Lajmet

Trajtimi i krimeve speciale po zvarritet, IKD: Dënimet më të ashpra te krimet e luftës

Ndonëse janë ngritur shumë aktakuza prej rasteve të monitoruara, 6% janë shpallur fajtorë nga gjykatat.

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”.

Aurela Mërlaku nga IKD-ja paraqiti të dhënat e monitorimit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas saj, ndonëse janë ngritur shumë aktakuza prej rasteve të monitoruara, 6% janë shpallur fajtorë nga gjykatat. Ajo ka sqaruar se dënimet më të ashpra janë të krimet e luftës, përderisa për terrorizëm dënimi më i lartë ka qenë tri vjet burgim.

Te rastet e korrupsionit janë zgjidhur 7 nga 17 raste, duke sqaruar se pagat e prokurorëve duhet të jenë të njëjta e jo të kenë dallime.

“Gjatë vitit 2021 kemi analizuar 32 raste që kanë përfunduar me aktgjykim ku përfshihen 91 persona. Dënime me gjobë kanë përfunduar 27. PSRK ka pasur sukses në aktakuza që ka ngritur 80%. 6% janë shpallur fajtor nga gjykata. Dënimet më të ashpra janë shpallur për krimet penale të luftës. Mesatarja për krimet të luftës është 12 vjet e gjysmë. Dënimi më i ashpër për terrorizëm është me 3 vjet burgim. Sa i përket korrupsionit departamenti ka qenë i ngarkuar me 17 raste të korrupsionit ku ka arritur t’i zgjidhë 7 raste. Një prokuror special paguhet mbi 2 mijë e 800 euro që i bie mbi 700 euro më pak se një prokuror. Legjislacioni përcakton se paga e prokurorëve dhe gjyqtarëve special duhet të jetë e njëjtë”, deklaroi ai.

Kurse Ramiz Durmishi nga kjo organizatë tha se PSRK ndaj 121 personave ka ngritur aktakuzë në vitin 2021 dhe janë zgjidhur vetëm pesë raste.

“Kur jemi tek performaca në ndjekjen penale gjatë monitorimit që ka bërë IKD në prokurori ka rezultuar se PSRK ka zgjidhur më pak lëndë. Ne vitin 2021 ka zgjidhur 26%. Edhe përkundër faktit se gjatë vitit 2021 numri i prokurorëve ka qenë më pak dhe nuk ka pasur ndryshim në punën e PSRK. Në vitin 2020 PSRK ka trajtuar numër më të vogël të personave të dyshuar. PSRK ndaj 121 personave ka ngritur aktakuzë në vitin 2021. Gjatë vitit 2021, PSRK ka zgjidhur vetëm pesë raste. Ndaj 16 personave PSRK ka zgjidhur sa i përket rasteve për luftë. Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka pamundësuar kryesin e rastit për drogë”, deklaroi ai.

Lajmet nga UBT

Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master

Published

on

Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave të studimeve për nivelin Bachelor dhe Master në UBT. Ky konkurs vjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe statutin e fondacionit, duke synuar të ofrojë mundësi konkrete për zhvillim akademik dhe profesional për studentët e shkëlqyer në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Konkursi synon të mbështesë studentët e dalluar, të cilët kanë treguar rezultate të larta akademike dhe potencial për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm shkencor dhe kërkimor. Përmes bursave të ofruara, Fondacioni synon të fuqizojë kapacitetet e gjeneratës së re dhe të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional në drejtimet bashkëkohore që ofron UBT.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët për studime Bachelor duhet të bashkëngjitin:

  • Dëshmi nga shkollimi i mesëm me notë mesatare së paku 4.5;
  • Dokument që vërteton vlerësimin në vendet e para në gara të fushës së edukimit;
  • Ekstraktin e lindjes;
  • CV-në personale.

Kandidatët për studime Master duhet të bashkëngjitin:

  • Diplomën e fakultetit (origjinale ose kopje të noterizuar) me notë mesatare jo më pak se 9.0;
  • CV-në;
  • Ekstraktin e lindjes;
  • Dy rekomandime nga ekspertë të njohur të fushës.

Në të dy nivelet, komisioni përzgjedhës rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë për verifikim dhe plotësim të rastit.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes linkut të dedikuar: LINKU I APLIKIMIT ONLINE

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara — aplikacionet jo të plota nuk do të merren në shqyrtim.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, lista e studentëve përfitues do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Fondacionit “UBT Jim Xhema”.

Konkursi është i hapur nga 04 dhjetor 2025 deri më 15 dhjetor 2025, në ora 24:00.

Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 7 ditësh. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Ky konkurs paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë ambiciozë që synojnë të avancojnë arsimimin e tyre në një institucion të akredituar, modern dhe të orientuar drejt inovacionit. Fondacioni “UBT Jim Xhema” vazhdon misionin e tij për mbështetjen e talenteve të reja dhe krijimin e kushteve për zhvillim akademik cilësor në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup

Published

on

By

Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas raportimit të Nacionale, protesta do të nisë nga ora 13:00. Deri më tani, tubime të ngjashme janë organizuar në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me katër vjet burg

Published

on

By

Sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i shtetasit S.T. (49), nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas autoriteteve, ai ishte dënuar për disa vepra penale, përfshirë blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, kultivimin e bimëve narkotike si dhe posedimin e paautorizuar të armëve. Ndaj tij ishte shqiptuar dënimi prej tre vjet e 10 muaj burgim dhe një gjobë prej 4 mijë eurosh, të cilit i ishte shmangur.

Continue Reading

Lajmet

​Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Published

on

Superkompjuteri i Opta-s ka analizuar mijëra skenarë për Kupën e Botës 2026 dhe në krye të favoritëve del Spanja e Luis de la Fuentes.

Kampionët e Evropës shfaqen me një probabilitet 17 për qind për të fituar trofeun dhe modeli statistikor i vendos ata qartë përpara rivalëve.

Pas tyre vjen Franca me 14.1 për qind, e cila kërkon të shkruajë histori duke synuar finalen e tretë radhazi, një arritje që deri tani i përket vetëm Gjermanisë dhe Brazilit.

Në vendin e tretë qëndron Anglia me një shans 11.8 për qind, një ekip i fortë statistikisht por i penguar prej dekadash nga mungesa e trofeve të mëdha.

Argjentina, kampionia aktuale e botës, ka vetëm 8.7 për qind për të përsëritur suksesin e vitit 2022, megjithatë mbetet kombi jo-evropian me shanset më të mira. Ndërkohë Portugalia, me 6.6 për qind, shihet si ekipi më premtues që nuk ka fituar kurrë një Kupë Bote dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë pas triumfit në Ligën e Kombeve.

Sa i përket mikpritësve, vetëm Meksika ka një shans të matshëm me 1.3 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mbeten shumë larg garës për titull. Nga Afrika, Maroku ruan statusin e ekipit më konkurrues, me 1.1 për qind, duke u mbështetur në ecurinë historike të vitit 2022.

Superkompjuteri ka dhënë verdiktin e tij dhe nëse statistikat dalin të sakta, Spanja duhet të fillojë të përgatisë hapësirën për një trofe të ri në muzeun e saj./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara