2025.

PZAP në gjashtë vendime ka shqiptuar gjoba për shkak të shkeljeve të rregullave të fushatës zgjedhore, në mesin e tyre edhe për gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes.

Fushata për zgjedhjet lokale tashmë është në ditën e trembëdhjetë dhe do të zgjasë 30 ditë.

Janë 206 kandidatë që po garojnë për udhëheqës të komunave, ndërkaq, janë më shumë se 5600 kandidatë që synojnë ulëse në kuvende komunale.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) flet për vendimet e deritanishme të PZAP-së dhe gjobat e shqiptuara deri më tani për kandidatë e subjekte politike.

“Deri më tani në këtë moment, me sa vërejta nga platforma e PZAP-së, diku janë rreth gjashtë vendime me gjobë që janë shqiptuar disa kandidatëve dhe subjekteve politike për shkak të shkeljes së rregullave të fushatës zgjedhore. Nga 17 raste që unë evidentova, gjashtë prej tyre janë të vendosura me gjobë. Me shtatë mijë euro gjobë për gjuhë nxitëse dhe urrejtëse më së shumti deri më tani po prin iniciativa qytetare ‘Skenderaj’ e Sokol Halilit, i njëjti është i dënuar në dy raste nga PZAP për shkak të përdorimit të gjuhës nxitëse dhe urrejtëse. Pastaj e dyta është Partia Demokratike e Kosovës, e njëjta për shkak të bërjes së fushatës në institucione publike apo edhe për gjuhë nxitëse. Në këtë radhë vjen Faton Peci, kandidati për Mitrovicë dhe është i dënuar me 2500 euro gjobë për shkak të bërjes së fushatës në hapësira publike dhe së fundmi është edhe LDK – kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama i gjobitur me gjobë prej 2500 euro për shkak të bërjes së fushatës në institucione publike. Këto janë kategoria e gjobave deri më tani, në total prej 20 mijë e 500 euro gjobë ”, deklaron ai.

Në periudhën e njëjtë të fushatës për zgjedhje nacionale, Bugaqku thotë se ishin shqiptuar mbi 100 mijë euro gjobë.

“Për dallim prej zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt, vetëm në 10 ditët e para të atyre zgjedhjeve, PZAP pati shqiptuar diku mbi 100 mijë euro gjobë. Dhe numri i ankesave për gjuhë nxitëse dhe urrejtëse edhe më i madh se tani sa i përket aktualisht fazës së deritanishme. Diku në dy apo tri raste kemi dënimin mbi përdorimin e gjuhës nxitëse dhe urrejtëse, kurse në zgjedhjet parlamentare ju e dini që për 10 apo 12 ditë ka qenë numër i madh i vendimeve që i ka dënuar subjektet politike me gjoba tejet të larta sa i përket përdorimit të gjuhës nxitëse dhe urrejtëse”, shton ai.

Zgjedhjet e lokale në Kosovë mbahen me 12 tetor 2025./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara