Aktualitet

Tre persona të vdekur nga sulmet në Dnipro, përfshirë një fëmijë

Sulmet dëmtuan 60 shtëpi dhe disa ndërtesa të larta.

Published

on

Të paktën tre persona vdiqën – përfshirë një fëmijë – nga sulmet me raketa në qytetin Dnipro në Ukrainën qendrore sot, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Valentyn Reznichenko.

“Rusët goditën Dnipron me raketa natën. Ata goditën zonat e banuara. Deri më tani, mësohet se janë tre të vdekur, mes tyre një fëmijë… Pesë persona të tjerë janë plagosur, mes tyre një vajzë 12-vjeçare. Shpëtimtarët e nxorën atë nga shtëpia e shkatërruar, ku ajo po flinte kur një raketë ruse goditi”, tha Reznichenko.

Sulmet dëmtuan “60 shtëpi dhe disa ndërtesa të larta”, duke lënë një pjesë të vogël të banesave “të shkatërruara plotësisht”, shtoi ai.

CNN nuk ka mundur ti verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime./UBTNews/

Lajmet

U mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren

Published

on

Në Qendrën e UBT-së në Prizren u mbajt Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Faton Kabashit, i cili u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në këtë Mbledhje Komemorative, morën pjesë familjarë, kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe studentë të shumtë, të cilët kujtuan me mall dhe nder figurën e profesorit të ndjerë, i cili u dallua për profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj.

Babai i tij, Shaip Kabashi, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit për respektin dhe nderimin që po i bëhet të birit, duke theksuar se Fatoni ka lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në shoqëri.

“Ai ishte jo vetëm bir e baba i mirë, por edhe një njeri i urtë, që gjithmonë i shërbente dijes dhe të tjerëve me përkushtim”, tha babai Kabashi.

Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, në emër të institucionit dhe të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kujtoi Prof. Kabashin si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe njeri të urtë, që frymëzonte me shembullin e tij.

“UBT humbi një profesor të përkushtuar, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e komunitetit tonë akademik”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “Loyola” në Prizren, Blerand Koshi, në emër të institucionit që përfaqëson, shprehu ngushëllimet për humbjen e një mësuesi dhe intelektuali që kishte ndikuar pozitivisht në formimin e shumë nxënësve.

Prof. Dr. Faton Kabashi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore. Ai ishte baba i tre fëmijëve – vajzave Ronës dhe Eldës, dhe djalit Gledi.

Varrimi i profesorit të ndjerë është kryer sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Continue Reading

Aktualitet

Ekipi përfaqësues i Kosovës merr dy çmime në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge në Panama

Published

on

Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki” për fuqizimin e rolit të gruas në sport

Published

on

Me qëllim të promovimit dhe fuqizimit të rolit të gruas brenda dhe jashtë fushës sportive, UBT ka nënshkruar Deklaratën ndërkombëtare “Brighton Plus Helsinki”, një dokument i rëndësishëm që synon të avancojë barazinë gjinore në sport dhe të sigurojë përfshirjen e plotë të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e veprimtarisë sportive.

Kjo deklaratë, e iniciuar nga IWG Women and Sport, ka për qëllim krijimin e një kulture të qëndrueshme sportive që vlerëson, fuqizon dhe inkurajon kontributin e grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e sportit dhe aktivitetit fizik.

Nënshkrimi i kësaj deklarate nga UBT shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për vajzat dhe gratë, si në pjesëmarrje, ashtu edhe në ndërtimin e karrierës profesionale. Me këtë veprim, UBT riafirmon përkushtimin për një sistem edukativ dhe sportiv të drejtë, të barabartë dhe motivues, ku talenti dhe pasioni i çdo të reje vlerësohen pa dallim gjinie.

Në këtë ngjarje, Annamarie Phelps, kryetare e Sekretariatit të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëkryesuese e Komitetit Ekzekutiv Global të “IWG Women and Sport”, vlerësoi rolin e grave të suksesshme në sportin kosovar dhe theksoi se është koha që institucionet të garantojnë hapësirën e merituar për to. Ajo tha se për shumë kohë sporti ka qenë “një derë e mbyllur” për gratë, por sot po fillon një epokë e re e barazisë dhe përfshirjes, ku gratë janë pjesë thelbësore e zhvillimit sportiv global.

UBT, si institucion lider në arsim, inovacion dhe zhvillim shoqëror, mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë zhvillimin e sportit, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si faktorë aktivë të ndryshimit pozitiv në shoqëri.

Kjo ceremoni e nënshkrimit u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

Published

on

Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.

Continue Reading

Të kërkuara