Lajmet

Trajtime për aknet me anë të çajit jeshil

Vaji i çajit jeshil është një nga mrekullitë e natyrës për puçrrat.

Published

on

Aknet nuk janë të dashura për askënd, por gjetja e një trajtimi për të luftuar aknet që të funksionojë mund të jetë një sfidë më vete.

Për fat të mirë, ekzistojnë mundësitë natyrore që me të vërtetë luftojnë akneve. Vaji i çajit jeshil është një nga mrekullitë e natyrës për puçrrat.

Vaj kokosit dhe çaji

Vaji i kokosit punon mirë për hidratimin e lëkurës. Kur luftoni aknet, ju duhet ta mbani lëkurën e hidratuar kështu që vaji i kokosit mund të funksionojë për këtë gjë. Kombinon 1 lugë çaji vaj kokosit dhe dy deri tre pika vaj çaji jeshil së bashku. Aplikoni në zonat e prekura dhe lëreni të për disa orë para se të lani me një pastrues.

Sode buke dhe vaj çaji jeshil

Soda e bukës mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të hidratuar. Ajo gjithashtu bën një skrab të lehtë dhe efektiv për të ndihmuar në shërimin e plagëve. Kombinoni një lugë gjelle sode buke dhe dy lugë ujë  për të bërë një paste. Shtoni dy deri tre pika të vajit të çajit jeshil. Aplikojeni në fytyrë për dy deri tre minuta dhe pastaj lani lëkurën

Aloe vera dhe vaj çaji jeshil

Efikas për trajtimin e lëkurës dhe hidratimin. Aloe vera kombinon shumë me vajin e çajit jeshil për të trajtuar aknet. Kombinoni një lugë aloe vera dhe tetë pika vaj të çajit jeshil. Aplikojeni për 30 minuta para se të shpëlani me ujë të ngrohtë.

Lajmet

​Arsenali i futet garës për objektivin e madh të Interit

Published

on

Ademola Lookman mbetet në qendër të merkatos së verës ku sipas “The Sun”, Arsenali ka ringjallur interesin për sulmuesin e Atalantës, duke u futur në garë me Interin, me të cilin bisedimet kanë ngecur.

“Topçinjtë” po kërkojnë përforcime në sulm me tipare të ndryshme nga Viktor Gyökeres, objektivi kryesor i Artetës për rolin e qendërsulmuesit.

Përveç Lookmanit, londinezët po ndjekin edhe Eberechi Eze të Crystal Palace dhe Rodrygo të Real Madridit, megjithëse afrimi i brazilianit shihet si i ndërlikuar për arsye financiare. Lookman ka impresionuar me 20 gola sezonin e kaluar, duke rritur vlerësimin në treg.

Në Bergamo, drejtuesit e Atalantës po shqyrtojnë masa disiplinore ndaj lojtarit, ndërsa drejtori ekzekutiv Luca Percassi ndodhet në Londër për çështje pune, përfshirë kërkimin e një zëvendësuesi për Retegui. Interi ndërkohë shpreson ende të sigurojë shërbimet e nigerianit, të cilin e sheh si përforcimin e vetëm që mund të bëjë diferencën menjëherë.

Continue Reading

Bota

​Çmimet e naftës mbesin nën 67 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës mbetën nën 67 dollarë në tregjet ndërkombëtare duke balancuar midis shenjave të kërkesës së fortë në SHBA dhe spekulimeve të investitorëve se lehtësimi i tensioneve në marrëdhëniet ruso-amerikane mund të largonte kërcënimin për furnizimet ruse me naftë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte pothuajse i njëjtë me mbylljen e djeshme të tregtimit dhe arriti në 66.77 dollarë. Nuk pati ndryshime të rëndësishme as në tregun amerikan, ku një fuçi u tregtua me 64.26 dollarë.

Tregjet u tronditën të mërkurën nga lajmi se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, sipas një zyrtari të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht takimit të njoftuar midis Trump dhe Putin, SHBA-të kanë vazhduar të përgatisin sanksione dytësore, paralajmëroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ato mund të vendosen edhe ndaj Kinës.

Rusia është eksportuesi më i madh i naftës në botë pas SHBA-së dhe furnizuesi kryesor i Indisë.

Kina importoi 11 për qind më shumë naftë në korrik sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi administrata doganore në një raport paraprak.

Burimi i furnizimit nuk dihet, pasi të dhënat e plota tregtare nuk do të publikohen deri më 20 gusht.

Continue Reading

Aktualitet

Një serb arratiset nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, pezullohen 4 zyrtarë

Published

on

Qendra e Paraburgimit Mitrovicë e Veriut ka njoftuar se dje rreth orës 15:45 një person është arratisur, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues në lidhje me rastin.

Policia e Kosovës ka marrë menjëherë masa duke ngritur pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit dhe duke kontrolluar fizikisht zonën për rreth qendrës së paraburgimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ende është në kërkim të personit Gjorgje Radomiroviq (34) nga Novi Pazari i Serbisë, i dënuar për vrasje, ndërsa ka angazhuar edhe njësi të specializuara, njësia Policore me qen- K9.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse hasin personin në foto të raportojnë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt.

I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e gjysmë burg nga të cilat i kishin mbetur edhe tri vjet e shtatë muaj. Ai në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri në përfundimin e hetimeve, drejtori i institucionit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues mbeten të pezulluar nga detyra.

Continue Reading

Bota

​Trump: Asnjë takim me Putin nëse ai nuk pranon të ulet me Zelensky

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump do të pranojë një takim me Vladimir Putin vetëm nëse presidenti rus pranon të flasë me Volodymyr Zelensky, raporton gazeta New York Post, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Putin duhet të pranojë të takohet me Zelensky që takimi të zhvillohet”, tha zyrtari i paidentifikuar.

Ai shtoi se vendi nuk është përcaktuar ende por Kremlini konfirmoi se takimi Trump-Putin do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend të mundshëm, por ai minimizoi shanset e një takimi me Zelensky, duke thënë se takimi mund të zhvillohet vetëm “kur të krijohen kushte të caktuara”.

“Nuk kam asgjë kundër në parim, është e mundur, por kushtet duhet të krijohen. Fatkeqësisht, ne jemi ende larg kësaj”, tha Putin për mediat në Kremlin.

Continue Reading

Të kërkuara