Lajmet

Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë

Sanksionet, duke përfshirë edhe ato më të ashprat, kërkojnë kohë për të qenë efektive.

Published

on

“The Independent”

Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rëndësishme në një samit ndërkombëtar, është ajo që nuk adresohet. Për momentin, kjo është shumë e vërtetë për liderët e G7-ës. Ata po e injorojnë urinë globale, që po shfaqet si një pasojë tragjike e pushtimit rus të Ukrainës.

Për shkak të ndërprerjeve që ka shkaktuar lufta, minimit të ujërave ukrainase dhe bllokadës së portit të Odesës nga marina ruse, miliona ton drithë dhe vaj luledielli, që tani duhet të ushqenin njerëzit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, ndodhen ende në magazinat ukrainase në pritje për t’u eksportuar ose u kalbur, vjedhur dhe transportuar drejt Rusisë.

Kur ka radhë buke në Ukrainë, kjo duhet të përbëjë një arsye për t’u shqetësuar. Perëndimi ka përpara tre opsione, që të gjitha të sikletshme dhe të rrezikshme. Opsioni i parë është të mos bëjmë asgjë. Dhe heshtja e dukshme pavarësisht nevojës për t’i dhënë fund krizës globale të ushqimit nga G7, sugjeron se kjo është qasja më e preferuar.

Në fakt, kjo qasje do të dënonte mijëra, në mos miliona njerëz nga më të varfrit, në vende nga Gana deri në Jemen. Si gjithnjë, ata që janë në fund të listës, do të jenë të parët që do të përjetojnë urinë. Por shumë të tjerë do t’i pasojnë, kur inflacioni i lartë t’i përjashtojë nga tregu.

Kjo është një perspektivë e tmerrshme, e përkeqësuar më tej nga informacionet se të korrat e ardhshme do të jenë rreth gjysma e sasisë aktuale, për shkak të luftës që vazhdon në Ukrainë. Moti i keq dhe të korrat e dobëta gjetkë në botë, mund ta përkeqësojnë më tej këtë krizë.

Në çdo rast, ajo duket e destinuar të përkeqësohet. Përveç krizës së menjëhershme humanitare, një destabilitet i tillë në zona të gjera, që përfshijnë vende me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, do të shkaktojë trazira, do të ndezë konflikte, dhe do të rrisë flukset migratore drejt Perëndimit. Me kalimin e kohës presioni global për të bërë diçka për të mbushur barkun me bukë, do ta detyrojë botën e pasur të veprojë. Por për disa do të jetëshumë vonë.

Një opsion i dytë sugjerohet nga vetë Kremlini. Rusët kanë ofruar të lejojnë kalimin e sigurt të grurit dhe vajrave nga Ukraina dhe përmes Detit të Zi drejt Afrikës së Veriut dhe më tej, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj saj. Është një formë shantazhi, e cila do të përshpejtonte humbjen vendimtare të Ukrainës.

Sanksionet, duke përfshirë edhe ato më të ashprat, kërkojnë kohë për të qenë efektive, madje edhe tani vendet evropiane importojnë ende gazin rus. Por problemi është që nëse Rusia e kontrollon bujqësinë ukrainase, drejtpërdrejt apo tërthorazi, ajo do të jetë në të njëjtin pozicion që ishte në lidhje me lëndët djegëse fosile:të mbajë peng Perëndimin dhe pjesën tjetër të botës. Sigurisht që kjo nuk do t’i jepte fund ambicies së Vladimir Putinit, për të reformuar perandorinë e vjetër sovjetike dhe ruse.

Opsioni i tretë është të krijimi i një korridor të sigurt për të nxjerrë eksportet ushqimore nga Odesa, dhe për të thyer bllokadën ruse. Por kjo do të kërkonte një bashkëpunim ndërkombëtar të paprecedentë. Për të qenë efektiv, ky bashkëpunim duhet të mbështetet nga një “koalicion i vullnetarëve” globalë, jo i kufizuar tek NATO, dhe i mbështetur nga marina e shumë vendeve, edhe pse disa prej tyre mund të kenë vetëm një forcë simbolike.

Do të duhet një armatë e madhe mjetesh për të fituar kontrollin e ujërave të Ukrainës dhe atyre ndërkombëtare, për të pastruar minat që gjenden aty, dhe për ta penguar marinën ruse tëfundosë anijet tregtare. Turqia, ruajtësja e hyrjes në Detin e Zi, dhe garantuesja e zbatimitKonventës ndërkombëtare të Montrosë, duhet të bindet të lejojë hyrjen e anijeve ushtarakepërmes Detit të Zi.

Deri më tani, presidenti Erdogan është shfaqur si një aleat i paqartë, sado të sinqerta që mund të jenë përpjekjet e tij për të siguruar paqen në rajon. Përballë presionit të kombinuar dhe stimujve miqësorë të aleatëve të tij të NATO-s dhe fqinjëve të BE-së, Erdogan mund të nxitet ta zemërojë Kremlinin.

Megjithatë, nuk mund të jetë në interesin strategjik afatgjatë të Turqisë të ketë pranë një Rusi agresive, ekspansioniste, dhe që shkakton vazhdimisht telashe. Në fakt Ankarasë nuk i intereson as të ketë pranë një valë grushtesh shteti dhe akte dhune, si ato të Pranverës Arabe.

Tek e fundit, Rusia dhe Turqia janë tradicionalisht rivale të natyrshme me njëra-tjetrën.

