Shëndet

Trajtimet më të mira natyrale kundër pickimit nga bletët

Simptomat Alergjike Të Pickimit Të Bletës.

Published

on

Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës. Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë.

Ju sjellim më poshtë disa metoda natyrale për trajtimin në rastet e pickimit nga bleta.

Shkaqet E Reagimit Alergjik Ndaj Pickimit Të Bletës
Alergjia nga pickimi i bletës mund të manifestohet me një skuqje dhe enjtje të zonës së thumbuar. Thumbi i bletës mund të ngelet i bllokuar në lëkurë duke shkaktuar dhembje dhe enjtje. Sipas të dhënave helmi nga ana tjetër mund të shkaktojë një reagim të ashpër të imunitetit, sidomos në herën e parë të thumbimit. Nëse dikush është alergjik nga natyra, pickimi i bletës e nxit imunitetin të prodhojë antitrupa që zakonisht kanë synimin të mbrojnë trupin nga substancat e rrezikshme. Por si kundërpërgjigje e pickimit të bletës këto antitrupa nxisin një reagim të papërshtatshëm si enjtja ose problemet me frymëmarrjen.

Simptomat Alergjike Të Pickimit Të Bletës
Simptomat alergjike të pickimit të bletës janë të gjitha në varësi të individit. Nëse ai ose ajo është alergjik/e nga natyra, atëherë simptomat mund të jenë më të ashpra. Shumica e simptomave nuk kanë nevojë për këshillim mjekësor dhe janë kryesisht të kufizuara në zonën e thumbuar.

Simptomat më të zakonshme janë :
Dhimbje dhe djegie
Skuqje dhe gufim të lëkurës
Enjtje.
Nëse reagimi alergjik është i një niveli të mesëm, atëherë enjtja zhduket brenda një periudhe prej 24-48 orësh. Nëse reagimi është ekstrem atëherë mund të përjetoni enjtje të gjuhës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, të vjella, rrahje të shpejta zemre dhe acarim të lëkurës.

Trajtimi Dhe Parandalimi
Pas pickimit të bletës hiqni thumbin e saj duke përdorur një pickatore. Heqja e thumbit kufizon sasinë e helmit të lëshuar në gjak. Nëse reagimi alergjik është i ashpër atëherë duhet të drejtoheni menjëherë në qendrën mjekësore më të afërt. Në lidhje me parandalimin, secili prej nesh duhet të sigurohet që të jetë i mbuluar nga krahët dhe këmbët, të shmangë rroba shumëngjyrëshe ose me lule që tërheqin bletët dhe të shmangë parfumet e rënda.

Metodat Natyrale Kundër Pickimit nga Bletët
Mjaltë

Për të trajtuar pickimin nga bleta mund të përdorni pak mjaltë. Udhëzohet të aplikoni pak mjaltë në zonën ku është pickuar lidheni me një fasho dhe mbajeni për një orë. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Soda e Bukës
Një masë e përgatitur me ujë dhe sodë buke do të ndihmojë menjëherë në parandalimin e enjtes së zonës së pickuar, dhimbjet dhe skuqjen e lëkurës.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në neutralizimin e thumbit të bletës. Lagni pak pambuk me uthull mollë dhe mbajeni për 15 minuta.

Pasta e dhëmbëve
Aplikoni pak pastë dhëmbësh në zonën e lëkurës ku ka pickuar bleta. Mbajeni përreth 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët./AgroWeb

Continue Reading

Vendi

Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital

Published

on

By

Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.

Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.

Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.

Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.

Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.

Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!

Së bashku për një qëllim.

Për më shumë kontaktoni në:

Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.

Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.

Continue Reading

Vendi

Kontrolli që çdo grua duhet ta bëjë: oferta speciale gjinekologjike në United Hospital

Published

on

By

Në kuadër të Muajit të Gruas, United Hospital ka prezantuar një ofertë të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke ofruar një pako gjinekologjike me çmim proporcional gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë institucion shëndetësor, kujdesi për pacientët është gjithmonë prioritet. Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron shërbime moderne diagnostikuese dhe trajtuese, të realizuara nga një ekip i përkushtuar dhe i kualifikuar mjekësh, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve gjinekologjike.

Për të inkurajuar kontrollet e rregullta dhe kujdesin ndaj shëndetit të gruas, gjatë muajit mars ofrohet një pako gjinekologjike me çmim promocional prej 50 euro, nga çmimi i rregullt prej 79 euro.

Pakoja përfshin:

  • Echo gjinekologjike
  • PAP Test
  • Strisho vaginale
  • Strisho cervikale
  • Vizitë mjekësore

Kjo pako u mundëson grave të kryejnë një kontroll të plotë gjinekologjik, i cili është shumë i rëndësishëm për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.

Nëse keni nevojë për kontroll, këshillim profesional apo trajtim të avancuar, Departamenti i Gjinekologjisë dhe Obstetrisë në United Hospital ofron kujdes të specializuar dhe profesional për shëndetin e gruas.

Së bashku për shëndetin e gruas.

Caktoni termin tuaj:

📞 038 60 70 70
📞 046 60 70 70

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë.

United Hospital – Kujdesi që ju meritoni.

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara