Shëndeti

Tiroidja – Ushqimet ku mund ta gjeni vitaminën B12

Hipotiroidizmi pengon përthithjen e vitaminës B12 dhe shkakton mungesë serioze të kësaj vitamine në trup.

Published

on

Mirëqenia e trupit dhe organizmit është në pjesën më të madhe në varësi të ushqyesve të cilët konsumojmë.

Nivelet e energjisë dhe metabolizmi janë kryesisht treguesit më të fortë të mirëqenies.

Për të garantuar këtë të fundit, duhet të tregoni kujdes dhe vëmendje me shëndetin e tiroides dhe vitaminën B12.

Hipotiroidizmi pengon përthithjen e vitaminës B12 dhe shkakton mungesë serioze të kësaj vitamine në trup.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo gjë përkeqëson problemet me tiroiden dhe shteron energjitë.

Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides.

Simptomat dhe problemet që shkakton mungesa e vitaminës B12

Doza ditore e vitaminës B12 për adoleshentët dhe të rriturit është 2.4 mikrogramë.

Megjithatë, kjo sasi luan një rol thelbësor për proceset qelizore dhe metabolizmin.

Vitamina B12 është e domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, sintetizimin e ADN-së, funksionet nervore, sintetizimin e acideve yndyrore dhe transformimin e proteinës.

Vitamina B12 gjendet natyralisht tek disa ushqime.

Ajo vjen bashkëlidhur me disa proteina, por kur futet në organizëm ndahet prej tyre dhe arrin në zorrë, mëlçi, palcën kurrizore dhe qeliza.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, mëlçia është organi që ruan 90 përqind të dozës së vitaminës B12.

Problemet me këtë vitaminë kanë të bëjnë ose me mungesën e burimeve ushqimore ose paaftësinë e trupit për ta përthithur atë.

Simptomat e mungesës së vitaminës B12 përfshijnë : lodhjen, konstipacionin, humbjen e oreksit, mpirjen e duarve dhe këmbëve, probleme me kujtesën, depresion etj.

Kush janë njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës B12

Njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e kësaj vitamine janë:

Të moshuarit, për shkak të mungesës së acidit hidroklorik në stomak.

Vegjetarianët dhe veganët të cilët konsumojnë më pak ushqime të pasura me vitaminë B12.

Njerëzit me probleme me zorrët, stomakun dhe ata që pijnë shumë alkol.

Hipotiroidizmi pengon aftësinë e organizmit për të përthithur vitaminën B12.

Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi duhet të konsumojnë më shumë nga kjo vitaminë.

Prania e saj përmirëson humorin, kujtesën dhe gjallërinë fizike.

Burimet ushqimore të vitaminës B12

Burimet më të pasura të vitaminës B12 janë mishi, produktet e detit, vezët, kosi dhe produktet e bulmetit.

Përveç këtyre ushqimeve, njerëzit, sidomos të moshuarit, mund të shfrytëzojë edhe suplementët të cilët përthithen mirë.

Ndonëse vitamina B12 është thelbësore për shëndetin e tiroides, njerëzit nuk duhet të anashkalojnë jodin dhe selenium.

Ushqimet me vitaminë B12
  • Sardelet
  • Salmoni i egër
  • Drithërat e plota
  • Qumështi
  • Kosi
  • Djathi i bardhë
  • Vezët

Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës./AgroWeb.org

Shëndeti

Sporti ndihmon edhe në përmirësimin e shikimit

Published

on

Sporti është një ndër aktivitetet më të vlefshme, si për t’u mbajtur në formë, por dhe për të parandaluar plakjen. Nga aktiviteti përfiton i gjithë organizim, duke përfshirë organe si zemra, aparati kardiovaskular dhe respirator, muskujt dhe artikulacionet.

Por, sipas një studimi të udhëhequr nga dy kërkues italianë të universitetit të Pizës, ka marrë nën shqyrtim ndikimin e sportit në sistemin viziv, duke analizuar fenomenin e rivalitetit biokular, ose thënë ndryshe, performancën e sinjaleve të ndryshme që vijnë përmes të dy syve.

“Kemi testuar efektet e fashimit të njërit nga sytë, për dy orë tek 20 persona të rritur në kushte të ndryshme. Një pjesë e njerëzve që morën pjesë në eksperiment qëndronin ulur për të dyja orët e fashimit, ndërsa të tjerët ishin vendosur në një pistë-biçikletë”, tregojnë studiuesit.

