Magazinë

Tom Cruise merr “goditjen’ më të madhe në të gjithë karrierën e tij

Published

on

Të dy filmat ishin përballur edhe në vitin 2002. Tom Cruise pësoi një humbje të papritur në arkë, pasi filmi më i ri “Mission: Impossible – The Final Reckoning” u la pas nga ribërja e filmit për fëmijë “Lilo & Stitch” gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit.

Ribërja e Disney-t fitoi 145.5 milionë dollarë (afërsisht 134 milionë euro) në SHBA dhe 158.7 milionë (afërsisht 146 milionë euro), duke kaluar filmin e Cruise, i cili grumbulloi 77 milionë (afërsisht 70.8 milionë euro) në SHBA dhe 127 milionë (afërsisht 116.8 milionë euro) jashtë saj.

Të dy filmat ishin përballur edhe më 2002, kur “Minority Report” me Cruise mposhti versionin e animuar të “Lilo & Stitch” për vetëm pak mijëra dollarë.

Megjithëse filmi i Cruise u vlerësua më shumë nga kritikët (80% në Rotten Tomatoes kundrejt 69% për Lilo & Stitch), suksesi komercial i këtij të fundit konfirmoi fuqinë e familjarëve në kinema.

Filma tjerë në krye të listës përfshijnë “Final Destination: Bloodlines”, “Thunderbolts” nga Marvel dhe dramën vampirike “Sinners”.

Ekspertët parashikojnë që vera 2025 do të sjellë një kthesë të fortë për industrinë kinematografike, me më shumë rikthim të publikut në sallat e kinemasë.

Rikujtojmë se Tom Cruise e aktorja kubane Ana de Armas janë parë sërish së bashku në Londër, duke nxitur spekulime mbi një lidhje të mundshme mes tyre.

Dyshja u fotografua duke zbritur nga një helikopter në heliportin e Battersea më 14 mars, të veshur me rroba të thjeshta dhe të buzëqeshur.

Kjo është dalja e tyre e dytë publike brenda një muaji, pasi më parë u panë duke darkuar në një restorant në Soho, Londër, më 13 shkurt, në prag të Shën Valentinit.

Magazinë

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Published

on

Continue Reading

Kulturë

​“New Generation” në Festivalin Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj

Published

on

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj në koncertin “New Generation”, nën kujdesin artistik të tenorit të njohur Ramón Vargas dhe me pianisten Jess Rucinski, disa të rinjtë talentuar nga mbarë bota sollën një mbrëmje të mrekullueshme operistike në Prishtinë.

Programi përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Rossini, Donizetti, Mozart, Bellini, Gounod, Verdi dhe Kálmán. Artistët e rinj interpretuan arie dhe duete të njohura nga opera si Gianni Schicchi, Il Barbiere di Siviglia, L’elisir d’amore, Roméo et Juliette, Le nozze di Figaro, La Traviata dhe Norma.

Ky koncert ishte një dëshmi e fuqishme e potencialit të brezit të ri të këngëtarëve operistikë, të cilët po marrin përkrahje përmes këtij festivali ndërkombëtar që promovon talentin dhe artin në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Beyonce mblodhi grupin legjendar “Destiny’s Child” për një performancë lamtumire si pjesë e turneut

Published

on

Beyonce e përfundoi turneun e saj “Cowboy Carter” me një koncert spektakolar në Las Vegas dhe e shfrytëzoi performancën lamtumirëse për të mbledhur një numër të madh të ftuarish surprizë.

Ajo ribashkoi grupin legjendar “Destiny’s Child” për kënaqësinë e një publiku të madh në koncert.

Gjatë koncertit në Allegiant, Michelle Williams dhe Kelly Rowland iu bashkuan Beyonce për të performuar një përzierje të hiteve siç konfirmohet nga videot nga rrjetet sociale. Në një nga videot, mund të shihni se si treshja, u ngjit në skenë dhe e filloi performancën me “Lose my Breath” para një publiku entuziast.

Rowland dhe Williams e ndihmuan Beyonce-n të interpretonte këngën e saj “Energy” nga albumi i saj ‘Renaissance’, gjatë së cilës ata performuan “mute challenge”-in e njohur.

Ata e përfunduan ribashkimin me hitin e tyre të vitit 2001 “Bootylicious”.

Ky ishte ribashkimi i parë i “Destiny’s Child” në skenë që nga performanca e Beyonce në ‘Coachella’ në vitin 2018.

Continue Reading

Magazinë

Skandal për Sydney Sweeney: Përballet me akuza për përfshirje në propagandë naziste

Published

on

Fushata e re reklamuese e Sydney Sweeney ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë njerëz në mediat sociale që akuzojnë aktoren dhe kompaninë për promovimin e “propagandës naziste” dhe “aluzioneve raciste”.

Fushata titullohet “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”. Loja me fjalët gjene dhe xhinse është fokusi kryesor i fushatës, por kjo qasje ka shkaktuar një valë zemërimi. Në njërën nga reklamat, 27-vjeçarja shihet e veshur tërësisht me xhinse ndërsa ecën drejt një billboardi gjigant me foton e saj.

Atje, ajo fshin fjalën Gjene me bojë të bardhë dhe e zëvendëson atë me Xhinse. Në një video tjetër, shihet duke i mbyllur xhinset, ndërsa një zë shpjegon se si gjenet ndikojnë në tipare të tilla si ngjyra e flokëve, personaliteti dhe ngjyra e syve.

Sydney, e cila ka sy blu, më në fund shikon në kamera dhe thotë: “Xhinset/gjenet e mia janë blu”. Nuk është e qartë se cilën nga dy fjalët po përdor, pasi shqiptohen njësoj.

Kjo shprehje u pa si problematike nga shumë në TikTok, të cilët argumentuan se fushata nënkuptonte që tiparet gjenetike si flokët bjonde dhe sytë blu konsideroheshin superiore ndaj të tjerëve, një motiv që historikisht është shoqëruar me ideologjinë e supremacisë racore.

Continue Reading

Të kërkuara