Lajmet

Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel për Fizikë

Fituesit do të ndajnë çmimin prej 1.1 milion dollarë.

Publikuar

Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2021. Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi u shpallën fitues në eventin në Stokholm.

Komiteti i Nobelit njoftoi të martën se shkencëtarëve u është ndarë çmimi për “kontributet e tyre në të kuptuarit tonë të sistemeve komplekse fizike”. Komiteti tha se shkencëtarët Manabe dhe Hasselmann “vendosën bazat e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të”.

Është shumë e vështirë të parashikohet sjellja afatgjatë e sistemeve komplekse fizike siç është klima e planetit tonë. Por modelet kompjuterike që mund të parashikojnë se si i përgjigjet emetimeve të gazrave serrë kanë qenë vendimtare për të kuptuarit tonë të ngrohjes globale.

Fituesit do të ndajnë çmimin prej 1.1 milion dollarë./UBTNews

Lajmet

​Kapen dy persona të kërkuar nga Interpoli në Kosovë

Publikuar

nga

Në kuadër të angazhimeve në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, Njësiti FAST-ILECU në dy ditët e fundit ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.

Më 4 qershor 2024, si rezultat i një bashkëpunimi në mes të Njësisë FAST dhe partnerëve ndërkombëtarë është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga Polonia. Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.

Më 6 qershor 2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga Turqia. Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia

Publikuar

nga

Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq ka dalë nga objekti i policisë në veri të Mitrovicës. Ajo ka dalë e shoqëruar nga avokati i saj, Miodrag Bërklaq. Gjithçka është zhvilluar shpejt, ndërsa për t’i ikur mediave automjeti i tyre me targa KG ka dalë nga pjesa e pasme e objektit.

Numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Ema Radoiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia e Kosovës e merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiqit

Publikuar

nga

Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bashkëshorten e Millan Radoiciqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Konfirmojmë se në Mitrovicën e Veriut është duke u intervistuar ky person, në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani.

Ai nuk tregoi mbi çfarë dyshimesh po merrej në pyetje ajo.

Në prill autoritetet kosovare konfiskuan dhe sekuestruan pasuri të Millan Radoiçiqit në veri të Kosovës.

“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”, kishte thënë Elshani pas aksionit më 4 prill.

Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – ky komuna të banuara me shumicë serbe.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Radoiçiq e pranoi se e kishte organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zvecanit, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjskë, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të.

Në Kosovë ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj Radoiçiqit, ndonëse ishte paralajmëruar se do të ngrihej deri në fund të marsit të këtij viti.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) kishte lëshuar një fletarrestim për Radoiçiqin me kërkesë të Kosovës, i cili iu dërgua përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Radoiçiq u paraqit para Gjykata e Lartë në Beograd tetorin e vitit të kaluar, por gjykata hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit, duke e lënë të lirë.

Atij i është shqiptuar masa e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Serbisë, si dhe e ndalimit për të shkuar në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje disa herë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Macron e Biden marrin pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi

Publikuar

nga

Një ceremoni zyrtare u mbajt sot në Colleville-sur-Mer për të përkujtuar 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë, e cila ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore.

Në ceremoni morën pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron, si dhe presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden.

Më 6 qershor 1944, forcat aleate sulmuan plazhin Omaha për të mposhtur forcat naziste që kishin pushtuar shumë qytete dhe fshatra në rajonin verior. Rreth 160 mijë trupa në 7 mijë varka zbarkuan atje, si dhe në plazhet e afërta të Utah, Juno, Sword dhe Gold, siç quheshin në planet e Aleatëve.

I njohur zyrtarisht si Pushtimi i Normandisë, ai la 4.414 trupa të vrarë atë ditë, duke përfshirë mbi 2.500 amerikanë dhe rreth 5 mijë të plagosur. Një total prej 9.843 trupash nga SHBA, Britania dhe Kanadaja u vranë në aksion më 6 qershor dhe në disa ditë më pas.

Trupat gjermane ishin gati për pushtimin, megjithatë, me armë të vendosura në pikat e larta strategjike rreth plazhit gati 10 kilometra ndërsa forcat zbarkuan. Ujërat e oqeanit, si dhe plazhi, gjithashtu u minuan shumë nga gjermanët./AA

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara