Shëndet
Trajtimi me portokall për flokë të shëndetshëm
Këshilla më e mirë është të pini lëng portokalli, të paktën një herë në ditë.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiPortokallet padyshim që janë një nga frutat të cilat ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për trupin tuaj. Ky frut jo vetëm që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar por edhe për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Vitamina C, e cila gjendet me shumicë tek portokallet, është një lëndë ushqyese thelbësore për funksione të ndryshme trupore, përfshirë këtu edhe rritjen e flokëve.
Me ndihmën e Vitaminës C në prodhimin e kolagjenit, kjo vitaminë e tretshme në ujë rrit efektet anti-plakje në lëkurën e trupit dhe të kokës. Ajo forcon fijet e flokëve dhe i mban ato fleksibël dhe me shkëlqim.
Falë formulës së saj acidike, Vitamina C mund të prishë lidhjet kimike të bojës, duke larguar kështu ngjyrën sintetike nga flokët tuaja.
Shpëlarja e flokëve me lëng portokalli gjithashtu mban nën kontroll prodhimin e vajit, zbllokon poret në skalpin e kokës, duke parandaluar puçrrat dhe formimin e zbokthit
Për të pastruar dhe zbutur flokët
Shpëlarja e flokëve me lëngun e lëkures së portokallit, është një ritual i shkëlqyer për pastrimin e tyre.
Mjafton të zieni në ujë lëkurat e portokallit dhe më pas ta lini atë të qëndrojë për gjatë natës. Kulloni lëngun dhe përdoreni pas larjes me shampo.
Dhe nëse dëshironi të krijoni një balsam, miksoni në një enë pak mjatë, qumësht dhe disa pika lëng portokalli.
Më pas me këtë përzierje lyeni flokët dhe lëkurën e kokës. Mbas pak minutash, shpëlani kokën me ujë të ftohtë, për të ruajtur lagështinë e flokëve.
Maskë për flokët
Për të krijuar një maskë flokësh me portokall, bëni mirë të ruani lëkurat e tij.
Vendosni lëkurat e portokallit në mikser dhe shtoni kos, vaj kokosi dhe lëng portokalli.
Kur masa kremoze të jetë gati, lyeni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre dhe më pas mbështillini. Lërini për 30 minuta dhe shpëlani kokën.
Konsumoni më tepër portokalle
Për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, ju duhet të përfshini portokallet në regjimin tuaj ushqimor dhe në regjimin e kujdesit për flokët.
Këshilla më e mirë është të pini lëng portokalli, të paktën një herë në ditë.
Gjithashtu ju mund të shtoni portokalle në gatime të ndryshme, për të përmirësuar shijen e ushqimit por edhe për të përfituar më tepër prej tij.
You may like
Vendi
Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital
Published
11 hours agoon
March 8, 2026By
ubtnews
Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.
Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.
Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.
Pakoja përfshin:
- Echo gjinekologjike
- PAP Test
- Strisho vaginale
- Strisho cervikale
- Vizitë mjekësore
Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.
Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.
Së bashku për shëndetin e gruas.
Caktoni termin tuaj:
📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 months agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
3 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 months agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 8 mars, nga viti 1993-1999
Koordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
Nga Kahoot te WebQuest: studentët e UBT prezantojnë zgjidhje digjitale për mësimin e anglishtes
UBT International Smart Schools shënoi 7 Marsin dhe Ditën e Shkollës me një program festiv dhe artistik
UBT mbështet Institutin për Krimet e Luftës me teknologji dhe ekspertizë për digjitalizimin e arkivës
UBT uron mësuesit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
“Nga salla e operacionit në dokumentimin e historisë” – Kirurgu Salih Krasniqi rrëfen përvojat e luftës në Podcast-in e UBT-së
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 7 mars, nga viti 1993-1999
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