Por deri më tani, 7 fuqitë e mëdha, nuk i kanë peshuar dhe analizuar këto zgjedhje të pakëndshme. Por pas çdo dite që kalon pa asnjë sinjal veprimi të vendosur, ka më shumë shanse që Rusia ta lërë botën të nënshtruar nga uria.

Askush nga ata që e shijoi peizazhin e bukur bavarez këtë javë, s’duhet të ketë asnjë dyshim mbi gatishmërinë e Vladimir Putinit për të sakrifikuar edhe më shumë jetë njerëzish, vetëmpër hir të projektit të tij megaloman./bota.al

Lajmet

Klarinetisti amerikan Jeremy Reynolds zhvilloi masterklasë me studentët e muzikës në UBT

Published

on

Klarinetisti dhe profesori amerikan Jeremy Reynolds ka zhvilluar një masterklasë me studentët e drejtimit të klarinetës në programin Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhim Muzikor në UBT.

Aktiviteti u organizua me iniciativën e profesorit Blerim Emerllahu, ndërsa u përqendrua në teknikat bashkëkohore të interpretimit në klarinetë dhe zhvillimin teknik e artistik të instrumentistëve.

Gjatë punës së drejtpërdrejtë me studentët, Reynolds prezantoi qasje të ndryshme interpretimi, duke u ndalur te pasurimi i mjeteve shprehëse, kontrolli teknik dhe zgjerimi i potencialit artistik të instrumentit në muzikën bashkëkohore.

Ai prezantoi gjithashtu Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, ku është profesor i klarinetës, duke i njoftuar studentët dhe stafin akademik të UBT-së me programet, veprimtarinë dhe mundësitë akademike e artistike të këtij institucioni.

Jeremy Reynolds është zëvendësklarinetist kryesor në Orkestrën Filarmonike të Colorado Springs dhe profesor në Lamont School of Music të Universitetit të Denverit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë karrierës së tij ka interpretuar në gjashtë kontinente si solist dhe muzikant i muzikës kamertale, ndërsa në vitin 2015 debutoi në Carnegie Hall me ansamblin Waldland.

Përvoja e tij pedagogjike përfshin institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Akademinë e Muzikës dhe Teatrit në Estoni, Akademinë e Muzikës Grieg, Akademinë e Arteve Performuese në Pragë, Universitetin Kombëtar të Seulit, Konservatorin e Versajës dhe Konservatorin e Muzikës në Sidnei.

Sipas UBT-së, organizimi i këtij masterklasi synon të krijojë mundësi bashkëpunimi me artistë dhe pedagogë ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike dhe profesionale të studentëve përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushën e muzikës./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Published

on

Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, ka deklaruar të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor iranian.

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, ka thënë Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas këtij televizioni, kërkesa për dëmshpërblim lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë disa dekada më parë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh ndaj Iranit, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite.

Në qershor, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në Islamabad mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje paqeje, përfshinte edhe një klauzolë për hartimin e një plani me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Irani gjithashtu është përballur prej dekadash me sanksione të rënda amerikane, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Babai i Endrit Azemit kërkon falje për mashtrimin: Familja nuk kishte dijeni për mbledhjen e parave

Published

on

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit, i cili dyshohet se mblodhi mbi 189 mijë euro duke pretenduar se vuante nga leukemia, ka deklaruar se familja nuk kishte dijeni për mashtrimet e të birit.

Në një deklaratë për Tëvë1, ai u ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve që kanë dhënë para për shërimin e pretenduar të djalit të tij, duke thënë se familja nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

Azemi ka shprehur dyshimin se i biri nuk mund ta ketë organizuar i vetëm këtë skemë, duke përmendur edhe përfshirjen e personave të tjerë që, sipas tij, janë shoqëruar me Endritin.

Ai ka deklaruar se paratë e mbledhura përmes platformës “GoFundMe” dhe në sheshin e qytetit ndodhen në bankë dhe se, sipas tij, Policia ka dijeni për to. Babai i të dyshuarit ka thënë gjithashtu se familja nuk ka përfituar asnjë shumë nga këto mjete.

Xhemajl Azemi ka treguar se për herë të fundit e kishte parë të birin në gjendje të dobët fizike, ndërsa më 31 të muajit ai ishte nisur për në Turqi. Sipas tij, familja kishte menduar se Endriti ishte i sëmurë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar Endrit Azemit një muaj paraburgim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Sipas dosjes së prokurorisë, i dyshuari dyshohet se përmes platformës “GoFundMe” dhe thirrjeve për ndihmë të organizuara në qytet ka mashtruar qytetarët, duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe duke përfituar 189 mijë e 208 euro e 80 centë.

Prokuroria dyshon se mashtrimi ishte organizuar për rreth dy javë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Hakeri shqiptar që vodhi 90 video nga GTA 6 dënohet me shtatë vjet burg

Published

on

Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar i përfshirë në vjedhjen e 90 videove nga loja “Grand Theft Auto VI” (GTA 6), është dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Woolwich në Londër.

Sipas vendimit, Kurtaj u lirua menjëherë, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.

Ai ishte pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$ dhe kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.

Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulme kibernetike edhe gjatë kohës kur qëndronte në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.

Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, prej nga vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, përpara publikimit të lojës. Më pas, publikoi disa prej videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner e cilësoi Kurtajn si një të ri me talent të veçantë, duke e paralajmëruar që të mos i shpërdorojë aftësitë e tij në aktivitete kriminale.

Në dhjetor të vitit 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.

Hetimet ndaj tij u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane./A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara