Lajmet

Tiranë: Digjet shtëpia, shpëton vetëm Kurani

Një zjarrfikës e gjeti mes bibliotekës së djegur vetëm librin e Kuranit që nuk ishte përfshirë nga flakët.

Published

on

Një rast si në filma ka ndodhur në një shtëpi të shkrumbuar nga zjarri në Tiranë. Zjarrfikësi Alban Barlika ka gjetur mes bibliotekës së djegur vetëm librin e Kuranit që nuk ishte përfshirë nga flakët.


Në një intervistë me Abc News, ai ka treguar momentin kur e gjeti Kuranin, i cili ndryshe nga çdo objekt i shtëpisë kishte shpëtuar pa u prekur nga zjarri.

Barlika theksoi se kjo është një mrekulli që ka ndodhur nga Zoti, dhe jo vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera në Tiranë.

“Shtëpia e gjitha e shkrumbuar, madje edhe biblioteka me të gjithë librat e tjerë, përveç Kuranit. Unë jam edhe besimtar vetë, edhe i disa gjëra, por diçka është e sigurt se Zoti thotë që ‘Atë që e kam zbritur unë, e mbroj unë dhe çdo gjë që them bëhet’. Kështu që nuk është e madhe për t’u habitur, por ne habitemi me këta që mundohen ta djegin”, tha ai.

“Është thjesht një letër si gjithë të tjerat, por thjesht është fjala e Zotit, nuk është se ka ndonjë ndryshim që është materiali kundra zjarrit, ose është metal, ose është diçka e tillë. Nuk ka fare lidhje kjo pjesë, është si gjithë librat e tjerë”.

“Ai ndodhej mes librash, të gjithë ishin djegur, ndërsa ky jo. Ishte ngjyra e kuqe që dukej i padjegur. Ka ndodhur në disa raste këtu në Tiranë, por që nuk janë bërë virale. Madje, kemi edhe një rast tjetër që nuk kam qene vetë prezent, por që është e sigurt që aty gjithë libraria dhe komplet shtëpia është djegur, vetëm Kurani jo”.

“Të bjeri në sy diçka si kjo është diçka shumë pozitive. Unë kam edhe një shok të një feje tjetër, një koleg dhe realisht ai ka para të njëjtën gjë diku tjetër dhe ma ka nisur me foto për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Barlika.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara