Kulturë

Tom Cruise kërcënohet me jetë, aktori detyrohet të punësojë një ekip sigurie

Kjo për shkak të një ish-punonjësi.

Published

on

Aktori i njohur Tom Cruise së fundmi ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës.

Ylli i filmave dhe regjisori i “Mission: Impossible” morën shërbime të ekipit të sigurisë pasi një producent u largua nga ekipi gjë që çoi në ‘protesta të zemëruara’ dhe frikë për hakmarrje të mëtejshme.

Një burim brenda ekipit të filmit tha se: Tom dhe Chris janë ende duke punuar në “Mission: Impossible 8”, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të ekuipazhit dhe tani është rasti të mos rrezikojnë. Po rrezikohet jeta e Tom dhe Chris edhe prapa kamerave”.

Sipas mediumit, punonjësi ishte caktuar të gjente lokacione xhirimesh për skenat duke përfshirë një që përshkruan një përplasje treni por planet e tij nuk u vunë në lëvizje në film.

Një burim tjetër tha se: Aktori krysor i “Top Gun: Maverick” është mësuar të ketë ekipe sigurie rreth tij shumicën e kohës për shkak të famës së tij, por për Chris është një gjë shumë e re”.

Punonjësi që u largua ka nisur një proces gjyqësor ndaj Cruise, McQuarrie dhe Paramount Studios dhe ka akuzuar oligarkët rusë që financonin punën e aktorit dhe një hetim të lidhur të FBI ndaj Paramount mbi financimin. Burimi vuri në dukje se ndërsa gjithçka është duke shkuar keq ata që janë përfshirë në filma janë të sigurt se gjithçka është plotësisht në rregull, ai është thjesht një ish-anëtar i inatosur i stafit.

McQuarrie ndërkaq ka punuar gjerësisht me Cruise, duke drejtuar filmat e tij përfshirë “Jack Reacher” të vitit 2012, “Mission: Impossible-Rogue Nation” të 2015 dhe “Mission: Impossible-Fallout” 2018. Ata aktualisht janë duke punuar në serinë e filmave me dy pjesë “Mission: Impossible-Dead Reckoning”, i cili do të shfaqet në kinema në 2023 dhe 2024.

Rikujtojmë gjithashtu se Cruise do të bashkëpunojë me regjisorin Doug Lyman për një projekt të ri në hapësirë. 60-vjeçari filloi përgatitjen e projektit pak para pandemisë. Sipas mediave amerikane, ai dhe regjisori kontaktuan me ‘Universal Filmed Entertainment Group’ (UFEG) për të paraqitur idenë e tyre për një raketë që do ta dërgonte aktorin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës./TopChannel/

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara