Kulturë

Tom Brady flet për fëmijët, pas divorcit me Gisele Bündchen

Brady tha se ai u thotë fëmijëve të tij se ata thjesht duhet të bëjnë më të mirën që mund të bëjnë.

Published

on

Tom Brady u tha tre fëmijëve të tij se është e rëndësishme të dështojnë në jetë, sepse kjo do t’u tregojë atyre se sa të fortë mund të jenë.

“Unë nuk dua që fëmijëve të mi të i’u shkojë [jeta] ashtu siç duhet gjatë gjithë kohës”, tha Brady, 45 vjeç, në podkastin “Let’s Go!”.

“Unë u thashë atyre këtë mëngjes. Unë thashë: Unë dua që ju djema të dështoni sepse dua të shoh se nga çfarë keni krijuar nëse dështoni dhe kur dështoni”.

Ai shtoi, “jeta nuk do të jetë thjesht një udhëtim i qetë. Kështu që ne duhet të zhvillojmë durimin”.

“Në jetë, ju provoni shumë gjëra dhe dështoni. Është pjesë e jetës. Ne i provojmë gjërat, ne vërtet e shtyjmë veten të provojmë … diçka të re dhe nuk shkon ashtu siç duam”, tha ai.

“Pra çfarë bëni ju? A ju intereson më pak? Ju intereson më shumë? Apo e merrni atë përvojë si ajo që ishte dhe përpiqeni të mësoni prej saj dhe të rriteni prej saj dhe të gjeni qëndrueshmërinë që të gjithë duam t’u mësojmë fëmijëve tanë?”

Dhe kur u pyet nëse qendërmbrojtësi mendon se fëmijët e tij kanë frikë të dështojnë, ai tha se mendon se është e vështirë për këdo që të përballet me dështimin.

“Unë mendoj se natyrisht, është e vështirë për të gjithë në shoqërinë tonë të ndihen sikur mund të dështojnë ose mund të thon gjënë e gabuar”, tha ai. “Ka pasoja të rënda edhe nëse pranoni se keni dështuar”.

Ai shtoi se në fund të fundit, jeta nuk është të fitosh një lojë apo një Super Bowl: ka të bëjë me marrëdhëniet.

“Jeta ime është shumë e pasur për shkak të njerëzve të mrekullueshëm që kam pasur në jetën time, të cilët më kanë mbështetur për të më ndihmuar të arrij ëndrrat e mia në shumë mënyra pa pushim”.

“Tani i kam këta fëmijë të mrekullueshëm nga të cilët duhet të mësoj dhe të përpiqem të jem thjesht një prind i mirë dhe të jem i pranishëm për ta dhe të jem një shembull dhe model i mirë”.

Brady tha se ai u thotë fëmijëve të tij se ata thjesht duhet të bëjnë më të mirën që mund të bëjnë.

Brady dhe Bündchen, 42 vjeç, ndajnë kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tyre pas finalizimit të divorcit në tetor 2022. Ata ishin të martuar për 13 vjet, pasi u martuan në vitin 2009.

Bündchen dyshohet se vendosi t’i jepte fund martesës me atletin kur ai vendosi të kthehej në karrierën e tij NFL — pasi fillimisht njoftoi se po tërhiqej nga sporti./UBTNews/

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara