Aktualitet

Tre emigrantë u gjetën të pajetë, Polonia dërgon 500 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë

Varshava thotë se kjo është orkestruar nga Bjellorusia dhe Rusia.

Published

on

Polonia ka dërguar 500 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë në mënyrë që ta forcojë mbrojtjen kundër presionit në rritje të emigrantëve, që Varshava thotë se është orkestruar nga Bjellorusia dhe Rusia për të destabilizuar Bashkimin Evropian.

“Kemi të bëjmë me një aksion të mirëorganizuar të drejtuar nga Minsk dhe Moska”, tha kryeministri Mateusz Moraëiecki në një konferencë shtypi.

“Ne do të mbrojmë kufirin e Polonisë me vendosmëri të plotë”, tha Moraëiecki pas një takimi me ministrin e brendshëm dhe kreun e rojeve kufitare.

Kjo vjen pasi tre emigrantë, përfshirë një irakian, u gjetën të vdekur dje pranë kufirit me Bjellorusinë. Ata kishin vdekur nga hipotermia dhe lodhja.

Anëtarët e BE-së, Polonia dhe Lituania, të cilat janë pjesë e kufirit lindor të bllokut, po përballen me presione në rritje të emigrantëve në kufijtë e tyre me Bjellorusinë.

Ata thonë se është një “sulm hibrid” nga regjimi i presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko në Minsk që synon destabilizimin e BE-së prej 27 vendesh.

Ata thanë se Bjellorusia ka prezantuar udhëtime pa viza me disa vende të Lindjes së Mesme që kanë “potencial migrimi” për të sjellë emigrantë dhe për t’i shtyrë ata drejt Polonisë dhe Lituanisë.

Polonia dhe Lituania po ndërtojnë gardhe me tela, kanë shtuar patrullat kufitare dhe kanë vendosur një gjendje të jashtëzakonshme të përkohshme përgjatë kufijve të tyre për të ndaluar migrimin ilegal.

Aktualitet

Hapet pika e përkohshme kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Published

on

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar hapjen për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, kjo pikë do të jetë e hapur nga data 25 korrik deri më 25 shtator 2025.

“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive apo turistike”, thuhet në vendim.

Continue Reading

Aktualitet

Një person humb jetën në vendin e punës, policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Published

on

Një person ka vdekur në vendin e punës në Skenderaj, ku në këtë rast Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Sipas njoftimit policor të martën rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Gjithashtu ata thanë se është njoftuar menjëherë emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore.

“Mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, njoftoi Policia.

Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e po ashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti dhe hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve”, ka shkruar Nura.

Pak ditë më parë, dy persona vdiqën në vendin e tyre të punës  në Gjakovë duke rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.

 

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

​Ambasada Amerikane: Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka potencial të nxisë rritjen ekonomike dhe të bëhet kontribuues kyç në sigurinë globale, i nxitur nga partneritetet e forta me kompanitë amerikane.

Sipas një njoftimit, Ambasada amerikane në Kosovë u shpreh krenare që i është bashkuar Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e industrisë mbrojtëse kosovare.

“Krenar të bashkohemi MM dhe FSK-së dhe Odës Ekonomike Amerikane për diskutime të rëndësishme mbi industrinë e mbrojtjes së Kosovës. Ky sektor ka potencial jo vetëm të nxisë rritjen ekonomike, por edhe ta pozicionojë Kosovën si kontribues kyç në sigurinë globale  të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri e qëndrueshme, moderne e mbrojtjes forcon të dy kombet tona”, shkruan Ambasada në Facebook.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 deri në 19 gradë Celcius. Ndërkaq, maksimalet e ditës nga 32 deri në 37 gradë Celcius.

Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu, sipas IHK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja.

 

Continue Reading

Të kërkuara