Shkenctarët vunë re se përgjigja e sistemi viziv tek njerëzit që ishin duke bërë aktivitet fizik, ishte më e mirë se tek ata që qëndronin ulur.

Rezualtatet e këtij studimi të botuara në revistën “Current Biology”, ka rëndësi të madhe për kërkimet klinike në lidhje me patologji të përhapura dhe të pashërueshme të syve, një ndër to i njohur si “syri dembel”.

Continue Reading

Shëndeti

Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

Published

on

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, e përbërje të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze.

Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Benefitet e karafilit

Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne.

Anti-inflamator – Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Tretës – Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Kundra erës së keqe së gojës – Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Antioksidant – Një tjetër benefit është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh –  Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta, shkruan living.al.

Dhimbje koke – Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji është mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës e për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak – Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik – Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimin – Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella – Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit?

Përbërësit:

3-4 kokrra karafil

1 gotë ujë

Përgatitja:

Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni kokrrat e karafilit e vendoseni të ziejë. Mbuloni me kapak e fikni zjarrin. E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

Continue Reading

Shëndeti

Studimi: Pijet me sheqer ndikojnë në shëndetin mendor

Published

on

Një raport nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard ka ngritur shqetësime lidhur me konsumin e pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri – si pijet e gazuara, lëngjet industriale të frutave dhe pijet energjike.

Personat që konsumojnë këto produkte shpesh, shfaqin më shumë simptoma të depresionit dhe ankthit, veçanërisht adoleshentët dhe të rinjtë deri 30 vjeç.

Sheqeri i tepërt ndikon në balancën e neurotransmetuesve në tru dhe në nivelet e energjisë, duke shkaktuar luhatje të humorit dhe probleme emocionale. Specialistët rekomandojnë zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çajra bimorë apo smoothie natyralë, si mënyrë për të ruajtur jo vetëm formën fizike, por edhe mirëqenien mendore.

Studiuesit po ashtu paralajmërojnë se konsumimi i sheqerit në nivele të larta mund të krijojë cikël varësie ku sa më shumë të konsumoni, aq më shumë trupi dhe truri kërkojnë.

Kjo çon në luhatje të shpeshta të nivelit të sheqerit në gjak, çka ndikon negativisht në stabilitetin emocional.

Shumë vende diskutojnë vendosjen e taksave shtesë për pijet me sheqer, për të frenuar konsumin dhe rritur ndërgjegjësimin për pasojat që ato sjellin.

Siç duket, shëndeti mendor nuk varet vetëm nga mendimet, por edhe nga ajo që vendosim në gotë.

Continue Reading

Shëndeti

Shëndeti i dhëmbëve mund të ndikohet nga problemet e zemrës

Published

on

Studimet kanë zbuluar një lidhje të befasishme mes shëndetit të dhëmbëve dhe shëndetit të zemrës.

Studiuesit sugjerojnë se personat që vuajnë nga probleme të shëndetit oral, si gingiviti (inflamacion i mishrave të dhëmbëve) ose humbja e dhëmbëve, mund të kenë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Ky zbulim ka nxitur një rishikim të rëndësishëm të lidhjes ndërmjet shëndetit oral dhe atij kardiovaskular.

Infeksioni në mishrat e dhëmbëve mund të çojë në përgjigje inflamatorie të trupit, që ndikon negativisht në enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Një nga teoritë që shpjegon këtë është se bakteret që shkaktojnë infeksione në gojë mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion në trup, përfshirë edhe në arterie.

Ky inflamacion mund të kontribuojë në ngushtimin e enëve të gjakut, duke e bërë zemrën më të mundshme për të zhvilluar sëmundje të tilla si ateroskleroza, gjendje që ndikon në furnizimin me gjak të trupit. Kjo e bën të rëndësishme kujdesin e rregullt për shëndetin oral si masë parandalimi për problemet kardiovaskulare.

Sudimi ka nxitur kërkesa për mbikëqyrje më të ngushtë të shëndetit oral dhe kardiovaskular në pacientët që kanë histori të problemeve të dhëmbëve. Specialistët sugjerojnë se  kontrolli i rregullt i dhëmbëve dhe higjiena e mirë orale mund të ndihmojnë në parandalimin e këtyre komplikacioneve dhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Rregulli i thjeshtë i pastrimit të dhëmbëve dy herë në ditë, përdorimi i perit dentar e vizitat e rregullta te dentisti kanë ndikim të madh në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Continue Reading

Të kërkuara