Kulturë

Traktati i Shën Stefanit, momenti ku mori hov lëvizja kombëtare shqiptare

Published

on

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar, u zhvillua një aktivitet përkujtimor në lidhje me Traktatin e Paqes së Shën Stefanit, i cili u nënshkrua më 3 mars të vitit 1878. Ky akt jo vetëm që shënoi fundin e Luftës Ruso-Turke, por gjithashtu shpalosi pasoja të mëdha për historinë dhe fatin e shqiptarëve, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Lufta Ruso-Turke, e cila kishte shpërthyer më 24 prill 1877, pasoi një periudhë të gjatë dhe të ashpër luftimesh, duke i dhënë fund pushtetit të osmanëve në shumë rajone të Ballkanit. Trupat ruse, pas një viti betejash të gjata dhe të rënda, arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 kilometra larg Stambollit. Ky ishte momenti kur u nënshkrua traktati, i cili do të kishte një ndikim të madh jo vetëm për popujt ballkanikë, por edhe për shqiptarët.

Përmes këtij traktati, u krijua shteti bullgar, me kufij shumë të gjerë, dhe u shpallën të pavarura Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, që deri atëherë ishin principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman. Serbia, si pasojë e këtij traktati, mori një shtrirje të madhe të territorit të saj, duke e zgjeruar nga jugu, përfshirë territore të rëndësishme shqiptare si Kosova, duke e rritur sipërfaqen e saj nga 37.7 mijë km² në 52.7 mijë km². Po ashtu, Mali i Zi pati një rritje të konsiderueshme të sipërfaqes, nga 4.7 mijë km² në 15.7 mijë km².

Ndonëse këto ndryshime kufijsh kishin përfitime të dukshme për disa shtete të Ballkanit, për shqiptarët kjo marrëveshje ishte një akt i padrejtë dhe i rrezikshëm. Traktati i Shën Stefanit e paraqiste popullin shqiptar para një rreziku të madh, pasi territore të rëndësishme shqiptare kalonin në duar të shteteve të tjera. Kështu, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarësh, si Ulqini, Tivari, pjesa e sipërme e bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqeni i Shkodrës, Hoti, Gruda, Plava dhe Gucina. Po ashtu, territoret e Bullgarisë shtriheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit, duke përfshirë edhe zona të banuara nga shqiptarët.

Për shqiptarët, ky ishte një hap i rrezikshëm që rrezikonte integritetin territorial të trojeve të tyre, dhe më pas, pas këtij traktati, do të shpërthejnë kundërshtime të forta nga elita politike dhe intelektuale shqiptare. Kjo kundërshtim ishte një prej momenteve kyçe që shënuan fillimin e lëvizjes kombëtare shqiptare. Shqiptarët, të cilët kishin vuajtur për shekuj me radhë nga sundimi osman, tani u bënë të vetëdijshëm për nevojën e një ngritjeje të unifikuar, për të mbrojtur të drejtat dhe territoret e tyre.

Përfundimisht, Traktati i Shën Stefanit, ndonëse i paqartë dhe i njohur më tepër si një akt i disbalancuar për shqiptarët, shërbeu si një nxitës i lëvizjes kombëtare shqiptare. Ky traktat shpalli një fazë të re të historisë shqiptare, e cila do të çonte në ngritjen e një rezistence të fuqishme për ruajtjen e integritetit të trojeve shqiptare dhe formimin e një shteti të pavarur shqiptar në mes të Ballkanit./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Published

on

Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.

Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.

Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.

Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.

Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.

Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara