Aktualitet

Trazirat e Kapitolit: Sa persona janë akuzuar për krime?

Më shumë 800 persona janë akuzuar për krime gjatë trazirave të Kapitolit në janar të vitit 2021.

Published

on

Timothy Hale-Cusanelli, një ish-rezervist i ushtrisë amerikane dhe simpatizant i dyshuar nazist, është burgosur për katër vjet për pjesëmarrje në trazirat e Kapitolit të janarit 2021.

Më shumë se 860 persona janë akuzuar për krime gjatë trazirave në Kapitol në janar të vitit 2021.

Pasi Trump i kërkoi turmës së tij të marshonte “në mënyrë paqësore” drejt Kapitolit, ai gjithashtu kishte bërë pretendime të pabazuara për mashtrim masiv të votuesve dhe u tha atyre “të luftojnë”.

Turma numëronte nga 2000 deri në 2500 njerëz. Ajo përmbante anëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë. Shumë prej tyre mbanin armë.

Qindra njerëz u futën me forcë në ndërtesë përmes dritareve dhe dyerve, duke mposhtur policinë e Kapitolit.

Zëvendëspresidenti Mike Pence u desh të largohej me shpejtësi dhe ligjvënësit amerikanë u fshehën ndërsa rebelët vërshuan nëpër ndërtesë, duke bërtitur kërcënime me vdekje dhe duke u futur me forcë në dhomën e Senatit.

Policisë iu deshën gati katër orë për të rivendosur rendin.

Sa i gjerë ka qenë hetimi i policisë?

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se ka ngritur hetimin më të madh policor në historinë e SHBA-së.

Policia ka lëshuar më shumë se 5,000 fletëthirrje, ka sekuestruar rreth 2,000 pajisje elektronike dhe ka shqyrtuar më shumë se 20,000 orë filmime video.

Kush është dënuar deri më tani?

Timothy Hale-Cusanelli është dënuar me katër vjet burg pasi u dënua për pesë akuza, përfshirë pengimin e një procedimi zyrtar.

Ai ishte një kontraktor i marinës amerikane dhe shërbente si rezervist i Ushtrisë Amerikane në kohën e trazirave të Kapitolit.

Prokurorët thanë se ai shpesh shprehte pikëpamje supremaciste të bardhë dhe antisemite, mbante mustaqe të stilit të Adolf Hitlerit dhe shpresonte për një luftë të dytë civile në SHBA.

Poashtu një ish-oficer policie i qytetit të Nju Jorkut, i cili sulmoi zyrtarët e zbatimit të ligjit gjatë trazirave, është dënuar me 10 vjet burg.

Thomas Webster, 56 vjeç, u dënua duke pasi u akuzua për sulmin ndaj policisë në Kapitol dhe sjellje të dhunshme dhe të çrregullta.

Guy Reffitt nga Teksasi u dënua me 87 muaj burg pasi një juri e shpalli atë fajtor për pesë akuza penale. Akuzat përfshinin transportimin dhe mbajtjen e një arme zjarri në territorin e Kapitolit, ndërhyrjen në policinë e Kapitolit dhe pengimin e një procedimi zyrtar.

Jacob Chansley, i ashtuquajturi QAnon Shaman që hyri në Kongres me një helmetë me brirë, u deklarua fajtor në gjyqin e tij dhe i njëjti tani po vuan 41 muaj.

Kush tjetër do të dalë në gjyq?

Të tjerë që do të përballen me gjyqin përfshijnë udhëheqësin e Proud Boys, Enrique Tarrio. Ai është akuzuar për komplot rebel, së bashku me katër anëtarë të tjerë të grupit.

Stewart Rhodes, themeluesi dhe udhëheqësi i Oath Keepers, është poashtu i akuzuar për komplot rebel.

Ata akuzohen se kanë tentuar të kundërshtojnë me forcë transferimin e pushtetit presidencial./UBTNews/

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara