Sport

Trajneri portugez drejt rikthimit në Premier Ligë

Në anën tjetër, Nunos po i pëlqen ideja e rikthimit te Wolves.

Published

on

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze, Wolverhampton është shumë afër që të bëhet me trajner të ri.

Pas shkarkimit të Bruno Lage, Wolves dëshironte që ta zëvendësonte atë me Julen Lopetegui, por që ky i fundit refuzoi ta merrte drejtimin e skuadrës angleze.

Tani bëhet e ditur që Wolves gjendet në bisedime të avancuara që ta rikthejë trajnerin Nuno Espirito Santo.

Marrëveshja ende nuk është e kompletuar, pasi që ka edhe kandidatë të tjerë për postin e trajnerit, por bisedimet janë duke vazhduar me Nunon, raporton “The AthleticUK”.

Në anën tjetër, Nunos po i pëlqen ideja e rikthimit te Wolves, por ende janë duke diskutuar për projektin e klubit anglez.

Sport

Zvicra pa Granit Xhakën në dy miqësoret e marsit

Published

on

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e ekipit në miqësoret e muajit mars kundër Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut.

Sipas mediave zvicerane, mesfushori 32-vjeçar ka marrë leje nga përzgjedhësi Murat Yakin, pasi së shpejti pritet të bëhet baba për herë të tretë. Kjo do të jetë hera e parë pas më shumë se tre vitesh që Xhaka nuk do të jetë në dispozicion të përfaqësueses së tij, përveç rasteve të detyruara nga lëndimet apo pezullimet.

Zvicra do të grumbullohet më 17 mars, ndërsa ndeshjet miqësore janë të planifikuara më 21 mars kundër Irlandës së Veriut dhe më 25 mars ndaj Luksemburgut.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, pushimi i akorduar për Xhakën është një vendim i kuptueshëm, pasi ai ka luajtur një numër të madh ndeshjesh këtë sezon. “Pushimi do t’i bëjë mirë lojtarit që mban rekordin për paraqitje te Zvicra, pasi ai ka luajtur 39 ndeshje që nga mesi i gushtit, shumicën e tyre për 90 minuta”, shkruan gazeta.

E vetmja ndeshje që Xhaka ka humbur gjatë kësaj periudhe ka qenë ajo kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, për shkak të një pezullimi. Ndërkohë, hera e fundit që ai nuk ishte në listën e Zvicrës për arsye personale apo lëndimi daton në vjeshtën e vitit 2021, kur kishte pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit.

Deri më tani, Xhaka ka regjistruar 135 paraqitje me kombëtaren zvicerane, duke shënuar 14 gola. Ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe një figurë kyçe edhe te Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën po kalon një sezon të shkëlqyer në Bundesligën gjermane.

Pavarësisht mungesës së tij në miqësoret e marsit, Xhaka pritet të jetë plotësisht i gatshëm për Kampionatin Evropian 2025, ku Zvicra synon të bëjë një paraqitje dinjitoze./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Empoli i bëri ofertë marramendëse, por Ardian Ismajli ende i pavendosur për të ardhmen

Published

on

E ardhmja e mesfushorit nga Kosova Ardian Ismajlit nuk është vendosur akoma.

Edhe pse lojtari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, drejtuesit e skuadrës nuk kanë humbur shpresën për arritjen e një marrëveshejeje të re.

“Ismajlit i kemi bërë një ofertë, ai ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar. Është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por duhet të bëjë diçka të tillë duke menduar se Empoli e konsideron një lojtar të madh dhe se duam që të qëndrojë me ne. Sigurisht oferta jonë ka qenë në linjë me mundësitë tona ekonomike. Sido qoftë përgjigja e tij ne e rrespektojmë pasi e dimë që kemi të bëjmë një profesiosnit të vërtetë, i cili këtë sezon ka dhënë gjithçka për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi. /UBT News/

Continue Reading

Sport

Paraqitjet e legjionarëve, shkëlqejnë Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti

Published

on

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të spikatin me paraqitje të shkëlqyera nëpër kampionatet europiane, duke kontribuar me gola, asiste dhe paraqitje të shënuara me nota të larta nga specialistët.

Një nga më të dalluarit këtë fundjavë ishte Arbër Hoxha, sulmuesi i Kombëtares, i cili shkëlqeu në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Šibenik, që përfundoi me rezultatin 3-0. Hoxha u aktivizua në pjesën e dytë, ku shënoi një gol dhe dha një asist, duke luajtur një rol kyç në sigurimin e fitores për ekipin e tij. Për paraqitjen e tij të shkëlqyer, ai mori notën 8.2 nga sajtet e specializuara për statistika si Sofascore.

Po ashtu, Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare, vazhdon të paraqitet në nivele të larta te ekipi i Atalantas. Ai dha një asist të bukur në fitoren 0-5 të skuadrës së tij ndaj Veronës, ku në minutën e 25-të shërbeu perfekt për Reteguin, i cili realizoi golin e dytë të takimit.

Edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares shqiptare patën minuta të vlefshme në fushë gjatë ndeshjeve të fundjavës. Mes të tjerëve, Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Rey Manaj ishin titullarë dhe dhanë kontributin e tyre për skuadrat respektive.

Paraqitjet e këtyre futbollistëve vazhdojnë të dëshmojnë nivelin e lartë të talenteve shqiptare që luajnë në ligat europiane./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Topi i ri i Championsit që do të përdoret për fazat me eliminim direkt

Published

on

Mynihu, qyteti që do të presë finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, ka inspiruar dizajnin e topit të ri Adidas Pro Ball Munich. Ky top, i cili do të përdoret në fazën me eliminim direkt të garës më të lartë të futbollit europian për klube, sjell një përzierje të elegancës dhe historisë së qytetit të Mynihut.

Dizajni i topit nderon statusin e Mynihut si portë hyrëse në Alpet bavareze. Ai bashkon “yjet” e Ligës së Kampionëve, të cilët janë të përfshirë në ngjyrë të bardhë, me gjashtëkëndorë në ngjyrë jeshile dhe bakri. Këto ngjyra janë një homazh për çatitë dhe pallatet tipike të qytetit të Mynihut.

Përveç estetikës, ky top i ri vjen me një sërë inovacionesh teknologjike. Adidas ka përdorur poliestër të ricikluar dhe bojë me bazë uji, ndërkohë që topat për vitin 2024/25 janë prodhuar me më shumë substanca me origjinë biologjike krahasuar me topat e mëparshëm. Çdo shtresë përfshin materiale si fibra misri, shkop sheqeri, pastë druri dhe gomë, pa ndikuar negativisht në performancë.

Një tjetër element i veçantë i këtij topi është partneriteti i Adidas me Common Goal. Ky bashkëpunim ka mundësuar që 1% e shitjeve neto globale të topave, duke përfshirë këtë version të fundit, të kontribuoni në iniciativat që favorizojnë një ndryshim social të qëndrueshëm në komunitetet më të paushqyera. Kjo ka si qëllim krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më përfshirëse përmes futbollit./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara